Taulant Balla jep detaje për marrëveshjen Rama-Meloni: Italia do t'i përdorë pa shpërblim zonat shqiptare

8 Nëntor 2023, 09:41Politika TEMA
Taulant Balla jep detaje për marrëveshjen Rama-Meloni: Italia do

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë jep për DW detaje të marrëveshjes Rama-Meloni

Dy qendrat pritëse për akomodimin e migrantëve do të ngrihen në dy zona të përcaktuara: njëra në bregdetin e Shëngjinit dhe tjetra në Gjadër, 20 km larg këtij bregdeti. Fjala është për ata migrantë, që kapen nga autoritetet italiane në det, para se të shkelin brigjet italiane. Nga kjo kategori përjashtohen gratë shtatzëna, fëmijët dhe persona vulnerabël për arsye shëndetësore.

Zona në përdorim pa kundër-shpërblim

"Palës italiane i jepet vetëm e drejta e përdorimit të zonave të përcaktuara pa kundër-shpërblim. Zonat do të menaxhohen tërësisht nga pala italiane, sipas juridiksionit të shtetit italian, që do të jetë përgjegjës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që mund të lindin brenda këtyre zonave”, tha ministri i Brendshëm Balla për DW.

Ai theksoi se "në marrëveshje është dakortësuar që numri total i migrantëve të pranishëm në këto zona nuk do të kalojë shifrën 3 mijë vetëve” Por burime zyrtare kanë bërë me dije se gjatë një viti numri i tyre mund të arrijë deri në 36 mijë.

Sa kohë do të qëndrojnë migrantët në Shqipëri?

Kjo ende nuk dihet. Koha do të varet nga zgjatja e procedurave të shtetit italian. "Migrantët do të akomodohen në strukturat pritëse vetëm me qëllimin e kryerjes së procedurave kufitare të riatdhesimit dhe pas përfundimit të tyre do të nxirren jashtë territorit të Shqipërisë, thotë Ministri Brendshëm Balla. Afati maksimal i qëndrimit të tryre do të jetë në përputhje me afatin e përcaktuar në legjislacionin italian për këto procedura,” thotë ministri Brendshëm Balla.

Sipas tij "transporti në territorin e Shqipërisë dhe shoqërimi i emigrantëve pas përfundimit të procedurave jashtë këtij territori do të kryhet nga pala italiane me mjetet e saj”, thekson ai. Shqipëria në marrëveshje ka vetëm të drejtën për të marrë të dhënat e migrantëve që do të hyjnë në territorin e saj.

Siguria publike

Partia Demokratike, (PD) më e madhja në opozitën e Shqipërisë ka kërkuar interpelancë në Parlament lidhur me marrëveshjen Rama-Meloni. Sipas saj kjo marrëveshje cënon sigurinë publike dhe nuk ka transparencë. "Siguria brenda zonave të përcaktuara në marrëveshje do të garantohet nga pala italiane, që ka detyrimin për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike në perimetrin e brendshëm. Pala shqiptare angazhohet të ruajë rendin dhe sigurinë në perimetrin e jashtëm si edhe gjatë transportit të migrantëve nga njëra zonë në tjetrën. Pala shqiptare ka rezervuar të drejtën për të pasur akses në zona vetëm në rast rreziku potencial, që do të kërkojë ndërhyrje të menjëhershme”, tha ministri Balla për DW.

Në Gjadër do të akomodohen vetëm ata migrantë azilkërkues që do të riatdhesohen. "Migrantët nuk do të lejohen të dalin jashtë zonave të caktuara gjatë gjithë kohëzgjatjes së qëndrimit në territorin shqiptar”, sqaron ministri Brendshëm Balla. Sipas tij të "gjitha shpenzimet për ngritjen e qendrave dhe infrastrukturës së tyre në zonat e caktuara lidhur me sigurinë do të mbulohen 100 përqind nga pala italiane.”

DW

7 Komente

  1. U
    Ushtaraku

    Tualant behu burre dhe fol hapur se eshte turp. Te majtet ne Itali po bejne namin dhe nuk ka gjykate ne Itali ta pranoj kete marreveshje si ligjore. Eshte toke shqiptare si ka mundesi qe ja japin Italise ta kete nen juridiksionin e tyre? Cili vende ne Bote e ben kete? Kjo nuk eshte ndihme por poshterim i Shqiperise. Ca eshte Shqiperia koloni e Melonit? Boll mor burr se eshte turp. Ne jemi afrikanet e Evropes ne Angli a na vjen mire kur na dergojne ne Ruande? Po pse mer ca jane ata qe do to sjell Italia bageti? Si do i ndalosh njerezit ne Lezhe ti vene flaken kampit? Fol mor burre se je minister rendi ke pergjegjsi, partia Socialiste ja del dhe pa Ramen.

    Përgjigjjuni
    1. x
      xhoxhi

      O Taulant këto janë llafe dhe aspak të vërteta.Italia nuk paska vënde për ti strehuar dhe ti regullojë me letra por duhet ti sjellë në Shqipëri?Kështu thanë edhe për Greqinë por u mbyllën rrugët për në lindje dhe sot pas katër viteve janë në greqi dhe jo 3000 vetë por 70 mijë e kusur.Emograntët nuk vijnë për në Shqipëri por ata duan Italinë sepse ajo ka të drejtë ti pajisë me karta të BE-së.Ata edhe po të vijnë do bëjnë rëmujëKam frikë se pas ca viteve nuk do ketë shqiptarë por të zinj si nga Afrika.. Nga ana tjetër Italia duhet të paguajë dhe jo xhaba siç thua ti.Të paguajë 3000 euro për metër katror...

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tironci

        Or mut or zuzar , shqipria nuk esht as e jotja as e atij sharlatanit Rames as e saliut , esht pron e shqiptarve , po te doni me shtepin e grat tuaja beni si te doni , por mjaft kopjuat Amet zogun pushta , nuk kemi teritore per te huajt pushtat antishqiptar qe per interesa private nuk njifni atdhe , shkerdhata .

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqiptari

          Rama esht nje kurv burr qe nuk njef as moral as atdhe , duhet te ngrihen ne kemb te ter shqiptaret te majt e te djathte ti thon ndalo kti sharlatani ordiner , ky mut shoku saliut esht njesoj jan te dy ne PD kan qen bashk , kujdes o shqiptar se jan gati per emigracion 1.5 milion palestinez , qellimi esht ti sjellin ne shqiperi si duket , shqiptaret 1.5 milion jan vet sot , do vijn palestinez e afrikan dhe me vot do ju marin pushtetin do ja u hedhin ate flamur ne plera dhe do jeni palestinez me von , si duket plani esht ti lirojn rripin e gazes Izraelit nje her e pergjithmon dhe ju o shqiptar qe nuk doni atdhe te shkoni ku te doni si arixhit e europes , kujdes me kte sharlatanin me kte kurven Ed Ramen se esht me keq akoma se saliu , ky ka idhull zogun ate kopjon , do ju ler pa atdhe çouni ne kemb shkerdhejani ate kurven , ne vend te tij ne PS le te vij Erjon Braçe esht 100 her me patriot se ky sharlatani pa din e iman , kujdes o shqiptar , Atdhe nuk gjeni me kurr ne perjetsi , ky zbaton planin e zhdukjes se kti kombi . ´

          Përgjigjjuni
          1. U
            Uuuu shqipkari

            Uuuuuu ngadale ngadale patriot fb . Mos u peshko o peshku fb politika eshte e veshtire per tu kuptuar nuk jen njeri ne Lezhe jane filma politikaresh .

            Përgjigjjuni
          2. K
            Kor fare

            Kot fare ...thjeshte per konsumim te brendshem ne itali . 1 - italia dhe europa me nje pjese te madhe te vendeve afrikane nuk ka marveshje kthimi do te thote nuk e kthene mbrapshe. italia nga 150 mije afrikan ka mundurnte ktheje 175 emigrant Pluse nje pjese jane pa documenta . 2- Do kapen ne ujra internacionale qe nuk ke te drejte per ti sjelle ne Lezhe zero shance ,do marim meshkujt por eshte familje ? 3 - Do shikohet dosieri per 28 dite genjeshter une kam pritur 2 vjet dhe i mora documentat dhe nese te vjene negativ ke te drejte ta apeloshe kalone 5 vjet . 4 - Po e mbylle ketu nuk realizohet . Thjeshte per ti trembur afrikanet qe te ndryshojne drejtime te largohen nga italia dhe do japi rrezultate Mua do me pelqente qe Shqiperia te ndihmonte verete te huajet sic ne na kane ndihmuar por jo ne kete menyre .

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shaqo

              Damir Fazllicit i shitet me 1 eyro metri!!! ITALISE, qe priti e strehoi qindra mijra shqiptare, pa asnje shperblim nga shteti shqiptar apo emigrantet, nuk i jepet dora per ndihme pa shperblim kur ta kerkon. Turp per ne qe gjykojme pa vrare mendjen fare. Fara e keqe e analisteve qe thone cfare fitojme ne, shitem pavarsine e brockulla te tjera alla fshatce, kur qe diten e pare ne konferencen e shtypit, Rama tha, qe i jepet trualli pa asnje perfitim, shpenzimet jane te Italise. Analiste e komentues mosmirenjohes. Po Greqia, Turqia, Italia, Franca dhe e gjithe Europa qe pret azilante, edhe shqiptare, qe i mban neper qendra azilantesh, kujt ia kane shitur sovranitetin, o te marre?

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje