Strasburg, mbyllet debati mbi 11 majin shqiptar: Asambleja miraton raportin final

23 Qershor 2025, 18:57Politika TEMA

Strasburg, mbyllet debati mbi 11 majin shqiptar: Asambleja miraton raportin

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës zhvilloi sot një debat mbi raportin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, duke vlerësuar procesin si të lirë, të ndershëm dhe kompetitiv. Ne debat u theksua ajo që përmendet në raport se 95% e qendrave të monitoruara zhvilluan votimin në mënyrë të rregullt.

Në debat nuk u reflektuan shqetësimet e ngritura nga opozita, ndërsa u vlerësua pozitivisht vota e diasporës dhe bashkëpunimi mes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme për parandalimin e krimeve zgjedhore.

Në diskutime u theksua gjithashtu përpjekja e Shqipërisë për të parandaluar përdorimin e aseteve shtetërore gjatë fushatës zgjedhore, duke u përmendur legjislacioni dhe masat e marra në këtë drejtim.

Një tjetër çështje e rëndësishme që u ngrit gjatë diskutimeve ishte nevoja për të rritur ndërgjegjësimin e rinisë për pjesëmarrjen në proceset zgjedhore dhe forcimin e besimit ndaj klasës politike.

Në sesion morën pjesë anëtarët e delegacionit shqiptar në Asamble: Blerina Gjylameti, Klotilda Bushka, Etilda Gjonaj dhe Albana Vokshi.

Klotilda Bushka falënderoi misionin vëzhgues, duke e cilësuar atë të rêndësishëm për ruajtjen e vlerave të përbashkëta dhe për forcimin e standardeve demokratike në Shqipëri. Ajo vlerësoi rekomandimin për depolitizimin e administratës zgjedhore, si element kyc në rritjen e besimit të publikut te integriteti i zgjedhjeve.

Blerina Gjylameti vlerësoi rolin e raportit në parandalimin e krimeve zgjedhore dhe ritheksoi vullnetin për të vijuar reformat që forcojnë demokracinë, shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut.

Etilda Gjonaj theksoi se Shqipëria ka adresuar rekomandimet për mos-përdorimin e aseteve shtetërore në fushatë përmes legjislacionit dhe masave institucionale. Znj.Gjonaj e cilësoi procesin zgjedhor si më të mirin në 35 vitet e demokracisë shqiptare. Ajo shtoi se vendi do të vazhdojë të zbatojë rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Albana Vokshi ngriti përsëri shqetësimet për manipulime zgjedhore, duke kërkuar që ato të trajtohen me seriozitet.

Asambleja mbylli diskutimin duke pranuar raportin e misionit të zgjedhjeve në Shqipëri pa ndonjë ndryshim.

6 Komente

  1. P
    Po pse mo Buf kenete nuk e dergove vidéo ? .

    Mossssss Mossss....Bufi kishte nje vidéo per trenin e Viçidolit, edhe Europa qenka narkoshtet narkorregjim.. Tani çfare do bejme ?.....

    Përgjigjjuni
    1. P
      Popi

      Po nuk zbret nga gomari maloku, joooo. Derisa ta çojnë në Tufinë...

      Përgjigjjuni
      1. c
        ce

        Po tani cfare do shpike sonte deri ne mengjes neser vampiri 81 vjecar Hu xhintao i foltores ne grahmat e fundit . Do shpike trenin Rumun se trenit Bullgar i doli boja. Foltorja e vicidolit ne diten e saj me te zeze, ne fund te pusit.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Edhe Fredi Beleri ka te drejte per drejtesine e re

          Saliu eshte politikisht ne Tufine, dhe thone se ai e di mire kete. Brenda vitit do denohet nga shoqja e Gites gjykatese ne GjKKO.

          Përgjigjjuni
          1. Analist

            Ne djall le te shkoje krimineli salibisha berisha badhkr me ata qe i krehin bishtin sekane vjedhur bashke me te o perendijepicfare i takon sa me shpejt teqerohetsa.me pare

            Përgjigjjuni
            1. Q
              Qytetari dixhital

              Po ndonje peshkesh te vogel per banden terroriste te Sali kerrmes nuk kane menduar atje keshillin e Europes . Me siguri ndonje pako mut per te gjithe banden do ja nisin me poste , se boll hengern bar qe ua dha ambasadorja e nderuar zonja KIM .

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje