Kryetarja e Kuvendit , Elisa Spiropali ka prezantuar kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste në Kavajë, Rrogozhinë dhe Kamëz.
Në Kavajë dhe Rrogozhinë Spiropali prezantoi kandidatët Pandeli Majko, Ilva Gjuzi Daci, Antonela Dedej, Eldi Çepeli.
“Kavaja dhe Rrogozhina kandidojnë ekip fantastik. Pandeli Majko, ish-Kryeministër, deputet e njeri që nuk ka nevojë për prezantim.
Ilva Gjuzi Daci, Nënkryetare e Asamblesë Kombëtare të PS, Zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit, nënë e tre fëmijëve, me përkushtim për t’u shërbyer qytetarëve e komuniteteve.
Antonela Dedej, Zëvendëskryetare e Bashkisë Rrogozhinë, e diplomuar në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, grua vullnetmirë, energjike dhe me kontribut në komunitetin e saj.
Eldi Çepeli, profesionist e sipërmarrës, familje me vlera qytetare e kontribut në qytetin e Kavajës.
Partia Demokratike e ka përdorur Kavajën si hambar votash, pa i kthyer kurrë gjë mbrapsht. Bëni hesap: Kandidatin më të votuar në primare e spostoi, duke i lënë vendet e sigurta për tribunën VIP të kënetës.
Përgjigjen do e marrin në 11 maj me fitoren tonë të madhe për Shqipërinë Europiane.”, u shpreh Spiropali.
Po atë që është në qeli pse nuk e kandidoni siç bëri saliu me like floririn? Jepjani nje mundësi se ka shumë vota gjithë sufllaqexhinjë që komentojnë këtu per lali fikun e nxjerin një deputet
Ne kte gjendje mendore qe je ti, kandidimi I lali fikut do te thote tia terheqesh kembezen vetes.
Opo ju nuk meritoni te fitoni...po sa te keni perballe ate mall te PD....
Kavajasit jane turkoshake te trashe.Votuan per 30 vjet komunistin me te eger dhe ai as me elementaren nuk u solli,ujin,qe ua solli Rama per pak fare kohe ne pushtet lokal.I vodhi,I mashtroi monstra vicidolit dhe ne mandatin e tij te fundit I poshteroi ,ashtu si e meritojne sepse ai e di qe turkoshaket perseri do e votojne.