Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar marrëveshjen për emigrantët të arritur mes Shqipërisë dhe Italisë.
Basha kërkoi transparencë urgjente, ndërsa shton se interesi kombëtar është prioritet.
Pas kërkesës për interpelancë me kryeministrin Rama të lajmëruar më herët se tashmë është depozituar në Kuvend, Basha paralajmëron se këtë çështje do ta çojë edhe në Gjykatën Kushtetuese, për të kuptuar nëse bie ndesh me Kushtetutën e vendit.
“Sot Partia Demokratike ka dorëzuar një kërkesë për interpelancë me zotin Rama, për të shpjeguar para shqiptarëve këtë rrufe në qiell të hapur. S’ka pasur asnjë indikacion, asnjë tregues, që tregon se Shqipëria përmes qeverisë së saj, ishte e gatshme të merrte refugjatë të paligjshëm në territorin e vet.
Përkundrazi, ka reagime publike të zotit Rama që në Shqipëri nuk do të ketë kampe refugjatësh, dhe papritur kemi këtë angazhim i cili merret në titull personal, pa asnjë debat publik, pa asnjë diskutim me qytetarët, pa snjë diskutim me përfaqësuesit e qytetarëve në parlamentin e Shqipërisë. Interpelanca ka për qëllim të ofrojë transparencë, çfarë po bëhet, me çfarë kushtesh po kërkohet të merren këto njerëz, çfarë kushtesh ofron Shqipëria, pse po bëhet kjo?
Por e gjitha ka një kontekst shumë të dhimbshëm, ndërkohë që shqiptarët largohen, ndërkohë që kjo qeveri përzë shqiptarët, nga ana tjetër po kërkon të mbush vendin, apo të mbush kampet me emigrantë të paligjshëm. Në një vend ku sundimi i ligjit është problematik dhe ku prania e emigrantëve të paligjshëm mund të kthehet në një burim rreziku për interesat e qytetarëve shqiptarë, e më tej burim rreziku për emigracionin e paligjshëm drejt Bashkimit Europian.
Nuk do të mjaftohemi vetëm me interpelanca, ndërkohe që do marrim informacionin e nevojshëm, do të përgatisim që këtë çështje ta dërgojmë edhe në Gjykatën Kushtetuese. Askush nuk mund të marrë vendime të tilla, pa u konsultuar me shqiptarët, qoftë përmes institucioneve, por pse jo edhe përmes referendumeve”, – shprehet Basha në deklaratën e tij.
Komentet, kreu i PD-së i bëri gjatë deklaratës ndërsa shpjegonte projektligjin e propozuar prej tij për vetting-un e politikanëve.
Vetingu i politikanëve për kryetarin e PD, është mundësi për të pastruar politikën dhe për të dëshmuar kush janë politikanët e korruptuar e kush jo, kush janë politikanët e lidhur me krimin e kush jo.
“Projektligji që është depozituar dje, është projektligji për vetting-un e politikanëve, pra ajo që ka ndodhur prej vitesh me gjyqtarët dhe me prokurorët, me punonjësit e policisë dhe me punonjësit e gardës, tani do t’i nënshtrohen dhe politikanët. Çfarë do të thotë? Do të thotë kontroll i përvitshëm i pasurisë së politikanëve, familjeve dhe rrethit të tyre shoqëror, me parimin ndiq paranë. Pra, për të konfirmuar që pasuria është e justifikueshme dhe e ligjshme, do të bëhet kontrolli i plotë dhe i detajuar i 140 deputetëve, 61 kryetarëve të bashkive, anëtarëve të qeverisë të zgjedhur me mandat kushtetues dhe një sërë drejtorësh të rëndësishëm të shtetit.
Aspekti i dytë i projektligjit për vetting-un e politikanëve, ka të bëjë me kontrollin e lidhjeve të papërshtatshme siç e quan kontrollin e gjyqtarëve apo të prokurorëve ose më mirë të themi lidhjeve me krimin e organizuar. Dhe për këtë, çdo politikan, çdo vit, duhet të vetëdeklarojë që nuk ka kontakte të papërshtatshme me botën e krimit. Kjo deklaratë pastaj kontrollohet nga autoriteti për luftën kundër korrupsionit, që është ILDKP e reformuar, që do bëjë edhe kontrollin e pasurisë, edhe kontrollin e pastërtisë së figurës. Për këtë të dytën, merret informacion nga shërbimet inteligjente, nga policia e shtetit, nga SPAK dhe nga BKH-ja.”, tha Basha.
Duke u ndalur tek lufta kunder krimit të organizuat dhe korripsionit, zoti Basha tha se ai dhe PD i japin mbështetje të plotë SPAK. Kush ka abuzuar me paratë dhe besimin e qytetarëve duhet të japë llogari.
“SPAK-u është mandatuar nga parlamenti i Shqipërisë, nga shqiptarët për luftën ndaj korrupsionit në nivele të larta. Ndaj në raport me SPAK, nuk duhet të ketë asgjë tjetër përveç mbështetje totale politike nga ato parti politike dhe nga ata përfaqësues të qytetarëve të cilët me të vërtet mbështesin opinionin publik. Mbështetja pa kushte për punën e SPAK-ut, është mbështetje për pastrimin e politikës nga korrupsioni dhe luftën kundër krimit të organizuar”, tha kreu i PD.
Dhe kur betohet ky....fillon luften nga fitorja ne fitorje..
Ne fillim trego ato 500 mije dollar nga e kane burimin , trego per kater viktimat para kryeministrise vazhdo me rrugen e kombit pasurimi i kunatit vilat dhe lidhjet e tua me familjen kriminale Berrisha. Kur ti kesh sqaruar keto beje beteje per afrikanet eshte e drejta jote
Po ti mer mut a nuk ishe emigrant i paligjshem kur shkove ne Hollande? Po Rama a nuk ishte emigrant kur shkoi ne France? Po qindra mijra shqipetare qe merguan ne Greqi, Itali, Amerike e ku di une cfare ishin? Pse nuk i perzune ato shtete? Sepse jane perendimore aty ku ne duam te bashkohemi o idiot! Ju keni mbetur mbrapa shpellare, por thuaj shyqyr qe pjesa me e madhe e popullsise eshte jo si ju dhe me Ramen ne krye viti 2028 e fut Shqiperine ne Europen e Bashkuar!! Unite Unite Europe!
Doli ky gjeli i tredhur .
heu bre ! basha don me u hap bythesh para Afrkaneve
Lulzim Basha, Une do te te besoja cdo fjale te diskutimit tend nese ti do jepje shembullin i pari me keto 3 ceshtje: 1- Te deklarosh qe e refuzoj pushimin e ceshtjes gjyqesore ndaj meje per dyshimin e abuzimit me fondet e rruges se kombit (pushuar me procedure). Kerkoj rihapjen e saj qe te me lejoj perballjen ne gjygj dhe pastrimin e figures sime. 2- Te deklarosh nen pergjegjsi penale se jo vetem nuk ke gisht ne vrasjen e 21 janarit, por edhe te japesh detaje si person kryesor ne dijeni se kush dha urdher per vrasjen e tyre (nese nuk jeni ju) 2- Te japesh shpjegime te qarta nje per nje si jane arritur te fitohen te gjitha ato shtepi dhe vila qe keni ne dispozicion , si edhe paurite a palujtshe dhe monetare te kunatit tend nese jan perfituar me ndikimin tuaj apo jo.
E ke gati shiringen
Luli ti vertet e pallove Salehun deri në kocke Por tani ki kujdes se ta derdh Rama , ta mbush plot. Shko qij ne familje Birisha ku je mesuar te qijsh.
Sa I zoti eshte LB per beteja e kemi pare shume here ku ka humbur perballe Rames
Ja edhe ky dylberi na u desh tani, me ca shashka për të bërë zhurmë. E harroi rap sheet-in e tij. Hajduti i tenderave te rrugës dhe bashkëpunëtor në vrasjet e 21 Janarit. Reforma duhet të të zhysi edhe ty dallkauk.
Bravo. Ke mbeshtetje e gjithe popullit shqiptar. Rame idiotit i eshte rritur mendja e kujton se shqiptaret do ta votojne gjithmone pavaresisht te keqijave qe i ben vendit. Por cdo gje e ka nje kufi. Nga votues socialist, tani vota ime do jete gjithmone kunder Rames.