Telenovela poshtëruese mes Bardhit dhe Berishës: Natën bashkë kundër SPAK, ditën të ndarë se na sheh Amerika

21 Dhjetor 2023, 12:04Politika TEMA

Telenovela poshtëruese mes Bardhit dhe Berishës: Natën

Marrëdhënia mes Sali Berishës dhe Gazment Bardhit i ngjan një telenovelë më shumë se sa poshtëruese, ku secili prej të tyre është në garë me tjetrin se kush ta çojë poshtërimin më shumë.

Bardhi mungon në aksionet vetasgjësuese të Berishës, por e mbështet atë një ditë më parë në televizor dhe një ditë më pas në twitter.

Berisha e emëron atë si nënkryetar të “Rithemelimit”, mirëpo, nga ana tjetër, vendos deputetë mbështetës të tij që të shfryjnë të gjithë urrejtjen e Berishës ndaj Bardhit dhe deputetëve që e mbështesin.

Në daljen publike të një dite më parë, Gazment Bardhi deklaroi se ai mbështet çdo aksion dhe do të jetë në çdo protestë kundër Edi Ramës, mirëpo sërish ditën e sotme nuk mori pjesë në protestën e thirrur nga Sali Berisha.

Kontributi i vetëm që dha sot për “revolucionin” ishte çakmaku që i dha në seancë Flamur Nokës për të ndezur flakën, mirëpo, për dreq, Flamurit s’i ndez asnjëherë zjarri revolucionar.

Bardhi se SPAK-u nuk solli asnjë provë në Komisionin e Mandateve, mirëpo nuk i lejoi deputetët mbështetës të tij të jenë në të dhe ta mbrojnë atje ku duhet Sali Berishën, duke votuar edhe kundër heqjes së imunitetit.

Është e qartë se e gjithë loja e Gazment Bardhit është një përpjekje e dëshpëruar për të mbijetuar në tallazet e politikës, për të cilat, me ç’duket, Bardhi s’ka as b.thë për të rrezistuar me dinjitet.

Loja e kungulleshave që natën do jemi bashkë, duke firmosur kundër SPAK-ut dhe ditën do bëjmë si të ndarë se na sheh Amerika, është një karagjozllëk i përmasave ekstreme dhe tregon se paska raste kur të “rinjtë” e politikës i tejkalonkan në marrëzi dhe poshtërsi të “vjetrit” e saj.

Gazment Bardhi në pak kohë ka treguar se është më i vjetër se të gjithë të vjetrit dhe është konsumuar më shumë se sa do të konsumohej po të kishte 30 vite në politikë.

Si për ironi dhe për t’u tallur me demokratët, Bardhi edhe sot lëshoi një cicërimë në twitter.

Telenovela poshtëruese mes Bardhit dhe Berishës: Natën

6 Komente

  1. A
    Arbeni

    Ky është një KOKËHU.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Labi

      Njeri me dy fytyra i pa bese

      Përgjigjjuni
      1. U
        Ushtari.

        Per dijeni QKB ju lutem i jepni nje lucense per aktivitet privat gaz bardhit me objekt te aktivitetit :" Babaj i se vertetes e te drejtes." Jo per ndonje gje por ai eshte e vertete dhe e drejta dhe te gjithe duhet te bejne e te veprojne sic thot ai.A te rreh mendja shtrember mor shtrembesire e njere pa fytyre.O pisllek i pislleqeve.

        Përgjigjjuni
        1. T
          T

          Po cfar prisni nga bythqirat .ndonje gje te mire apo si e keni hallin .

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mbani mend...

            Bardhi e di qe nje dite do jete nen hetim nga SPAK, sa dikush ta akuzoje per vrasjen ne Elbasan.

            Përgjigjjuni
            1. Roberto

              Me kujtohet nje kenge qe kendonim dikur. Po citoj disa vargje te saj. "SA E MBAJTI BARI VESEN AQ E MBAJTI KURVA BESEN"' Keshtu dhe puna e Gazmend Bardhit. Nga nje ane e shkerdhen Luli dhe betohet qe eshte me te ndersa nga ana tjeter e shkerdhen Berisha me Co. Bytha ja zgjidh hallet Gazmendit prandaj luan si kurvat majtas-djathtas ne partine e vet.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje