
Drejtuesit Politikë të Partisë Socialiste në qarqe kanë reaguar pas publikimit të pamjeve që tregonin braktisjen që i bënë takimit të Sali Berishës në stadiumin Air Albania, qytetarët dhe demokratët.
Për Damian Gjiknurin, drejtues politik i PS në Elbasan, pamjet e stadiumit të boshatisur tregojnë se ku është katandisur revolucioni “nongrata”.
“Më qartë se kaq nuk ka! Ja ku është katandisur “revolucioni non grata”! Gropa e boshllëkut ka përpirë foltoren.
Nuk ka sot njeri në Shqipëri e jashtë saj që se ka kuptuar se koha e Sali Berishës dhe Ilir Metës ka perënduar.
Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj për të refuzuar përfundimisht kthimin mbrapa. Askush nuk mund ta marrë peng e as ta tërheqë zvarrë Shqipërinë për interesat e veta personale apo zgjidhur hallet me drejtësinë”, shkruan Gjiknuri teksa publikon videon e stadiumit të boshatisur.
Për drejtuesin politik të PS në Fier, Taulant Balla, stadiumi i boshatisur teksa Berisha mbante fjalën e tij, është gropa ku prehet foltorja, lëvizja politike e tij.
“E mbani mend si akuzonte non grata se Air Albania po bëhet me paratë e krimit dhe të drogës dhe premtonte se do ta shembte sa te vinte ne pushtet?! Por kur turpin nuk e njeh dhe gënjeshtrës e shpifjes i ke bërë zbor, vjen një moment që Foltoren që e linde aty ku pështyje, sot falimentoi si mos më keq pa hyrë akoma në përballjen e 14 Majit. Live nga gropa ku prehet Foltorja”, shkruan Balla.
Belinda Balluku, drejtuese e qarkut Dibër shkroi: Ekrane, fanfara, autobuzë edhe kartona që i bëjnë hije liderit të madh që të çon vetëm në rrugën e vulëhumburve. Pamje nga gropa ku u mboll Foltorja.
Drejtuesi politik i qarkut Tiranë Erion Veliaj publikoi në twitter videon e stadiumit të boshatisur nga qytetarët duke shkruar:
S’do ju kete pelqy stadiumi, se s’ka shpjegim tjeter ♂️✌️.
Bledi Çuçi, drejtues politik i Qarkut Berat shkruan se “shqiptarët nuk janë budallenj të shkojnë pas dy hijeve të së shkuarës”.
“Kurrë më mbrapa!⛔️Pamjet sot nga gropa ku u mboll Foltorja”, thekson Çuçi.
Sipas Ulsi Manjës, drejtues politik i Lezhës, populli si gjykatës i pagabueshëm i bëri sot gjyqin Sali Berishës, pikërisht në vendin ku ai bënte karshillik, në stadium.
“Eh si ta gjen populli gropën kur do me ta humb farën Sali! Foltorja jote u fundos bash aty ku lindi – në stadium Arena! Populli si gjykatës i pa gabueshëm e kish marrë me kohë vendimin për ty Sali por sot ta lexoi aty ku ti bëre karshillëk – në stadium! E nëse verdiktin e popullit se ke kuptu as sot, ne do të dëgjojmë popullin që na kërkon të vazhdojmë VETËM PËRPARA, KURRË MË MBRAPA!”, shkroi Manja.
Stadiumi ishte plote po kjo foto eshte manipuluar nga Sorosi dhe Rama. Jashte stadiumit njerzit prisnin te degjonin zerin e liderit komuniste shokun Sali te gjithe berrtisnin Sali Berrisha Sali Berrisha me dy gishta Liri -Demokraci ,Poshte komunizmi Uuraaaaa. Eshte foto e retouche jane hequr simpatizantet e ka bere Lubonja me Bushatin i ndihmuar nga Shkullaku kur foli lideri tundesh dheu u trondit Amerika ju thoni stadiumi boshe .
Exelent , i perjetshem qofte kujtimi i Hu xhintaos 80 vjecar dhe perbindeshit te vucidolit dhe spiunit Agush askush kokeducja i shfryre si tollumbace me breke neper kembe. Sot populli i Tiranes dhe Shqiperise i beri braktisjen me spektakolare dy figurave me te urryera per shqiptaret. Dhe Belo gernetaxhiu e pa me syte e vet braktisjen e shkalleve te stadiumit ne menyre masive kur foli i forti i pazarit te ri me damken e spiunit dhe te hajdutit te thesarit te Krrabes, si dhe te perbindeshit te vucidolit qe sot vulosi fundin e tij aty nisi dhe foltoren me grushtin e shtetit qe organizoi Belo gernetaxhiu para nje viti ne Air Albania. Tani Belo shpejt meso gerneten dhe te presim ne dasma me grupin e Remzi Leles se Remziu nuk i bie me gernetes.
Erion karagjozi pse nuk flet për autobusin në fushë?
Mos besoni po deshët në këtë ditë të shënuar: "Të pafetë", i zuri mallkimi i Zotit, sepse qysh në ngjizje, e anatemuan qysh atë kryevepër sporti, por që dje iu kthye në një funeral. Një fjalë e urtë thotë: "Borxh pa larë dhe hak pa marrë, kurrë mos ler!".
Perbindeshi i vucidolit duke ju folur shkalleve te zbrazura , se shpellaret iken nga stadiumi sapo perbindeshi u nis drejt tribunes per te shprehur distancimin nga ky njeri i marrosur qe nuk ka asnje shans per te ardhur ne pushtet dhe per te fituar ndonje bashki me 14 maj.
me stadium bosh ose plot sdo te thote asgje ,ne 14 maj duken gjerat ,kaq e thjehste eshte ,e sigurt qe berisha sdo fitoje dhe po aq e sigurt qe do jete force e dyte .....