Pas përfundimit të seancës plenare të sotme, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, reagoi me tone të ashpra ndaj sjelljes së opozitës, të cilën e akuzoi për bllokim dhe tentativa për të humbur kohën me debatet e zakonshme proceduriale.
Sipas ministrit, mbi 90 minuta u humbën për shkak të atyre që i quan “kollotumba” procedurale të opozitës.
"Mbi 90 minuta të shpenzuara sot me “kollotumba” proceduriale nga opozita e avazit të vjetër. Procesverbali i seancës së kaluar është thjesht një dokument formal, jo kasetë që riluhet sa herë i leverdis dikujt për të përsëritur me dëshpërim të njëjtat akuza që s’i hyjnë në xhep askujt, qytetarëve që na kanë sjell në këtë sallë jo dhe jo.
E megjithatë ne i miratuam sot përbërjet e komisioneve të përhershme parlamentare, me anëtarë të shumicës e të grupeve të opozitës dhe s’kemi hiç, po hiç fare, kohë për të humbur me “kollotumbat” e asnjërit. Ecim përpara me plot punë që na presin. Punë që po nuk i bëmë ne, ata që s’i kanë thënë kurrë punës mbarë, s’kanë për t’i bërë dot asnjëherë", shkruan Gogu.
E mo Toni pastori, te beri Lali njeri e vajtet e shitet si Juda tradhetari.
Minister KOT pa lidhje, kot ne forme por edhe ne permbajtje, aaah se harova , ky eshte kujdestar per mardheniet me parlamentin, mire qe kemi kete kujdestarin se do te shkonte vendi ne anarki, parlamenti per hesap te vet qeveria per hesap te vet, per me keq ky as qe u votua Tani merret me deklarime politike , zoteri nuk ka nevoje parlamenti per tutor , ti nuk je pjese strukturale e parlamentit, nuk je as deputet se nuk je votuar, dhe kur ben deklarata politike je ne konflikt interesi sepse perfaqson vetem nje force politike dhe jo te gjithe spektrin tjeter , keshtu qe meru me aspektin teknik te detyres dhe mos bej deklarata politike se nuk te pj...dh njeri, dhe mos na meso demokracine sidoms tani qe i kemi pare te gjitha