Taktika e zvarritjes: Avokatët e Berishës, tjetër kërkesë për të përjashtuar gjyqtaren Irena Gjoka

29 Dhjetor 2023, 14:20Politika TEMA

Taktika e zvarritjes: Avokatët e Berishës, tjetër

Pasi gjykata rrëzoi kërkesën e avokatëve të Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, ditën e sotme pala mbrojtëse e ish-kryeministrit ka mbërritur për të marrë vendimin e arsyetuar.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije për BalkanWeb se mesditën e sotme avokatët e Berishës, janë paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme për të marrë vendimin e arsyetuar të gjyqtares Rudina Palloj.

Avokatët e ish- kreut të qeverisë, Sali Berisha, kanë pohuar se para orarit zyrtar, do të depozitojnë kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Gjoka.

Kujtojmë se sot është dita e fundit për dorëzimin e kësaj kërkesë, ndërsa ditën e nesërme pritet që GJKKO të japë vendimin lidhur me kërkesën e SPAK për ndryshimin e masës ndaj Berishës, nga ‘detyrim paraqitje’, në ‘arrest shtëpie’.

1 Komente

  1. U
    U shofshin zagaret e Lexhendes

    Derrkuci GJOKUTAJ I skuqur I pa futur ne Furre.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje