Në kuvendin e Shqipërisë po diskutohet propozimi i deputetëve socialistë për ndryshime mbi manaxhimin e pronave publike. Deputetja e PD, Jorida Tabaku, adresoi dhe një herë problematikën e shfaqur në procedurën dhe gjithashtu propozimin e deputetëve socialistë. Sipas deputetes së PD, Tabaku, procedura ku disa deputetë socialistë propozojnë ndryshime ligjore është një rreng procedurial që qeveria përdor deputetët për të shmangur konsultimin publik me aktorët e interesuar. Ajo i kujtoi socialistëve se në fakt janë 18 ligje që ësht ëoperuar pikërisht kështu dhe që Transparency International i konsideron si “kapje shteti”
“Në komisionin Ekonomisë dhe Financave erdhi një projekt ligj, propozuar nga deputeti Shalsi që kërkonte rregullimin e vetëm një funksion; nga ministria e Financave në atë të Ekonomisë. Nuk ka asnjë gjë të keqe të mbështesësh një nismë deputeti qoftë edhe i mazhorancës. Siç edhe ndodh rëndom me propozimet e shumicës së kolegëve socialistë, nga dita në ditë propozimi u pasurua dhe evoluoi në një tjetër propozim që nga rregullim burokratik mes ministrive u shndërrua në propozim ligjor i asaj që Transparency International e konsideron “Kapje shteti”. Dhe për këtë socialistët janë kampion pasi kanë shkruar 18 ligje të tilla deri më tani.
Projektligji që diskutohet sot ka disa probleme.:
1. Së pari, projektligji zhbën çdo parim të një procesi ligjor normal, anashkalon konsutlmin publik, anashkalon debatin e diskutimin që ka një propozim qeveritar me trajektore të saktë, njësoj si ligji i zonave të mbrojtura është i sponsorizuar dhe vjen pa asnjë fokus politike që i shërben shumicës së shqiptarëve. Në fakt vjen i maskuar si një propozim deputetësh por në fakt është një propozim biznesmenësh. Tani, në një demokraci edhe biznesmenët kanë të drejtë që të propozojnë ligjet, por mendoj që parlamenti nuk ka përse të jetë maska pas të cilës ato fshihen. Do qe më e ndershme që ata të përdornin fytyrën e tyre pa nëpërkëmbur rolin dhe autoritetin e kuvendit duke u fshehur pas propozimeve të deputetëve që kthehen në mburojë të ligjeve me porosi.
2. Sot sektori me abzuimin më të madh është sektori i pronave. Shohim kadastrën e Durrësit dhe të Vlorës që nuk i mbajnë drejtorët më shumë se sa një muaj. Lexojmë raportet që flasin për korrupsionin e lartë që ndodh atje. Ndërsa vetë jam dëshmi e gjallë e shumë qytetarëve të cilët të dorëuar ngrenë duart lart e detyrohen që për zgjidhjen e çështjes së pronave të paguajnë haraçin atje. Sot për turp të politikës prona është plagë e hapur. E njëjta situatë është dhe për pronën shtetërore. Nuk ka një databzë të plotë të pronës as asaj të pushtetit qëndror dhe as të pushteti lokal.
Nuk ka info të plotë se sa prona ka. Kemi një informacion të pjesshëm për 2030 prona nga të cilat 1150 janë të paregjistruara. Edhe me këtë propozim ne i japim të drejtë ministrive që të bëjnë shkëmbime prone duke rritur mundësinë për korrupsion dhe duke pasur një ligj sektorial pronash por edhe kod civil që i zgjidh këto çështje.
3. Ky propozim ligjor në fund shton dhe një element tjetër që është në fakt surprizues: kur ka një leje zhvillimi thotë (lexo investor strategjik) përsëri japim të drejtën të prishë objektet që mund të jenë atje.
Pra, një investitor strategjik që ka marrë një pronë shtetërore që nuk është e lirë mund të marrë të drejtën të prishë objektet edhe kur prona mbi të cilin është ndërtuar objekti (dmth magazina të vjetra, reparte ushtarake e kështu me radhë) është e një pronari të cili i është marrë me pa të drejtë dhe dhunë ajo tokë.
Pse duhet sulur drejt pronës shtetërore e kërkuar leje për pronën kur nuk është e lirë? Pse nuk i shkon mendja tek pronarët (që mund ta kenë fond kompensimi) por i shkon mendja tek të njëjtët njerëz për të cilin janë shkruar shumica e ligjeve nga kjo mazhorancë? Pra, oligarkët?! Dhe kjo çështje rregullohet me një ligj të vecantë që është Ligji për Kontrollin e Territorit.” u shpreh Tabaku
Ndërkohë që ajo nguli këmbë se pikërisht kjo filozofi e shtetbërjes ka shkatërruar kulturën e punës dhe meritokracisë në shtetin Shqiptar.
“Kemi shembuj pa fund që ilustrojnë të vërtetën e korrupsionit të ngritur në sistem! Të sistemit që ka nakatosur çdo qelizë dhe ka bekuar kulturën antiligjore dhe anti-kombëtare, të lekut të lehtë, papërgjegjshmërisë dhe arrogancës së pushtetit. Të sistemit që i rrit brezat me frymën “Të kap një vend në shtet për të plaçkitur”, të kulturës që shkon deri aty sa për të deklaruar “e bëjmë burgun për aq miliona”. Një kulturë që përdhosur meritokracinë. Të një kulture që ua fal taksat, edhe me ligj, një pakice ndërkohë që u var çengelin shumicës.
Ky sistem nuk u bë brenda natës! E drejtë! Ka vite që ndërtohet ky sistem. Por nuk u bë pa bekim. Nuk mund të angazhohesh të luftosh korrupsionin e në fund ta riprodhosh korrupsionin me ligje edhe duke përdorur emrat e deputetëve.” Argumentoi Tabaku ndërsa shkëmbente replika me propozuesit e këtij projektligji.
Ndonëse në sallën e kuvendit nuk ishte ansjë nga anëtarët e qeverisë socialiste, deputetja e PD propozoi se nëse do duam realisht të shamngim një qeveri që jep llogari më shumë në SPAK se sa qëndron në zyrë duhet të kemi parasysh 5 hapa që ajo i propozoi si masa.
‘Dhe atyre skeptikëve, atyre që në majën e gjuhës kanë argumentin se opozita nuk ka asnjë alternativë për se si duhet bërë po ju ofroj gjashtë rrugë se si mund të veprojmë ashtu që në qendër të jetë e mira e përbashkët dhe jo oligarkia:
1. Përfundimi regjistrimit të gjithë pronës shtetërore dhe manaxhimi i saj në parimin e transparëncës e llogaridhënies. Ngritja e një regjistri të plotë të pronës publike dhe shtetërrore për të manaxhuar zhvillimin në këtë rast.
2. Masterplan zhvillimi që qartëson përdorimin e pronës, drejton investimet dhe ndihmon pronarët në vendimet e tyre të mëtejshme.
3. Shkëbimin e pronës është një koncept që duhet ta heqim nga legjislacioni për pronën shtetërore dhe t’ja lëmë në dorë pronarëve. Askush që ka pozicione nuk mund ta trajtojë pronën si të nënës e të babës, aq më tepër ku ditë për ditë dalin dosje që tregojnë se si shteti është ferma e një korrupsioni abuziv që nuk synon rritjen e vlerës së pronës por keqpërdorimin e saj.
4. Çdo gjë duhet nxitur duke pasur parasysh konkurënën, rregullin bazë të BE në çdo sektor. Prandaj duhen përcaktuar rregulla të qarta, jo abuzive, jo klientelise, jo të njëanshme për shitjen e pronës shtetërore me një legjislacion të rregulluar që nuk lë hapësirë për abuzim.
5. Asnjë ministri nuk mund të ketë kompetenca që i kanë gjykatat qoftë dhë në të mirë të zhvillimit. Pasi demokracia institucionale dhe perëndimore nuk është ngritur mbi vullnetin e një njeriu të vetëm. Prandaj ka ardhur koha që ta bëjmë Shqipërinë një vend Perëndimor, ku ndarja e pushteteve është më e rëndësishme.
6. Ne duhet të heqim dorë nga qasja zaptuese ndaj pronës sepse ky ligj bashkë me atë të inv strategjike, ligjit të turizmit, ligjit të rregullimit tërritorit, ligjit të zonave të mbrojtura etj janë shembulli më i keq i ligjbërjes. “
Kucke......
Kucke......
Kucke......
Zonja Tabaku . Pyeteni, ku i çoi qeveria rreth 70 milion euro që “kurseu” duke mos u dhene pension te plotë mijera pensionisteve ne 2023 ?
Vilen ne Lalez me cfare e bere ! ??