Këshilli Bashkiak i Tiranës u thirr sot në një mbledhje vendimtare për të shqyrtuar propozimin për shkarkimin e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj. Diskutimi zhvillohet në bazë të nenit 62 të ligjit “Për Vetëqeverisjen Vendore”, që parashikon shkarkimin e një kryebashkiaku kur ai mungon në detyrë për më shumë se tre muaj.
Sipas këshilltarëve socialistë, Veliaj nuk e ka ushtruar funksionin e tij prej 10 shkurtit, datë kur u arrestua, duke lënë Tiranën pa një drejtues të zgjedhur. Për këtë arsye, ata kërkojnë që procedura e shkarkimit të ndiqet pa vonesë.
Në orën 10:00 u mblodh fillimisht komisioni i çështjeve ligjore dhe drejtësisë sociale, i cili vendosi që Veliaj të mos jetë i pranishëm në sallën e mbledhjes. Ky vendim pritet të pasojë me votimin e anëtarëve të këshillit, nga të cilët pritet të shihet nëse do të ndjekin urdhrin politik të Partisë Socialiste apo do të shfaqin rezerva për shkarkimin e një prej figurave më të afërta të tyre.
Nëse procedura kalon me shumicë votash, vendimi i Këshillit Bashkiak shkon për miratim në Këshillin e Ministrave dhe më pas tek Presidenti i Republikës, i cili është i detyruar të shpallë zgjedhjet e parakohshme brenda 45 ditësh.
Nga ana tjetër, Veliaj ka të drejtë të ankohet në Gjykatën Kushtetuese, çka do të pezullonte përkohësisht hyrjen në fuqi të vendimit deri në një vendim përfundimtar.
Me ne hall se Velia, me ne siklet se qeveria, eshte lukunia mediatike Merobazeria / e mesuar te majmet ne dy prehrat e pushtetit, tani mba frymen nga frika prishjes "unitetit" / Velia do plase me "unitet" kjo goje nuk mbulohet, Rama e Ballukeria prej tij do degjenerohet /