Tabaku: Marrëveshja me Italinë është pozitive, por marrëveshja e qeverisë socialiste me pensnionistët është tragjike

16 Maj 2024, 16:22Politika TEMA
Tabaku: Marrëveshja me Italinë është pozitive, por

Në parlament po diskutohet marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë, deputetja e Pd Jorida Tabaku në fjalën e saj u shpreh se kjo marrëveshje vjen pas një diskutimi të gjatë të disa qeverive shqiptare që kurorëzohet vetëm tani.

Sipas saj kjo marrëveshje duhet dhe do të marrë votën e gjithë deputetëve  por ajo kërkoi informacion se me cilat vende të tjera qeveria shqiptare po negocion marrëveshje të tilla duke rikujtuar një marrëveshje me Greqinë që ende ka mbetur pezull

“Së pari besoj për të gjithë lind natyrshëm pyetja: Kush janë vendet e rradhës me të cilat do vazhdojë qeveria shqiptare për të negociuar për pensionet dhe ku ndodhemi në lidhje me diskutimet me Greqinë që është vendi që ka numrin më të lartë të pensionistëve.

A kanë avancuar diskutimet teknike? A kanë avancuar diskutimet me angazhimin politik? A kemi sot nodnjë informacion se ku ndodhemi për sa i përket negociatave të pensioneve dhe të mbi 700 mijë shqiptarëve që sot fatkeqësisht janë larguar në drejtim të Greqisë. “ u shpreh Tabaku.

Më tej ajo analizoi situatën dramatike të pensnioneve në Shqipëri, sipas shifrave që ajo analizoi pensnionistët janë në varfëri ndërkohë që reforma e pensnioneve ka dështuar realisht duke zhbërë një herë e mirë propagandën se ajo reform është e suksesshme.

“Të dhënat janë kokëforta dhe ne nuk patëm mundësi që ti diskutojmë të plota në Komisionin e Ekonomisë dhe si rezultat i zhurmës së përhershme dhe kur interesohesh për të marrë informacione bën keq. Por INSTAT thotë që rreziku për të qenë i varfër në Shqipëri është rritur me 2% për moshën mbi 65 vjec ndërkohë që në vitin 2022 pensionistët me pensionin tonë të pjesshëm janë 48% e totalit të pensionistëve.

Që do të thotë sot 1 në 2 pensionistë e ka pensionin e pjesshëm. Të dhënat e INSTAT dhe EUROSTAT theksojnë që 85% e pensionistëve kryesisht në fshat e kanë të ardhurat e tyre nga pensioni më të ulëta se minimumi jetik dhe është niveli i përcaktuar dhe i llogaritur nga EUROSTAT sepse sic të gjithë e dimë nuk kemi një nivel zyrtar të përcaktuar për sa i përket minimumit jetik.

Shpenzimet për sektorin që lidhet me pagesat e drejtpërdrejta në fushën e pensioneve kanë zbritur në nivelin e 7.3% të PBB krahasuar me vitin 2023 , 7.8% që ishte ky tregues përpara pandemisë.

Janë të gjithë tregues që tregojnë se sot politika e pensioneve dështoi , sot pensioni social i proklamuar, i deklaruar nga Qeveria këtu e 8 vite më parë, dështoi si një masë për të nxjerrë një shtresë të madhe të popullisisë dhe pensionistëve nga niveli i varfërisë.

Dhe unë e besoj fort në fakt që të gjitha reformat të cilat që prekin më shumë se mandatin e një qeverie duhet të jenë reforma të përbashkëta, duhet të jenë reforma që prekin në thelb sistemin nga njëra anë por nga ana tjetër janë dhe të qëndrueshme në kohë, që nuk ndryshojnë nga njëri vit në tjetrin ” u shpreh Tabaku në fjalën e saj në kuvend.

Në fund deputetja e Pd dhe njëkohësisht kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane falenderoi edhe senatorin Italian Sant Agata për ndihmën e çmuar që ai dhe senator të tjerë kanë dhënë për kalimin e shpejtë të kësaj marrëveshje në dy dhomat parlamentare në parlamentin Italian.

10 Komente

  1. k
    km

    Ke te drejten te shtremberosh dhe interpretosh si te duash ,o k...gocce e Tabakhones.Por Edhe me Italiane marveshje e beri qeverise socialiste.Te ishte per Ju te PD vetem rrogat e hajduterise do ngrinit se pensionet Jo e Jo.Keta socialiste ,ne keto vite Kane dhene dicka.Ju,kur ishit,si me Saliun e pare dhe me te dytin na i hoqet ose i cvleftesuat fare.Ndaj jeni te pabesueshem,vetem llafazane dhe "bilbila qe kendoni" vetem Duke rritur rrogat tuaja.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Popull

      ME VJEN KEQPOR ZOTROTE JE NJE IDIOT QE DISKUTON PENSIONET MAJTAS OPO DJATHTAS.PENSIONISTET JANE NE VARFERI O IDJOT. ATA DUAN NDIHME. Je p mendje o idjot. Saliu dhe Rama i kane lene ne varferi

      Përgjigjjuni
    2. A
      Aron

      Cfare bente kjo hajdutja kur ishin ne pushtet?

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Y

        Kurre mos ardheshi ne pushtet se po erdhet edhe ato qe jane rregulluar deri tani i shkatrroni. Nuk keni goje te flisni per pensionet se jeni ju shkaktare te vetem te kesaj gjendje.Keni fundosur vendin ju qe vetquheni e djathte por qe jeni pa marke

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mara emigrante ne Itali

          Mbylle squpin moj sorre se na vjen per te vjelle kur te degjojme ,trego si u pasurove dhe si bashkeshorti jot u be bizesmen .PS dhe populli nuk kane nevoje per mbroçkullat e tua .Legene qe kthehesh nga fryn era ,ku e le lulushin qe te beri deputete. Te njohinmire se kush je ,ti je nje funderine po kthen pllaken me PS tani se ta pine lengun pd-istat

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rraca

            Vere ne lista Salih Karaxhiç se u torturua prosti per nje mandat deputeti. Bej sevap me kete lloj kurve Salih

            Përgjigjjuni
            1. D
              Do tju ndihmojme se po perpiqeni per ne.

              Bravo moj çupe .Te duam kryeministre . Nuk menduan nji here per ne pensionistet . Jemi shume , dhe kemi akoma fuqi .

              Përgjigjjuni
              1. v
                vlonjat

                Deputete fjalamane dhe pa bith... nuk shtyhet politika ne kete forme, as petulla as qofte.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shkembi

                  U dhjefsha mu ne marrveshje qe mund te beni ju. Ju kemi pare edhe kur ishit ne pushtet dhe e dime mire se c’hale jeni ndaj mos na cani bythen!

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Noci

                    Keta te PD a thua se sapo kane zbritur nga kozmosi.Kane qene 13 vjet ne pushtet dhe po te kishin lene nje reforme te mire sot ishim ndryshe por nuk kane bere asgje per pensionistët ne kohen etyre

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje