"Ne nuk na beson njeri, s'jemi alternativë" - Klithma e Agron Shehajt, që tregon gjëndjen reale të opozitës

7 Nëntor 2023, 17:15Politika TEMA
"Ne nuk na beson njeri, s'jemi alternativë" - Klithma e

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, deklaroi se nuk është më pjesë e grupit parlamentar të drejtuar nga Gazment Bardhi, pasi ky i fundit e ka përjashtuar.

Ai theksoi se PD-ja duhet rinovuar me figura të reja pasi nuk është një alternativë e besueshme për qytetarët.

“Kjo nuk është alternativë. Asnjë nuk është alternativë tani, e Bashës jo e jo. 

Me Berishën kam folur dhe i kam thënë të njëjtën gjë që po them. Kanë qenë përgjigje që nuk më kanë bindur. 

Këto shqetësime i kam ngritur që në verë, duhej një rithemelim i vërtetë i PD-së, të vinin figura të reja, intelektual të rinj. 

Mund të ishte krijimi i një partie të re. Në këto momente nuk do ketë parti të re. Unë nuk jam pjesë e grupit parlamentar, jam përjashtuar. 

Gazment Bardhi më ka përjashtuar. Nuk i jam bashkuar mbledhjeve që ju përmendi, kam preferuar që të mos jem pjesë.

Njerëzit te opozita nuk shikojnë shpresë sepse ka një ngërç dhe nuk besoj se jemi alternativë në zgjedhjet e ardhshme. 

Unë propozoj që ne duhet të ndërtojmë një alternativë të besueshme, të bënim një rinovim total. Duhen figura të reja” – tha Shehaj.

I pyetur nga selia e Kuvendit edhe për vendimin e deputetit Agron Shehaj për t’u larguar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se e respekton vendimin e tij. 

Do të ketë zhvillime u shpreh Berisha, ndërsa shpjegoi se në mënyrë miqësore i ka pohuar deputetit Shehaj se kontributet e tij të pamohueshme marrin peshë me shumë se askund tjetër.

“Deputeti Agron Shehu është një deputet si çdo deputet tjetër, ka gjykimin e tij dhe në këtë aspekt respektoj mendimin e çdo deputeti. 

Unë kam folur, i kam thënë që respektoj vendimin e tij. I kam thënë në mënyrë më miqësore që ke kontribute të pamohueshme dhe kontributet tua më shumë se këtu nuk marrin peshë kund tjetër. 

Njeriu që nuk frikëson tjerët, nuk frikësohet vetë. Do ketë zhvillime”, tha Berisha.

13 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Sukses shume i madh i Deputetit Agron Shehaj, ka marre vemendjen e Lexhendes. Agron, ne qe mendonim se kishe disa vlera, te paralajmeruam te shkeputeshe nga kolera, sepse atij njerez si ty i duhen si guret ne lume per te dale ne bregun tjeter pa u lagur. Ti bere mire fazen e pare, kur dole menjehere kunder Lulit, por vajtja tek Foltorja e Saliut, ishte nje gabim i madh, re nga shiu ne bresher. Tani twe duhet te merresh me hallet e familjes Berishes, te gjesh nese ka pastruar para Argita apo jo, te gjesh pse fle ne nje vile Shkelzeni, dhe thote nuk eshte e tija. Po kur te fillojne allishverishet e Rezart Tacit me gjithe familjen e Saliut, kryesisht me Argiten, cfare do besh? Dil hapur , behu aleat me Drejtesine, vetem keshtu do te besojne populli, ti ishe zevendesuesi i Lulit, por Berisha nuk te donte dhe nuk ka per te dashur, kjo eshte nje plus per ty.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

      Pilo Lala, respekte. Je vërtet njeri me vlera, ne çdo komenteqe shkruan.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sahale-Shpellari

      Ik more dallkauk, shko e shif se mos gjen ca te moshuar e t'u vjedhesh kursimet e jetes me ato Calling Centers... Vemje, njeri i peshtir!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Taulant

        Jeni te gjithe te dhjere. Nese je me te vertete qytetar dhe pastaj politikan, jep dorreheqjen si dseputet qe njerzit te te respektojne.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Ndergjegjesohuni njehere more pisa kriminele !

          Ndergjegjesohuni mer njerez ! sic thote dhe vete z. Agron Shejat ! edhe pse me vonese ! Por cfare Alternative mund te jete nje Parti si PD kure krimet qe ka bere ( para themelimit si Spiune dhe njerez te degjeneruar duke ju sherbyher PPSH ) dhe pastaj kapercyhen dhe shfrytezuan rastin me ndimen e Diktatorit pis Ramiz dhe hyne ne lojen e Revolucionit Demokratik ! shikoni Historine qe nga 90 e deri me sote krimet te pa numeruara qe ka bere PD ! do mbajeni mend si Partia me e degjeneruar dhe me kriminele ne Historine e Shqiperise. Turp per secilin qe i ka sherbyer PD me ne krye Spiunin me te degjeneruar te kohes se vjeter dhe kohes se re !

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kadafi Sali do japesh dhogari per krimet !

            Kadafi Sali ne prage jo te vdekjes por ne prage tek Rec i Shkodres ! Sa fatekeqesi do jete nese vdes nga natura ! dhe jo ne Rec te Shkodres !

            Përgjigjjuni
            1. P
              Per ate nga Reci

              Meso te shkruash e te flasesh or ti nga Reci

              Përgjigjjuni
            2. K
              Keshilla per opoziten

              Agron Shehaj! Kam pasur shume simpati dhe vazhdoj te kem, edhe pse po me zbehet per shkak te qendrimit tend ne heshtje. Mbase ke frike pasi t’u qepen per te te falimentuar biznesin, apo dicka tjeter. Opozita vertet ka probleme madhore, por fillimisht duhet te bashkihet qofte edhe me Berishen, i cili duke si e vetmja alternative opozitare, pamvaresisht se as une nuk e besoj. Por ne, ne keta 30 vjet kemi votuar per te keqen me te vogel dhe kjo duhet bere edhe kete here. Figurat e reja duhen afruar, por nuk i ve shume faj Berishes qe eshte dyshues, pasi pushteti i Rames eshte aq i forte sa blen cdo “figure te re”! Sigurisht qe me Mulin nuk afrohet njeri. Opozita duhet te behet e besueshme dhe te shtrihet edhe ne jug te vendit. Te krijosh parti te re me lider te ri eshte e pamundur ne realitetin shqiptar.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Abdyl Hajredini

                Nga Zona e vrugtë NE DHE DON KISHOTI Pse “Don Kishoti i Mançës” është vepër letrare me vlera universale? Është sepse kudo ka pasur, ka ende dhe do të ketë tipa si Don Kishoti, pra pa përjashtuar edhe vendin e shqipeve. Imzot Don Kishot, qëndro e vepro i lirë e me shëndet në mesin tonë!

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Normale

                  Mendim I drejte Nuk ju beso njeri keshtu

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje