Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, u ndal në Philadelphia ku zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, themelues të shkollës së gjuhës shqipe.
Kjo shoqatë, një nga institucionet më të rëndësishme për komunitetin shqiptar të Philadelphias, ka luajtur një rol kyç në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare ndër dekada. Ministri Balla vlerësoi përpjekjet e anëtarëve dhe mësuesve të shoqatës për edukimin e brezave të rinj me gjuhën dhe traditat shqiptare.
“Ju jeni një shembull bashkimi, ashtu siç thoshte Skënderbeu, bashkimi bën fuqinë,” u shpreh Balla, duke nënvizuar rëndësinë e unitetit mes shqiptarëve.
Ndërkohë, përfaqësuesi i Shoqatës, Dritan Matraku, e cilësoi vizitën e ministrit si një moment historik për diasporën shqiptare në Philadelphia, duke theksuar se “u deshën 30 vite që një ministër shteti të vinte në shtëpinë tonë.”
Shoqata “Bijtë e Shqipes” dhe shkolla e tyre synojnë edukimin e fëmijëve të diasporës me gjuhën dhe kulturën shqiptare, duke ndihmuar ruajtjen e lidhjeve me atdheun. Në përfundim të vizitës, ministri Balla shprehu mirënjohjen e tij dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me diasporën, prioritet i qeverisë shqiptare.
@gazetatema “Kur bashkimi bën fuqinë”, Balla vizitë në shkollën e Gjuhës Shqipe në Philadelphia: Jeni shembull #lajmeshqip #lajmetefundit ♬ original sound Gazeta TemA
Bobo! Ku i keni grate more njerez! Vetem burra paska takuar. Tamam si Talebanet!
Ky eshte nje qelbesire jo me i mire se Meta po ska bythen e metes. Na mbyten fshataret, si Enveri merrte rreth vetes fshatare se keto bejne gjithcka per pak pozite.