
Nga Klevis Hoxhaj
Në një konferencë të karakterizuar nga mesazhet për “paqen e pakthyeshme”, u regjistruan dhe momente tensioni mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Shkak u bë deklarata e kreut të Qeverisë shqiptare se propozimin e tij për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe ia kishte dërguar Gjermanisë dhe Francës, të cilat sipas tij janë “kumbarët e marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës”.
Kësaj të fundit, Vuçiç iu përgjigj me një ton të vrazhdë se “në Serbi njerëzit zgjedhin kumbarët e tyre”, duke theksuar se “vetëm Serbia mund të propozojë Statutin e Asociacionit sepse kështu është sipas Marrëveshjes së Brukselit”, raporton “Danas”.
Kujtojmë që Qeverisë së Kosovës po i kërkohet propozimi i draft-statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, të cilin, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se e ka hartuar ekzekutivi kosovar, por – për arsye të panjohura – nuk po duan ta publikojnë.
Kosovës po i kërkohet që të fillojë urgjentisht zbatimin e nenit 7 të Marrëveshjese Bazë për normalizmin e marrëdhënieve me Serbinë, me të cilën parashihet një “nivel i përshatshëm i vetëmenaxhimit/vetëqeverisjes” për komunitetin serb në Kosovë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e përshkruajnë këtë si “detyrë urgjente” për Kosovën dhe një ndër “hapat ekzistencial” për aspiratat euro-atnantike të Kosovës. Tash, nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po pritet hartimi i një draft-statuti për këtë pajisje për serbët e Kosovës.
Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe vlerësohet të jetë një mekanizëm i madh për serbët – pas votës së kualifikuar, që për çështjet që prekin interesat e tyre, është një lloj vetoje – porse, atë po e kërkon një “palë e tretë” nën kontrollin e tij, me idenë e interferimit në një sistem të brendshëm.
Autoritetet kosovare kanë frikë jo për atë që paraqet legalisht ky instrument, mirëpo për faktin se çfarë ai mund të paraqesë në të ardhmen, gjatë implementimit praktik, me theks të veçantë, nga frika e krijimit të një modeli të ri të Republikës Serbe – entiteti serb në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Konferenca
“Mendoj se pas një dekade heshtjeje në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, të dyja palët kemi filluar të zvogëlojmë trashëgiminë e keqe politike dhe se në vitet e kaluara kemi treguar me rezultate konkrete marrëdhënie shumë më të mira mes popujve të dy vendeve”.
Kështu deklaroi fillimisht presidenti serb Aleksandër Vuçiç pas takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Ai tha se shkëmbimi tregtar mes dy vendeve nga viti 2019 deri në fund të vitit 2022 është rritur ndjeshëm, importi dhe eksporti, që përkon edhe me Ballkanin Perëndimor, por edhe marrëdhënie më të mira politike.
Vuçiç shtoi se me kryeministrin shqiptar ka biseduar për të gjitha çështjet rajonale, për procesin e Berlinit dhe se mirëpret angazhimin e Shqipërisë dhe kontributin personal të Ramës në Samitin e Berlinit.
“Ne kemi paraparë që në periudhën e ardhshme të kontribuojmë në mënyrë aktive në realizimin e qëllimeve nga plani i veprimit për tregun e përbashkët rajonal”, nënvizoi presidenti i Serbisë.
Kryeministri shqiptar Edi Rama falënderoi presidentin serb për mikpritjen dhe mundësinë për t’u takuar dhe biseduar.
“Kemi fituar zakonin që të shkëmbejmë hapur mendime, herë jemi dakord, herë nuk pajtohemi, por duhet të punojmë në favor të paqes. Duke qenë se kryeministrja nuk ishte e pranishme, ne kishim kohë dhe sigurisht pata mundësinë të diskutoja gjerësisht për tema si procesi i Berlinit dhe besoj se mund të bënim një plan të ri në mënyrë që Komisioni Evropian të hartonte një plan financiar në mënyrë që vendet tona të jenë në një treg të vetëm ekonomik”, tha Rama.
Siç shtoi ai, me tensionet që janë prezente në Kosovë, si ai ashtu edhe Vuçiç i shmangen shprehjes së opinioneve të tyre publikisht për të mos përkeqësuar situatën dhe për të mos “ta kthyer situatën nga rruga e gabuar”, por përkundrazi të shkëmbejnë mendimet e tyre mes vete.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Rama ritheksoi se e vetmja rrugë përpara nuk është rritja e tensioneve, por rruga e dialogut dhe rruga e marrëveshjes bazuar në marrëveshjen që del nga plani franko-gjerman.
“Nuk dua të përsëris në Beograd atë që thashë në Prishtinë kur iu drejtova autoriteteve kompetente, por dua të shtoj se askush nuk duhet të nënvlerësojë rrezikun e përshkallëzimit të tensioneve deri në atë pikë sa të gjendemi në një situatë të tillë që disa lëvizje të armatosura mund të ndërmarrin diçka që ne nuk mund ta lejojmë të ndodhë. Kjo do të na çonte në një situatë që mund të jetë e krahasueshme me Donbas-in, për të krijuar një territor brenda rajonit që do të na bënte të pamundur investimin e energjisë dhe do të çonte në pasoja të përmasave të paimagjinueshme për ta kthyer situatën në gjendjen që është”, theksoi kreu i Qeverisë.
Ai tha se situata e sotme mund të kontrollohet me pika të përcaktuara qartë me qëllim të shtensionimit, të cilat janë përcaktuar nga bashkësia ndërkombëtare.
Urojme per lajme te mira
Rama po ben te pamunduren qe gjerat te shkojne mire
Interesat duhet te jene te perbashketa
Rama ka te drejte ne cdo rast dhe vucici te reflefktoje e ta mbylle ceshtjen e kosoves
Gjithmone rama ka mbajtur qendrim per kete ceshtje dhe insiston per paqe
Vucici mos ta zgjase kot kete ceshtje por ti jape fund sa me pare
Situata ne rajon mund te zgjidhet vetem duke biseduar dhe jo me dhune
O te mjer jeni ju qe nuk i njihni se kush jan serbet, un jam 70vjeç, dhe edi vetem nji, serbi mer vesht vetem kur ja then hunden, ateher ul koken dhe bie dakord, perndryshe ka me lujt bashk me Europjanet me Shqiptaret si maca me miun.
per te miren e te dy shteteve vucici duhet ta ndaloje kete konflikt
Rama ju keni zgjedhur politiken e duhur bravo per qendrimin qe po mbani.
Rama ju jeni nje lider i madhe dhe lideri i duhur per te gjithe Shqiptarin????
Je i detyruar si ceco o vucic ti pranosh kumbaret se ndryshe do maresh fund
Vucici si koqe kandari qe eshte kujtoj se eshte lider ne ballkan , po per 4 ore ta harroje qe i ekziston me serbia nqfs nuk pranon kushtet e BE dhe “kumbareve”
Bravo zoti Rama, duhet dialog dhe komunikim midis palëve dhe vendeve të rajonit të Ballkanit për stabilizimin e situatës në rajon
Pune pederastesh .
Nga ky takim perforcoj konkluzjonin qe kam deklaruar para dy vjetesh. Serbia nuk levizeni as nje millimeter nga pozicjoni i saje mbi teritoret me shumice serbe. Te gjitha ecjejaket e Aleatve per te ctensjonuar situate, midis Serbise e Kosoves, Vucici I kthehu nul. Kumbarve tani u kane ngelur gersheret ne duar e te qethin vehten e tyre.
Mos i besoni ato "Tensionet" or te shkrete, se me Vuckon kam nje vellazeri te vertete / Se Serbia e tij ate PKSH ne 1941 na e krijoi, qe PPSH der 1991e pastaj PS udheheqja e emeroi /
Qenke rota e palles shoku , bjeri vetes pas se nje dit do te varin kanacet e konservave ti terheqesh ....sinqerisht po ta them , je komplet rot kari ...
Mos u merzit se e ka Putinin, ne nuk kemi putina, i kemi veç puthador.
zoti Rama tregohuni me diplomat ju lutem.... ne fillim pune e vendit tend pastaj me diplomacine jashte.., ne kemi jetuar dhe pa serbet.
Shume i sakte.....
Rama eshte danoc. Rama eshte me i duhuri per te tilla takimesh
Kurti duhet ta respektoj ramen sepse vetem ramen ka
Si Kurti si Rama jan sikur Fadili dhe Enveri mjer na Shqiptaret deri kur dot vubm.
O Ram carapekuqi! Vuciqi dhe Kurti luajne me ty. Te perdorin si top ping-pong. Njeri thote se kumbaret i zgjedhim vete kurse tjetri ankohet se pse Evropa preferon Serbine per kumbar. Albini dhe Vuciqi jane dashnore te vjeter, qe nga koha e burgjeve dhe ndoshta edhe me heret dhe ti je thjeshte nje dashnor aksidental, sepse beson se dashuria vjen nga carapet e kuqe. Kurti dhe Vuciqi dine se cduan. Ata duan Kosoven ne “zagerljaj” te Serbise dhe ti je thjeshte jashte loje…
???????????????? bravo.