Pse po shtyhet gjyqi ndaj Fatmir Mediut?

7 Korrik 2023, 19:20Politika TEMA

Pse po shtyhet gjyqi ndaj Fatmir Mediut?

Nga Edmond Hoxhaj

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të premten më 7 korrik të shtyjë për për të pestën herë seancën lidhur me procesin penal në ngarkim të ish-Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për përgjegjësinë e tij në ngjarjen tragjike të vitit 2008 në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Shtyrja u krye pasi avokati Dorjan Matlija nuk u legjitimua nga gjykata si avokat i 109 të dëmtuarve apo trashgimarëve ligjorë të viktimave në tragjedinë e Gërdecit, për të cilët kishte paraqitur prokura të posaçme përfaqësimi të nënshkruara vite më parë.

Në seancën parardhëse më 22 qershor, gjyqtarja Irena Gjoka pranoi përfaqësimin nga avokati Matlija të tre familjarëve të viktimave, ndërsa e shtyu seancën për verifikimin e prokurave për 106 të tjerë.

I pyetur nga gjykata të premten, prokurori i pranishëm, Klodian Braho u shpreh se vetëm një prej 109 personave që kanë lëshuar prokurë nuk rezultonte të kishte pasur dëme apo të ishte trashëgimtar ligjor i ndonjë prej viktimave të Gërdecit. Lidhur me këtë rast, avokati Matlija shpjegoi se zonja e cila ka lëshuar prokurën, atëherë ka qenë shtatëzënë dhe ka humbur fëmijën.

Fatmir Mediu nuk ishte i pranishëm në seancë. Ndërkohë, përfaqësuesit e tij ligjorë, avokatët Henrik Ligori dhe Ardian Visha ngritën pretendime ndaj vlefshmërisë së prokurave. Sipas Vishës, prokurat janë lëshuar shumë vite më parë dhe se disa prej tyre janë përpiluar për fëmijë të mitur nën kujdestarinë e prindërve, ose në raste të tjera janë nënshkruar nga individë në moshë të madhe që duhet verifikuar nëse jetojnë ende.

Avokati Matlija vërejti se proceset gjyqësore zgjasin me vite dhe se në këtë rast çështja në fjalë vijon prej 15 vitesh, ndërsa prokurat nuk kanë më shumë se 10 vjet. Sipas tij, nuk ka kuptim që të ripërsëriten dhe duhet të konsiderohen, pavarësisht datës kur janë lëshuar.

Pasi u tërhoq për verifikim të prokurave, gjykata konstatoi të meta dhe ftoi avokatin që të kryejë korrigjimet përkatëse.

Në këtë moment, Matlija deklaroi revokimin e kërkesës së tij për përfaqësimin e personave që kanë lëshuar prokurë, por që nuk janë të pranishëm. Ai tha se për procesin është e mjaftueshme përfaqësimi i familjarëe të viktimave që janë në sallë dhe kërkoi që të vijojë gjykimi.

Edhe prokurori Klodian Braho kërkoi legjitimimin e mbrojtësit të familjarëve të viktimave dhe të të dëmtuarve

Në vijim, avokati i Mediut, Ardian Visha kërkoi që të njoftohen të dëmtuarit dhe familjarët e viktimave për revokimin e avokatit të tyre. Matlija theksoi se kërkesa për revokim ishte kryer vetëm për shkak se nuk donte shtyrje të procesit.

Pasi u tërhoq, gjyqtarja Gjoka konstatoi se prokurat janë lëshuar në kohë të hershme, se një pjesë e tyre ishin lëshuar për përfaqësime në procese civile, ndërkohë që disa prej autorizuesve kishin qenë të mitur. Bazuar në këto rrethana, ajo vendosi të mos e legjitimojë avokatin Matlija si përfaqësues të të dëmtuarve apo trashëgimtarëve ligjorë ku janë konstatuar të metat, si dhe të bëhet njoftim me anë të shpalljes publike për të lajmëruar të interesuarit për këtë fakt.

Në vijim, Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi të shtyjë seancën për më datë 18 korrik, në orën 14:00.

37 Komente

  1. T
    Tytka

    Çështë kjo drejtësi ky tipi duhej rras brënda me kohë,por mbeti studio më studio duke bërë karshilliqe....a pis burrë

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Gjykatat plepiste të malokut non grata, do kishin kishin shkatërruar çdo shtet normal . Shqipëria akoma Nuk ka falimentuar se ka akoma trafikun e droges dhe emigracionin.

      Përgjigjjuni
    2. 1
      1

      Lojrat e gjykates.Ne fund vendimi do jete:3 vjet burg i konvertuar me 200 ore pune ne komunitet.Kaq vlejne 26 jete te humbura dhe miliona euro deme materiale

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Po,po! I ketij mendimi jemi edhe neve se ne fund mbasi te mbarset mali do pjellin nje mi. Ne fund Mediu do denohet simbolikisht sa per t'i zene gojen te tjereve,me 3 vjete burg e konvertuar ne 200 ore pune ne komunitet. Shtyrja e seancave eshte e turpshem, se gjykata eshte e korruptuar dhe kerkon ta mbroj dhe jo ta denoi Mediun qe ka bere nje krim makaber. Parat jane te embella.

        Përgjigjjuni
      2. V
        Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

        Fatmir Mediu ka vene ne dispozicion te Mom Kukalesheve 2 milione euro kush e shpeton nga burgu. Ka futur ne loje shume aktore. Te shohim si do shkoje. Nese denohet Fatja , rrezikohet dhe Shkelzen Berisha. Kjo e fundit veshtire te ndodhe sepse Berisha ka kercenuar Ramen nese i ndodh gje te birit. Dhe Rama duke qene se eshte skerbythje po luan qe Fatmir Republikani te mos denohet.

        Përgjigjjuni
        1. t
          tironsi

          Me siguri qe keto gjona i di mire zotnija jote se me sa duket ke qene ndermjetesi midis Berishes e Rames. E keqja juaj more mik eshte se i besoni ne mengjes vete gomarlleqeve qe enderroni ne darke.

          Përgjigjjuni
        2. J
          Jeni

          ...Te thashe atehere o Fate , beje burgun sa je i ri, por nuk me degjove......e rende per ty te besh burg ne kete moshe......

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cubi

            Do bej leshin!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Mbas pickes se Eli fares. Aty po rreh atij. Ai e ka ne terezi. Sa te jen keta lloj gjygjtaresh fato rron sa huta e bardh,duke ber qejf me pickat.

            Përgjigjjuni
          2. L
            Lida

            Shqiptaret duhet ta kuptojne qe SPAK dhe gjykata e posacme jane me elemente berishiane dhe te kriminalizuar. Populli duhet te cohet per ti perzene me force nga zyra pasi nuk ka rruge tjeter mqse socialistet jane spurdhjake. Ky grup kriminal i drejtesise kurre nuk ka per te denuar fajtoret e vertete te Gerdecit, 21 janarit, Cez-dia, privatizimi klubit partizani etj.

            Përgjigjjuni
            1. A
              ATDHETARI

              Po cfare thoni more, po Fatja ishte i ftuar ne pritjen qe i bene Klintonit. Nga drejtesia edhe nuk mund te denohet, por mos harroni nje gje, denimi nga Zoti do te jete i pameshirshem. Zoti nuk harron, u vrane 26 viktima, u plagosen 300 vete e shume deme materiale. Per njerezit te pashpirt, Zoti nuk ka meshire. Si te duash aga Fatmiri, zgjidh e mer.

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jari

                Po futeni brënda këtë Fatmir Mutin, kalbeni në burg këtë Qën siç u kalbën 27 viktima në Gërdec, rraseni Qenin Mediu dhe Xeni e Sali Non Grada, Mortja në kokërr të Burgut.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tomi

                  Gjyqi shtyhet për të skaduar afatet.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    ELEKTORATI GRI

                    Fatta nuk do te denohet .Kulla e barit nuk do te digjet sepse me para kemi djegur Shtetin

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Perse ?

                      sepse i bien poturet saliut dhe e shkerdhejne ne By ne Rec

                      Përgjigjjuni
                      1. s
                        spata

                        Mediu eshte kyci qe hap deren e burgut per Shkelzen Berishen. Sot per sot Drejtesija shqiptare eshte e pa fuqishme te hap gjyq per familjen Berisha.

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Vranakonti

                          Mjer neve qe kemi kete drejtesi te korruptuar e te blere nga Sali Berisha. Bravo o Sali Berisha,je i zoti,je i forte,blen kedo dhe cilindo. Saliu del ne çdo vend dhe bene sikur e shane SPAK-un,gjoja se nuk po bene punen te denoi sa me shume nga PS-te.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            ABC

                            26 vetë te vdekur, nuk ka evidenca te mjaftueshme per SPAK-un.

                            Përgjigjjuni
                            1. Q
                              Qipi Dhasi

                              Unë ta vura\ti ma vure\ai ta vuri.......gjyqtare kurva,te kapur,te degjeneruar dhe tu shkerdhesh robte..

                              Përgjigjjuni
                              1. J
                                Jimi

                                Loje e poshter e kesaj drejtesie te korruptuar ! E vetmja zgjidhje mbetet vetegjyqesia, por tanime jo ndaj Medihoxhes, por ndaj gjyqtareve e prokuroreve te korruptuar, te cilet me vetedije dhe me vite po e cojne kete proces ne kalendat greke !

                                Përgjigjjuni
                                1. X
                                  XXXL

                                  He moj shoqja Majnure Jyri Kim e shikon cfare reforme muti ke bere ne padrejtesi, apo nashi ike erdhe si jevge e u largove si top-modele, te tjerave vari karet. Gjyqkimet shtyhen qe krimineli dhe hajduti Mediu te perfitoj ne zgjatje kohore dhe procesi te dale i pavlefshem, per shkak te kalimit te afatit kohor qe parashikojne ligjet ne Albanista.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. d
                                    duman tymi

                                    Duhet nje nderhyrje e fuqishme mnga shteti yne, nga gjykata nderkombetare,nga kancelerite boterore, o te futet ne bur Mediu, ose te futen gjyqtaret e korruptuar,kriminelet gjakpires qe sorollasin e tallen me viktimat

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Sali

                                      Akoma jane prokuroret e gjyqtaret e likes dhe Saliut .pale ky avokati mbrojtes I Mediut .o nene o nene

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Sali

                                        Akoma jane prokuroret e gjyqtaret e likes dhe Saliut .pale ky avokati mbrojtes I Mediut .o nene o nene

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Sali

                                          Akoma jane prokuroret e gjyqtaret e likes dhe Saliut .pale ky avokati mbrojtes I Mediut .o nene o nene

                                          Përgjigjjuni
                                          1. C
                                            Cubel Breca

                                            Shtrohet pyetja pse shtyhet pa fund,kurse un pyes pse keta qener gjygjtar tallin bythen me kete popull fukara. Pergjigja eshte e thjesht,nuk ka trima qe tjua shke..... robt ku i kan e ti zhdkin nga mosha 5 vjec e lart dhe pastaj shihe drejtesin. Se jan gjygjtar plepista te pregatitur nga sali qeni per hesapin e tij.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. Z
                                              Zgalem

                                              Gerdeci ka qene dhe mbeti pretnca e drejtesise shqiptare . Ky eshte gjyqi me i qarte , qe ka njohur bota . Po sorrollatet , per ta delegjitimur . Po qe se del skifo ,kjo gjykate duhet te shkrihet . Me qe e ka lene ne ora 2 . Dyshohet , per falje te turpeshme . Zgalem

                                              Përgjigjjuni
                                              1. G
                                                Gurabardhi

                                                Hë, hë, Mediu, nëse do të ishte nga ata të PS, tani do të kishte kryer të pakktën dhjetë vite burg. Eshtë i Berishës, prandaj nuk është denuar dhe, sigurisht, nuk do të denohet.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. U
                                                  Ujku Plak

                                                  Shqipetaret e kan Shkruajtur vet Fatin e tyre. Jemi nje Kombe dhe Popull qe kemi lindur per te vuajtur. Nuk dua te shkoi me para, por nga Mbreti Zogu i Kurves: Mashtrues, Hajdut etj… qe u be Mret me Mbeshtetjen e Serbeve, fundi dihet, mori Floririn dhe e la neper Bote. Enver Hoxha: Nje Alabak me te Shkuar te Erret, behet Diktator ne Shqiperi, i vrau dhe Fukarallosi Shqipetaret sa qe arrten te Hanin Buk Misri te Shoqeruar me Buk Gruri ( Buka e Grurit si Gjelle, dhe te kuptohemi jo te gjithe) . Ne 90, iku Diktatura, erdhen ne Pushtet Njerezit e pa Ftyre, te pa Shpirte, te Lige qe nuk njihnin Kufij, zhgejim total per ata qe, Protestuan, Sakrifikun dhe u Masakruan ne Protesta. Ashtu si ishin te Lodhur dhe Dhunuar, i gjeten Forcat per te Rrezuar Pushtetin Kriminal dhe te Korruptuar te Kriminelit Berisha me 97. Çfar solli 97? Nje Qeveri te Korruptuar, me ne Krye Tos Bixhoziun, Alabakun etj… Me 2005 doli KOPI i famshem me Djem e Vajza qe kishin Studiuar Jashte, dhe me Kultur Perendimore, Rezultati: Ishte e gjitha nje Loje e Dyshes Mafioze Berisha-Mutaj, qe edhe ato pak gjera qe nuk i kishte shkatarriar Nano me Alabaket e tije, se nuk ju doli Koha, e ben keta te Dy. Me 2013 vje Ripjellja, me qe e gjeten Shtetin te mbyt me Borxhe dhe nuk kishte gje per te vjedhur, Shpiken Investitoret Strategjik, te Cileve ju dha Pronat Publike, Vendet me te mira dhe Bukura Falas, por dihet qe te merrje prona te tilla, duhej te dergoje disa Milona Euro dikut, ose disave. Ku na sjell kjo Histori nga Zogu i Kurves, deri te Ripjellja e sotme? Na sjell te Fate Mafiozi qe nuk Denohet per Krimin dhe Abuzimin qe ka bere. Djali i Deputetit, ne mes te Dites dhe jo vetem, masakron Njerezit pse ankohen per te drejten e tyre. Sistemi i Drejtesis i kalbur dhe bastarduar, Sistemi Shendetesor po ashtu, Sistemi Arsimor po ashtu etj…Shpresoi te ja kem futur kote, dhe Shqiperia te behet, te drejtohet nga Intelektual qe kan Norma dhe Mbartin Vlera.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. P
                                                    Pensionisti i Porcelanit

                                                    Sistemi gjyqesor ne Shqiperi duhet te funksionoje me te pakten 3 prokurore dhe tre gjyqtare , ndryshe nuk i dilet Perbindeshit te Vicidolit, kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Vuk Berishes e Co.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. ?
                                                      ????????????????????????

                                                      E KUPTONI SA PARA PAGUAN FATMIR MEDIU PER DREJTESINE; E KUPTONI SA PARA KA VJEDHUR MEDIU KUR KA QENE MINISTER; E KUPTONI QE KY MOSTER, KRYETAR PARTIE PA ANETARE KA 30 VJET QE KA HEDHUR RRENJE NE PARLAMENT SEPSE E MBRON PLAKU MERE. KJO ESHTE DREJTESIA SHQIPTARE????????????

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. S
                                                        Sokrati

                                                        Lojera te ndyra, qe rendojne mbi shpirtin e viktimave te pafajshem dhe te familjareve te tyre, te cilet mashtrohen nga ''drejtesia'' e plepave dhe parate e kllounit fatmir mavriu, jo fatmir mediu. Sido qe te jete emri i tij, ai eshte thjesht nje i pafytyre, pa moral dhe i pashpirt. Sa here qe del neper ekrane e gazeta, jo vetem familjareve te viktimave, por edhe çdo qytetari te thjeshte fytyra e tij i ngjall neveri...

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. Q
                                                          Qafa e Llogarase

                                                          E denofte Zoti ku I dhemb me shume ,se ishin femije ata qe dergjen nè dhe...se SPAKU eshte me pushime

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. S
                                                            Sokaku

                                                            Gjyqi po shtyhet sa të plotësohen afatet për mbylljen e çështjes.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. E
                                                              ELEKTORATI GRI

                                                              Gjygji po shtyhet sepse Fakja nuk do te denohet duke shfaqur dobesin e drejtesise ndaj Krimineleve me apo pa pushtet.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. T
                                                                Trotski

                                                                O SPAK ! Rraset Mrena nje Gjynahqare per nje arke me Peshk dhe po talleni me Miletin per Fate zagarin ,qe eshte fajtor Eminent per Ngjarjen e Gerdecit Perfshire dhe Sy-Peshkaqenin Zen

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. Y
                                                                  Yp xhixhi

                                                                  O popull.50 vjet komunizem, u vrane e u prene familje te tera. Asnje nuk u denua sic duhej. Cfare prisni dhe ne keto 50 te tjerat?! Hapni dosjet dhe tregojuni njerezeve qe ata plera qe na vrane e prene per 50 vjet jane po ata qe do na vrasin ne te ardhmen.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. PER ATDHETARET PA ATDHE.

                                                                    Xhixhi po ata si Koci XOXO Abdyl Kellexi Beqir Balluku Petrit Dume Liri Gega Dalip Ndeu Rahman Parllaku ect ect a nuk u vrane e u burgosen nga diktatura ???

                                                                    Përgjigjjuni

                                                                    Lini një Përgjigje