Minxhozi: Berisha po vuan vakuumin e ndërkombëtarëve dhe përkrahësve në sheshe

7 Nëntor 2023, 22:10Politika TEMA
Minxhozi: Berisha po vuan vakuumin e ndërkombëtarëve dhe

Në emisionin “Real Story” në ABC, analisti Skënder Minxhozi foli për hetimin për ish-kryeministrin Sali Berisha. Minxhozi tha se kjo ngjarje është një zhvillim historik, duke shtuar se lojërat e familjarëve dhe Berishës do të mbarojnë, sepse nuk mund të vazhdojnë të fshihen.

“Steka është ngritur shumë lart. Hetimin e Berishës duhet ta vendosim në kontekst. Kjo ngjarje edhe me gjithë ngecjet, kontradiktat ligjore apo lojën politike nga mbrapa është një zhvillim historik, ku një ish-kryeministër hetohet zyrtarisht, ndërkohë që në këtë vend kemi parë që ka shkuar deri tek ish-ministra. Pra steka është ngritur. Lojërat e familjarëve dhe Berishës do të mbarojnë, nuk mund të vazhdosh të fshihesh. Ai që betohej se ishte kundër imuniteteve ai po fshihet pas një imuniteti që nuk i shërben dot. Pasi në substancë do të kalojë. 

Vetëm se nuk ka mundur të bindë dikë të vijë në bulevard sepse për dëshirën e tij do t’i kishte bërë nja 10 mitingje deri tani. Ajo që po ndodh me Berishën është një varavingu e 10 burrave. Është një ngjarje që po konsumohet pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve që më parë ndërhynin për të gjetur kompromis mes palëve dhe tjetra ka indiferencë të publikuar që sheh gjithçka dhe nuk del nga shtëpinë qoftë edhe militantët. Ky është problemi i madh i Berishës, i mungon mediacioni ndërkombëtar dhe vëmendja e publikut”, tha ai.

2 Komente

  1. r
    raul

    Beri nje takim me uniformat kafe qe dogjen bunkerin ne Tirane nen drejtimin e neonazistit Belo krrici, me shprese se do te ndizte shkendijen e pordhestave rrugore si dikur, por nuk ndezi dhe kesaj radhe. Populli demokrat, dhe militantet e foltores e kane kuptuar me ne fund se rrokullisja e perbindeshit te vicidolit nga maja e politikes drejt fundit eshte e pakthyeshme. Nuk mund ta ndaloje kete rrokullisje as Geringu i foltores me xhinse te shtrenjta qe hipen si majmun politik mbi kanxhellat e deres dhe as hunderri i lushnjes qe ka filluar te gergufet shume kohet e fundit me shalqi e pras neper duar dhe te fyeje deputetet socialiste me fjalor rrugaci. Dhe duan pushtet keta bandite qe duan te mbajne ne kembe nje njeri qe eshte braktisur nga mbare populli shqiptar me 14 maj ne menyren me ekzemlare duke i dhene nje goditje politike apokaliptike taman si bomba atomike ne 1945 mbi Hiroshima qe ulin ne gjunje Japonine.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Askushi

      dmth eshte i mbaruar!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje