Rama krah Abazoviç: Një mik gjithnjë e më i afërt, duam paqe në rajon. S’kemi nevojë për heronj të rinj

7 Korrik 2023, 16:46Politika TEMA

Rama krah Abazoviç: Një mik gjithnjë e më i afërt,

Kryeministri i vendit Edi Rama ndodhet sot në Mal të Zi, ku zhvilloi takim me homologun e tij Dritan Abazoviç.

Në konferencë të përbashkët me kreun e qeverisë malazeze, Rama deklaroi se dy ishin temat kryesore që diskutuan sëbashku, Procesi i Berlinit dhe samiti i ardhshëm i NATO-s.

“Ishte si gjithmonë kënaqësi e veçantë jo sepse kështu e kërkon diplomacia të thuhet, por sepse sa herë takohem me Abazoviç me mikun tim gjithmonë e më të afërt s’është një kënaqësi sepse Dritani është ndër të paktët që në këtë lagjen tonë në zemër të Evropës e sheh politikën si qytetar, dhe jo si përfaqësues i një etnie.

Kjo është diçka sa e rrallë aq e çmuar. Diskutuam për temat që janë dhe arsyeja e vizitës time, nga njëra anë Procesi i Berlinit, e nga ana tjetër samiti i ardhshëm i NATO-s, ku Shqipëria dhe Mali i Zi janë sëbashku anëtarë, ka qenë një ditë e shënuar për ne kur Mali i Zi u bë vend anëtar, gjë për të cilën ne kemi qenë avokatë të zëshëm qysh në krye të herës.

Historia tregoi se Mali i Zi u anëtarësua në NATO dhe për ne është e rëndësishme që në këtë samit të kemi një qëndrim të përbashkët, duke qenë të vetëdijshëm që falë të gjitha nismave që kemi ndërmarë jemi në një fazë tjetër dhe brezat nuk do na e falnin kurrë që ne të mos bënim përpjekjet tona.

E informova kryeministrin dhe ekipin e tij për procesin po përpiqemi të bashkojmë midis përpjekjes që tanimë është në proces në Komisionin Evropian për një plan të ri financimi për rajonin dhe procesit të Berlinit ku dua që ta shfrytëzojmë samitin e Tiranës me një qëndrim të unifikuar lidhur me planin dhe ku synimi duhet të jetë që të kemi mbështetjen e plotë të Gjermanisë. E informova dhe për një takim informal, drekë punë më 17 Korrik në Tiranë bashkë me përfaqësues evropian.”

Rama theksoi në fjalën e tij se ai dhe Abazoviç janë të gatshëm t’i kundërvihen çdo lloj konflikti në rajon, pasi Ballkani Perëndimor shtoi ai ka nevojë për inovacion e zhvillim.

“Çdo gjë që provokon sherr dhe ushqen konflikt në rajonin tonë, ngado që të vijë për ne është problem dhe ne nuk jemi në asnjë mënyrë të gatshëm të bëhemi pjesë, por përkundrazi do i kundërvihemi. Duam një paqe që të funksionojë për njerëzit dhe që ata të kenë më shumë shanse, mundësi, punë e të ardhura dhe jo më shumë përralla e historia heroizmash.

Ne nuk kemi nevojë për heronj të rinj në rajonin tonë, por modele të reja që frymëzojnë të tërë se si të jemi më inovativë, efiçentë, si t’i forcojmë ekonomitë tona, të rrisim aftësitë e njerëzve tanë për të përballuar një botë që bëhet gjithnjë e më vështirë e komplekse.”

4 Komente

  1. U
    Une

    E pra, shtjellimi dhe sqarimi dhe zgjidhja e plageve te historise quhet perralle per ty - populli i thjeshte ate do e derisa te ndodhe s'do te kete KURRE paqe - sherrin e shkaktoni ju qe i shtypni keto probleme sikur te ishin te gabuara e Shpirti i Shenjte i Zotit s'e duron zgjidhjen tuaj e SHPERTHEN!!...S'keni cfare t'i beni, keto jane faktet e jetes qe ju nuk doni t'i pranoni, ju jeni ne lufte me Zotin!!....

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Per cfare paqe sikur te ishim ne lufte apo do na bej lufte Serbia...... o idjot, ate pasqyrohe ne zhgaravinat qe ke ne zyre.,.....dhe mjaft luajte piskopatin dilerantin Global....

      Përgjigjjuni
      1. L
        Luani

        Eshte vërtete kënaqësi të shikoshë kryeministrin e malit zë zi me Edj Ramën , të dy burra shteti, me qytetari td theksuar perendimore .

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arjan

          LUAN ESHTE FATKEQSI KUR KRYEMINISTRI SHQIPTAR TRADHTON SHQIPERINE ,NUK E DI CFARE DENIMI KA PËR TE.POR KY MORI I VOGEL I MALIT TE ZI ESHTE NJE VEGEL E SERBISE ,ISHTE KY TRUPSHKURTER POR EDHE MENDJE SHKURTER QE ME POLICI FUTI POPIN E KISHES SERBE NE MAL TE ZI PATI DHE PROTESTA .KUJTOJNE KETA HORRA SE DO JA HEDHIN KOLLAJ,PA U LAGUR.ME THUAJ ME KE RRI TE THEM KUSH JE.

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje