Rama nga Bosnje-Hercegovina: Po përgatisim hapjen e ambasadës shqiptare në Sarajevë, qytetarëve të Kosovës të ju mundësohet lëvizja e lirë

7 Korrik 2023, 12:33Politika TEMA

Rama nga Bosnje-Hercegovina: Po përgatisim hapjen e ambasadës

Në kuadër të turit ballkanik, kryeministrit Edi Rama u ndal mëngjesin e kësaj të enjteje në Bosnjë Hercegovinë, ku mbajti dhe një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryetaren e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhd Hercegovinës, Borjana Krišto.

Rama tha se shumë shpejt do të ketë një ambasadë në Sarajevë. 

Kreu i qeverisë theksoi se janë të interesuar që marrëveshjet e Procesit të Berlini të nëshshkrhen dhe lëvizja e lirë të mundësohet edhe për qytetart shqiptarë të Republikës së Kosovës, pasi politika duhet t’u shërbejë qytetarëve pa dallim.

“Dëshirojmë t’i forcojmë mardhëdhëniet me Bosnjen dhe jemi duke përgatitur hapjen e ambasadës e Republikës së Shqipërisë në Sarajevë. Në Bosnje jeton një komunitet shqiptar dhe më vjen mirë të them që komuniteti boshnjak në Shqipëri i ka të garantuara të drejtat e veta gjuhësore, kulturore, fetare që janë të garantuara në ligjin e minoriteteve të republikës së Shqipërisë.

Nga ana tjetër nuk është sekret që Shqipëria mbron edhe interesat e shqiptarëve në Kosovë dhe në vende të tjera dhe unë ia thashë edhe kryeministres që jemi të interesuar që marrëveshjet e Procesit të Berlinit, dhe marrëveshja për lëvizjen e lirë me kartë identiteti për qytetarët shqiptarë të Kosovës të mundësohet sepse është e pakuptimtë që të kemi problematika të kësaj natyre ndërkohë që politika duhet të shërbejë”, tha Rama.

 

15 Komente

  1. I
    Igli

    Bravo z.Kryeminister, kjo eshte nje arritje e cila do te sjelli zhvillim tek gjithsecili. Ky eshte gjithashtu nje progres real???????? Pergezime ❤️

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bleon

      Je i papare

      Përgjigjjuni
      1. L
        Luis

        Me behet qejfi qe ke mbajtur qendrimin e duhur

        Përgjigjjuni
        1. I
          Irli

          Po ben gjene e duhur zoti Rama

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rina

            Urojme te arrihet qe te hapet nje ambasade ne sarajeve

            Përgjigjjuni
            1. E
              Erisa

              me hapjen e nje ambasade levizja e qytetareve do te jete e lire

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nga ministria e perjashtme.

                Thuj do e RIhapesh o Karo! Se Shqiperia ka pas ambasade ne Bosnje por e mbylle ti ne vitin 2014. E mbylle sepse nuk doje qe atje te ishte nje kosovar si ambasador. ( F Gashi). TQR

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xhuli

                  Nje lajme shume i mrekullueshem dhe me shume vlera nga ana juaj zoti Rama.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Klev

                    Nje lajme shume i mire per te gjithe Shqipetaret per tu duartrokitur ????????

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Joni

                      Vetem rama di te thote gjera te tilla te nevojshme dhe te duhura

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Ersi

                        Qendrimi qe keni mbajtur tregon se sa diplomat jeni

                        Përgjigjjuni
                        1. e
                          endi

                          Keto behen vetem fal vemendjes se madhe qe kushton Rama ne kete teme

                          Përgjigjjuni
                          1. m
                            mondi

                            Rama po perdore politiken e duhur ne cdo moment per tema te ndryshme

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Ne Bote Krizat do thellohen ne gjithcka e ky ?

                              Ky mbasi i rriti trefishin rrogen Derrave te Kopese ne Parlament ,ngaqe sdo me dit fare se si e perballon jeten qytetari ,pensionisti shqiptare , ne vend qe te bente tev kunderten ,kursente cdo shpenzim ne Administrate e Parlament te Deputeteve me Maskarenje e te inkriminuar ne Bote dhe rrogen t'ja rriste vetem shtreses se mesme ,mesuesve ,ndetuesve ,pensionisteve , dhe mbyllte Ambasada aty ku duhej per t'i dhene nji hov shprese qytetareve shqiptare ,qe te perballojne Krizen qe sapo ka filluar me medikamentet dhe do thellohet ke ushqimet (jo ato te skaduara qe kan dekada magazive te vendeve perreth natyrishte ) _c'ben Don Kishoti jon ; Marrshon e i ben paret e buxhetit rrushe e kumbulla ,pa menduar aspak per popullin . Let'na thot dikush se : C'dreqin i duhet Shqiperise nji Ambasade ne Bosnje ? Lidheni te Marrin se ka dal jashte gjithe Kosrsive . (po mucin e coj Ambasadore ne Zvicer ky Don Kishoti ? haaaaaaaaaaahahahah pika qe s'i bie te Lajthiturit KM

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Procesi i Berlinit

                                Marrëveshja për lëvizjen me letërnjoftime është nënshkruar nga 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Heqjen e vizave për Kosovën po e kundërshton Republika Serbska e Dodikut. Kështu edhe Procesi i Berlinit mund të dështoj për shkak të serbëve.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje