Gara për bashkinë e Tiranës, Çupi: Opozita nuk është në gjendje të ketë kandidat, deputetët s’e lëshojnë vendin nga frika e humbjes

24 Shtator 2025, 14:46Politika TEMA
Gara për bashkinë e Tiranës, Çupi: Opozita nuk

Analisti Frrok Çupi komentoi takimin mes Kryeministrit Edi Rama, kandidates për Bashkinë e Tiranës Ogerta Manastirliu dhe nënkryetarëve të bashkisë.

Sipas Çupit, Rama tashmë e konsideron Manastirliun si kryetare de facto të Bashkisë, duke theksuar nevojën që ajo të nisë menjëherë punën.

Çupi shtoi gjatë intervistës në “News Line” në ABC News se Partia Demokratike nuk arrin të ofrojë kandidatë as për Tiranën dhe as për bashki të tjera, ndërsa akuzoi liderin e saj, Sali Berisha, se po nxit përçarje të brendshme përmes retorikës përjashtuese.

“Rama e konsideron Manastirliun dhe si kryetaren e bashkisë dhe ajo duhet të marrë punën. Tirana ka 7 muaj pa kryetar dhe ka filluar që të marrë pluhur. Kujdesi i njeriut ndaj qytetit ka rënë dhe kjo është arsyeja se përse Rama kërkon që Ogerta të marrë punën. Qeveria e ka filluar punën gjatë verës.

Kurse opozita, jemi në situatat ku më në fund PD po shteron prej vetvetes. Sot nuk është në gjendje që jo vetëm në Tiranë, por as në bashkitë e tjera të paraqesë një kandidat. Po shuhet përfaqësimi në popull i PD. Të gjithë rrinë në atë grup politik, pa i besuar njëri-tjetrit. Kushdo që hyn në garë turpërohet.

Ata që kanë zënë një vend deputeti nuk e lëshojnë se e dinë që do humbasin. Kjo është e arsyeshme, por nuk është arsye politike. Nuk përfaqësojnë as opozitën dhe as popullin, vetëm interesat e tyre. Berisha kërkon të hedhë në zjarr ata që nuk do”, tha Çupi.

2 Komente

  1. C
    Cok Frupi

    Ketq lalin ta qajne me oi, se nuk e zevendesojne dot me 100 lepuj ate kafshe pune

    Përgjigjjuni
    1. r
      raul

      Kandidati me potencial i foltores se vicidolit per Tiranen eshte gangsteri Flamut Geringu i cili duhet te provoje para shpellareve te tij se sa e duan Shqiptaret dhe sa i votuar eshte sidomos pas hyrjes ne parlament pa marre asnje vote nga populli dhe pasi u a beri nenen shqiptareve nga foltorja e kuvendit duke u a bere nenen me gishtin e mesit ngritur perpjete, drejtuar popullit shqiptar para 11majit 2025 dhe qe shqiptaret ja futen gishtin ne bythe me 11maj 2025 duke e hedhur perjete ne koshin e plehrave te historise. Perndryshe ai duhet te shkarkohet nga te gjitha funksionet brenda foltores se vicidolit sepse eshte zgjedhur me dhune ,pa votim, pa merite pas sulmit fashist mbi shqup me 8 janar 2021.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje