Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një takim me Rektoren e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini.Spiropali u shpreh se, si një objektiv strategjik kombëtar, anëtarësimi në BE është prioriteti numër një i Kuvendit, si udhëheqës i procesit të integrimit europian.
“Hapja e Kolegjit do të thotë shumë për Shqipërinë dhe progresin tonë drejt bashkimit me familjen evropiane.”
Mogherini informoi Kryetaren Spiropali se kanë bërë një punë shumë të mirë me 32 studentët nga 21 kombësi të ndryshme si dhe vlerësoi mbështetjen e Kuvendit për rritjen e kapaciteteve.
Mogherini shprehu kënaqësinë për të patur një sesion mes nxënësve të Kolegjit të Evropës dhe Kryetares së Kuvendit në fushën e integrimit europian.
Per tentative vrasje nga Bardha ne drejtime te kryeparlamentares kemi ndonje te re apo ishte teatro ? . Te tentosh te vrasesh kryeparlamentaren dhe mos te kete nje mase ndeshkuese haaaa vêtem 'e vende tribale ndodhe .
Po pensionet , do te na i kompesoni sipas ligjit ? I the Mogerinit qe 4.1% kompensim nuk eshte shifra qe duhet ? Qẽ çmimet jane rritur shumẽfish? Qe pensionistet nuk blejnẽ dot ilaçet se sto qẽ nuk rimbursohen nuk blihen dot as dhe me tẽ gjithe pensionin mujor?