VIDEO/ Tabaku kërkon debat urgjent për integrimin: “Qytetarët dhe Kuvendi janë lënë pa informacion”

16 Prill 2026, 11:03Politika TEMA
VIDEO/ Tabaku kërkon debat urgjent për integrimin:

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti në fillim të seancës plenare shqetësimin për mungesën e transparencës në procesin e integrimit europian, duke kërkuar sërish zhvillimin e një debati parlamentar të plotë dhe të hapur mbi këtë çështje.

Në fjalën e saj për procedurë, Tabaku theksoi se procesi i negociatave me Bashkimin Europian nuk mund të trajtohet si një proces teknik i mbyllur, por si një proces thellësisht politik dhe me interes kombëtar, ku qytetarët duhet të informohen dhe të përfshihen. Ajo vuri në dukje se, ndryshe nga praktikat e vendeve të tjera të rajonit, si Serbia, ku pozicionet negociuese publikohen dhe diskutohen, në Shqipëri mungon çdo informacion për publikun dhe për vetë deputetët.

Sipas saj, prej javësh opozita ka kërkuar transparencë dhe informim mbi ecurinë e negociatave, por pa marrë asnjë përgjigje konkrete nga qeveria. Tabaku nënvizoi se Parlamenti nuk ka informacion mbi detyrimet ndërmjetëse, afatet ligjore apo pozicionet negociuese të vendit, ndërsa opozita mbetet tërësisht jashtë këtij procesi.

“Ky nuk mund të jetë një proces që zhvillohet me prezantime PowerPoint. Është një proces politik dhe qytetarët shqiptarë duhet të dinë se çfarë po negociohet në emër të tyre,” u shpreh ajo.

Në vijim të fjalës së saj, Tabaku ngriti pikëpyetje konkrete mbi disa çështje të ndjeshme që lidhen drejtpërdrejt me standardet europiane dhe procesin e integrimit. Ajo përmendi ligjin për portet turistike strategjike, për të cilin opozita ka ngritur shqetësime për mungesë gare dhe cenim të konkurrencës, duke pyetur nëse këto tema janë reflektuar në diskutimet e negociatave me Bashkimin Europian.

Po ashtu, deputetja demokrate solli në vëmendje edhe projektet e lidhura me Porto Romanon, duke kërkuar transparencë mbi mënyrën se si këto iniciativa janë trajtuar në raport me rregullat dhe standardet e BE-së për konkurrencën dhe zhvillimin ekonomik.

Një tjetër element i ngritur prej saj lidhej me zhvillimet politike dhe institucionale në vend, përfshirë rastin e mosvotimit të heqjes së imunitetit për zëvendëskryeministren, çështje që sipas saj prekin drejtpërdrejt shtetin e së drejtës dhe duhet të jenë pjesë e vlerësimit në procesin e integrimit.

Sipas Tabakut, të gjitha këto nuk janë çështje të izoluara, por pjesë e një panorame më të gjerë që lidhet me mënyrën se si Shqipëria përmbush standardet europiane. Për këtë arsye, ajo theksoi se mungesa e debatit dhe e transparencës e dëmton seriozisht besueshmërinë e procesit.

Deputetja e PD i bëri thirrje Kryetarit të Kuvendit që të ushtrojë rolin e tij institucional dhe të garantojë informimin e Parlamentit dhe përfshirjen e opozitës, duke e cilësuar këtë si një detyrim ndaj qytetarëve dhe ndaj vetë procesit të integrimit.

Në përfundim, Tabaku ritheksoi se integrimi europian mbetet një objektiv strategjik kombëtar, por kërkon përgjegjshmëri, transparencë dhe gjithëpërfshirje politike për të qenë një proces i besueshëm dhe i qëndrueshëm.

6 Komente

  1. F
    Fluturon fluturon fluturon Balona Tabake

    Vallen e Tropojes me kengen e Berrishes e vallzoje bukur......

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luli i vocer me gjysme opinge

      Tabake ke filluar me e mare vehten te paska hyre vetja ne qejfe moje sorre po kushe te degjon ty moj qorre moje plake me e mire eshte Ina Zhupa se sa ti lerja te rinnjeve te flasin moje bibe.

      Përgjigjjuni
      1. @
        @.

        Ç’pun ka kjo me integrimin!!!!!. Kjo u lodh së lehuri salloneve të Strasbourgut, Bunderstagut dhe Bruxselit që Shqiperis ti bllokohet integrimi se jemi narkoshtet. Tani kerkon shpjegime!!!!. E pik e zezë tall leshtë edhe Tabake turi bytha. Po ik o delirante se e morrem vesh sa lodhesh per integrimin e vendit. Po ti s’ke turp se te esht ber fytyra si zhgualli i breshkes. Palaço femer. Rac e poshter.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Doni per Joriden, lexoni

          Jorida o bije e Saliut, dje ne San Fracisco (SF) u hap dyqani i pare ne bote i krijuar nga IA (intekegjenca artificiale) dhe qe menaxhohet prej saj qe e kane quajtur Luna, si Diella jone. Kjo Luna donte nje punonjes per dyqanin e saj, prandaj intervistoi disa dhe zgjodhi nje djale, qe eshte i vetmi personel ne dyqan. Kur klientet kane pyetje ata komunikojne direkt me Lunen. Luna zgjedh mallrat qe do shese, si tshirts, konserva ushqimesh, libra etj. pasi Luna parashikon se cfare deshirojne te blene komuniteti qe jeton prane dyqanit te saj. Pra, shkurt kjo Luna ngriti nje biznes qe e menaxhon vete, njeriu thjesh ruan dyqanin, te themi! Dhe kete Lunen e kane shpikur dy te rinje nga SF. Nje shqiptar e pyet pyeten Lunen nese do zgjidhte nje si Tabaku per punonjese dyqani, Luna u mendua per rreth dy minuta, dhe u pergjigj se nuk do ta punesonte nje si Tabaku sepse ajo ne rrjetat sociale ka emer jo te mire, duke sqaruar se eshte mbeshtetese e nje grupi molotovistesh te nje partie paramilitare, dhe se perflitetnper korrupsion, duke konkluduar se ajo/Luna kerkon roje per dyqanin e saj, jo hajdute te dyqanit. Luna deklaroi se eshte edhe kunder dhunes dhe shkaterimit te institucioneve qe perkrah Tabaku. Ne fund Luna tha qe informacionin ajo e mblodhi nga cfare shkruhet ne internet per Tabakun, dhe i kerkoi ndjese asaj nese nuk i pelqen mospranemi te punoje ne dyqanin IA.

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jorida hedh vallen kur i cohet Saliut

            Tamam ja pase gjet ilacin Jorides me shtate vilavdhe 10 pallate.

            Përgjigjjuni
          2. L
            Lezhjani

            Ne qafe time nese kjo bibe di gje per integrimin

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje