Këshilltarët socialistë që nuk votuan shkarkimin e Veliajt: Po shkelet ligji

23 Shtator 2025, 17:45Politika TEMA
Këshilltarët socialistë që nuk votuan shkarkimin e Veliajt:

Shkarkimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka gjetur kundërshtimin e disa këshilltarëve socialistë por dhe nga opozita.

Katër këshilltarë socialistë nuk votuan shkarkimin e kryebashkiakut Veliajt.

Këshilltarët socialistë Alfred Muharremi dhe Aldo Merkoci nuk votuan, ndërsa , Joleza Koka dhe Gaz Paja nuk morën pjesë fare në këshill. Ndërsa këshilltari i djathtë Fabian Topollaj, votoi kundër vendimit.

Në fjalën e tij, këshilltari socialist Alfred Muharremi vlerësoi punën e Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, ndërsa Aldo Merkoci u shpreh më ashpër, duke theksuar se me këtë procedurë po cenohet autonomia vendore dhe po tjetërsohet vullneti i qytetarëve.

Edhe këshilltari i djathtë Fabian Topollaj e cilësoi nismën si një shkelje të plotë, duke kujtuar se nuk është Këshilli Bashkiak ai që shkarkon një kryebashkiak, por Këshilli i Ministrave, vetëm në rastet e parashikuara nga ligji.

Ai shtoi se argumentet për shkarkimin e Veliajt, me pretendimin se ka tre muaj që mungon në punë, nuk qëndrojnë, pasi mungesa nuk vjen nga dëshira e tij, por nga pamundësia objektive.

Ai deklaroi se Veliaj prezumohet i pafajshëm sa kohë që nuk është dënuar nga gjykata.

4 Komente

  1. G
    G69

    Ky Merkoci nuk është socialiat, është G99.Hajdut me pak fjalë.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Për G69

      Ky Merkoci është burrë dhe mendinet e tij i shpreh dhe i mbron pavarësisht nga fryn era. BRRAVO, ka njerëz që e tregojnë kush janë.

      Përgjigjjuni
    2. B
      Bukurie

      Bravo ju qofte qe Nuk keni votuar te nderuar keshilltare , Veliaj Nuk eshte I Denuar chance keto shkel je te hapura Sepse marveshje dhe shkelje te fshehta kemi lexuar dhe degjuar cdo minut ne shqiperi per 35 vite .

      Përgjigjjuni
      1. D
        Duhet te ishte larguar

        Vete Erion Véliaj duhet te kishte kerkuar largimin , mos te bente ate qe béné Bufi kenetes te fshihesh mbas mandatit . Nje qytet me mbi nje milione banore nuk munde te ri pa drejtues .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje