Takimi historik me Papën, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan (VIDEO)

6 Shkurt 2026, 09:20Politika TEMA
Takimi historik me Papën, Rama ndan çaste të veçanta nga

Vetëm një ditë pas vizitës së tij në Vatikan ku u takua me Papa Leonin XIV, kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të premteje disa momente nga ky takim.

“Mirëmëngjes dhe me disa çaste të bukura nga takimi me Papa Leonin XIV, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri krahas videos në Facebook, ku shihet i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe djali i vogël Zaho.

Gjithashtu, pjesë e vizitës në Vatikan ishin edhe takimet me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pietro Parolin, dhe imzot Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Sipas Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, në fokus të bisedimeve ishin marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Vatikanit, si dhe tema që lidhen me çështjet rajonale: “Në bisedimet e përzemërta u vu në dukje marrëdhënia e mirë që ekziston ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe u trajtuan tema me interes të përbashkët që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet bashkësisë kishtare dhe asaj civile. Gjithashtu në fokus ishin edhe çështjet kryesore rajonale, përfshirë situatën në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian”.

Një tjetër ndalesë e Kryeministrit, së bashku me bashkëshorten e tij, ishte në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe në disa nga ambientet më të rëndësishme të Vatikanit, përfshirë Kapelën Sistine dhe altarin e Shën Gjon Palit II. Gjithashtu, kryeministri Rama ka kryer homazhe edhe në varrin e Papa Françeskut, ku bashkë me gruan dhe djalin vendosën një buqetë me lule.

8 Komente

  1. A
    ATEISTI

    Aq shumë sa ka bërë Skënderbeu ( e quajtën Atleta Kristi) për Vatikanin dhe Europën, Vatikani duhet ta kishte njohur Kosovën i pari. Kot nuk thonë që gënjeshtra është nëna e gjithë të këqijave. Edhe Epstein ne të shoqen kishin vajtur dikur në Vatikan dhe takuan Papa Gjon Palin 2.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlonjati

      Po more ateist, po Skënderbeu nuk ishte kosovar myslyman, ishte shqiptar kristian dhe luftonte kundër turkut, që kosovarët e pritën me dashuri dhe morrën edhe fenë e pushtuesit pas vdekjes së Skënderbeut . Po kështu bënë edhe 60% e shqiptarëve të Shqipërisë, vëllezër me pushtuesin shekullor .

      Përgjigjjuni
    2. P
      Profesori apasionata

      Rama i ka dhuruar 2 miliard euro Vatikanit, që ti bējē vēndit reklam turistike, pasi deri mē tani, dhe Maqedonia Veriut qē nuk ka det, po ja del mē mirē se ne qē kemi dhe naftē.Kryeministri Rama tē mos harroj tē vendos lule dhe tek Nano qē e ka varrosur fshehurazi te dēshmorēt e kombit.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dashi

        Harrova dhe diçka tjetër për "profesorin" e apasionuar pas gënjeshtrave . Shqipëria, në të gjithë treguesit ekonomikë, turistikë e të ardhurat për frymë qëndron mbi Maqedoninë, madje më lart edhe se vëndet e tjera të Ballkanit Perëndimor, i dyti pas Malit të Zi . Po pse Vatikani e bën reklamën për turizmin, more hajvan, për të reklamuar turizmin është Vatikani ?

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjeto

          Disa kane te ardhura per fryme, shume sa marrin fryme!

          Përgjigjjuni
      2. L
        Ladi

        Mos harro ilaçet profesor, duhet ti marresh rregullisht ndryshe, fillojne aluçinacionet

        Përgjigjjuni
        1. K
          Klimax

          Hajde ta marrësh seriozisht këtë tip që shprehet se është më katolik se Papa, më italian se Meloni, më amerikan se Trump, më turk se Erdogan dhe më grek se Aristoteli!!!!

          Përgjigjjuni
          1. b
            blloku u surrelit

            Djalli takon Papen.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje