
Juristi Kreshnik Spahiu tha se marrëveshja mes Ramës dhe Melonit, për emigrantët afrikanë nuk ka për t’u realizuar, pasi sipas tij ka për tu bërë pengesë Bashkimi europian.
Ai tha se nëse emigrantët afrikanë që kërkojnë azil në Itali, sillen në Shqipëri, atyre u shkelen të drejtat themelore të njeriut gjë që nuk kanë për ta lejuar gjykatat e Bashkimit europian.
“Kjo marrëveshje është e parealizueshme për shkak të ekspozitave të konventës europiane të të drejtave të njeriut. Kjo do të thotë se nuk vuajnë shqiptarët nga 30.000 afrikanë që do vinë, problemi është se atyre u shkelen të drejtat themelore të njeriut.
Ata kanë kërkuar azil politik në një shtet europian siç është Italia. Çdo kalim i dhunshëm drejt një shteti tjetër, ka vendime të disa gjykatave europiane që e hedhin poshtë. Unë mendoj se Rama me Melonin kanë luajtur politikisht, janë të dy xhongler ndërkombëtar”,-tha Kreshnik Spahiu në “Now me Erla Mëhillin”.
Nuk është puna aty por a ka këshilltar kryeministri, që ti thojne se këto janë veprime po prishin edhe imazhin e Shqipërisë si vend i hapur dhe atraktiv për turistat e huaj. E kupton qe Shqipëria po lakohet si Ruanda. Asnjë vend I Afrikës dhe as I rajonit të Mesdheut nuk e ka pranuar një gjë të tillë. Dhe po humb pikë edhe në sytë e BE duke bere qoka personale të pakoordinuara me pare me BE.
ishalla nuk behet kjo marreveshje, eshte e kohen dhe vendin e gabuar. si kemi asnje detyrim Italise deri ne kete pike.. mirenjohjen ja kemi dhene dhe do ja japim si popull edhe si shtet
Epo, ata afrikanë nuk janë azilante politikë. Janë refugjatë ekonomikë, që ikin nga varfëria, jo nga perndjekja politike; prandaj bie edhe pretendimi yt o Thpahi !
Bravo Kreshnik Spahiu, gjithmone me tru ne koke flet jo si disa gazetaruce qe duan vetem te degjohen. Shprehja xhonglere nderkombetare eshte kapaku per kete afere koti.