
Mero Baze, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka analizuar figurat kryesore politike të Shqipërisë.
Për Ilir Metën, Baze tha se është një nga politikanët më luftarakë, që ka bërë beteja shumë të forta dhe që është më i vërtetë se Sali Berisha, por e pëkufizoi si një person bipolar dhe që gjithmonë ka vuajtur nga ideja se PS nuk e pranoi asnjëherë.
Baze deklaroi se Meta gjithmonë e ka parë Sali Berishën si të ardhmen e tij politike dhe ka vepruar i diktuar nga ideja se si të marrë pjesë të së majtës për t’i çuar tek e djathta.
Baze tregoi edhe një histori nga zgjedhjet e vitit 2009, ku ishte takuar me Metën para se ai të bënte koalicion me Berishën dhe më pas Meta e përdori tëkimin për ti dhënë sinjale Berishës se “nderi”, pra koalicioni, kishte një çmim.
Ylli Rakipi: Ilir Meta, një njeri shumë i fortë dhe shumë i paqartë. Si e shpjegoni ju Ilir Metën?
Mero Baze: Në raport me Sali Berishën, Ilir Meta është një politikan më i vërtetë, më i vërtetë brenda vetes, nuk i ka këto auto-sugjestionet e Berishës, nuk shpik realitete të cilat nuk ekzistojnë. Kur vepron, kur bën llogari dhe hidhet në betejë, i llogarit faktorët ashtu siç janë.
Ilir Meta, kam frikë se ka një problem shëndetësor, është bipolar, në sjellje. Kjo është një sëmundje që duhet të kurohet.
E njoh shumë mirë nga afër, e njoh shumë mirë si mik, si kundërshtar, e njoh si armik, në të gjithë pozicionet. Ilir Meta është një nga politikanët që po të tregoi një ngjarje, e tregon më mirë se të tjerët, ta tregon me detaje, nuk e ka fantazinë e të gënjyerit, e të bërit të ngjarjes si të duhet ty.
Ilir Meta ka aftësi të forta organizative, që nuk i ka Sali Berisha, siç i ka Ilir Meta. Është edhe njeri betejash, që ka bërë beteja shumë të forta për të mbijetuar. Këto beteja natyrisht e kanë bërë edhe pis, e kanë keqpërdorur, e kanë vënë në pozita të vështira psiqike përballë shoqërisë shqiptare.
Është një politikan fatkeq, që vuan ndjenjën që nuk e përfilli kurrë partia e madhe ku hyri, nuk u bë kurrë partia e tij, Partia Socialiste dhe iu desh të mbijetonte në politikë duke shkëputur një copë prej saj, duke krijuar një fraksion politik, për t’ja çuar të djathtës.
Nga pikëpamja politike, Ilir Meta është një renegat i së majtës shqiptare, jo se ka këputur një copë dhe ka ikur, sepse ajo është burrëri që ka bërë, sepse ka bërë betejë për atë çështje. Meta e ka kuptuar që nuk është kurrë e vetja Partia Socialiste, kurrë nuk e kanë gëlltitur dhe pranuar.
Qysh në fillimet e tij, kur ishte në krye të forumit rinor, ai në mendjen e vetë, në objektivin e vetë afatgjatë, bëri aleancë me Sali Berishën. Ishte njeri i dorëzuar te Sali Berisha qysh në opozitën e parë të viteve 90’. Jemi dëshmitarë, se si ai edhe nëpërmjet nesh, bashkëpunonte me Sali Berishën. Ishte i bindur që e ardhmja e tij politike ishte Sali Berisha.
Meta pati një moment reflektimi dhe iu duk sikur u bë figurë e rëndësishme e PS kur u bë aksidentalisht kryeministër në vitet 2000 dhe të gjithë kompleksin që kishte ndaj Berishës, që kishte bashkëpunuar me të, që kishin bërë plane si të linin Nanon në burg dhe të merrnin pushtetin bashkë, e mori dhe bëri atë gjestin radikal që e arrestoi Berishën, për të pastruar historinë e tij dhe për tu dukur.
Ishte gjest i fortë, që nuk kanë këllqe të tjerët ta bëjnë, ai e bëri sepse ai është i vendosur në rrugën e tij si politikan. Pastaj kur e pa që PS e rrëzoi, përsëri u dorëzua te Berisha dhe nuk u nda më. E gjithë jeta e tij politike është si të funksionojë nga e majta për të patur një koalicion me të djathtën.
Mbaj mend një moment shumë personal në zgjedhjet e 2009. Unë e dija që PS nuk i fitonte dot e vetme pa LSI-në. Isha nga të paktët vetë, 2-3 vetë që rrinin afër Edi Ramës, që i bënim presion që të bënte koalicion me Metën.
Natën e fundit, mbaj mend një darkë, ku Rama tha duhet ta bëjmë, me kuç e me maç të mblidhemi, por të nesërmen reflektoi, këto historitë, Gjinushi që e donte dhe nuk e donte… Mendoi se mund t’ja dilte edhe pa Ilir Metën, që është një nga gabimet e tij fatale të asaj kohe, sepse edhe historia e Ilir Metës mund të ishte edhe më ndryshe.
Ilir Meta doli më vete dhe unë e kam mbështetur fort, sepse më dukej një njeri që po bënte një betejë që duhet të mbijetonte. Ishte në të drejtën e tij. Ishte shkëputur nga PS në 2005, kishte betejën e parë të madhe pas shkëputjes.
Rama ndjente që Meta do ta kushtëzonte fort dhe do ti merrte një pjesë të pushtetit, por u detyrua t’ja jepte atë në 2013.
Kur mbaruan zgjedhjet dhe dolën 69 mandate Berisha, Meta 4 dhe 66 këta të tjerët. Mua më thërret Ilir Meta në telefon dhe më thonë a mund të takohemi. Më tha, çfarë të bëj unë tani, jam në hall. I thashë nuk ke ç’bën tani, do të shkosh me Partinë Demokratike, por ti duhet të qëndrosh besnik, për premtimin elektoral që ke dhënë që Ramën dhe Berishën nuk i bëj kryeministra.
I thuaj Berishës do të bëhemi bashkë, por jo ti kryeministër, një njeri tjetër nga PD.
Ai u pre në fytyrë dhe bënte këto gjestet, që kjo është shumë e rëndë. Pas dy orësh bënë deklaratë, bënë qeverinë.
Kur pas dy ditësh, del dhe thotë që në minutat e fundit më dergoi Edi Rama njërin që më tha merr 40 milionë euro vetëm mos shko te Berisha. Ky i binte të isha unë. Në fakt nuk folëm as për lekë, se për ç’lekë do flisnim?! 40 milionë….
Në fillim u nxeha shumë, pastaj u qetësova dhe bëra shkrim. E kuptova thelbin, ai po i thoshte Berishës, që më ke borxh 40 milionë euro për këtë që të bëra.
Ky është Ilir Meta. Një politikan luftëtar, nga më luftëtarët në Shqipëri, mbijetues përballë çdo skandali. Nuk ka korniza morale përballë shoqërisë. Thotë parrulla kineze kur ngelet keq, nuk e vret mendjen", deklaroi Baze.
Me një fjalë, pjellë bujku.
Llumi dhe personifikimi i shqiptarëve
Na çave bythen me kete Ilir kokelopen. Ka me i poshter se Ilir Meta? Na beka beteja ky mut.
Iliri qenka si kanceri i fshehte, i vendosur qe te te gryeje dalengadale, i pabese, i kushtueshem, me nje fjale pa din e pa iman dhe krejt i pamoralshem. Cfare politikan i turpshem dhe i demshem! Mjer ne qe ekziston.
Kur eshte kaq i forte perse Sali non grata i ka vene emrin Ilir FLORIRI. Ky ndyresire eshte i forte sepse eshte drejtesia e dobet.
Filloj reabilitimi i Metes., dhe njekohesisht dhe lepirja.
ne ata dy tre veta qe keshillonte Ramen isha edhe une thote Merua.... Prandaj eshte katandisur veni vetem me pleq e rinia iku....
Megjithe respektin qe kam per Mero Bazen si gazetar nuk jam dakord me rolin qe ka luajtur ky njeri ne kohe te caktuara te historise me Berishen dhe Liken! Ka qene pjese e tyre ka qene keshilltari i tyre dhe tani..? Me mire vone se kurre dhe dyshoj shume ne ndershmerine e c'dokujt! Ne fund te fundit te mos harrojme "jemi te gjithe Shqiptare nganjehere edhe dinake edhe primitive!
Mero !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Zerove te gjithe piket qe lexuesit te kane dhene deri tani. Kjo trgon se jeni bashke dhe pirdhni ne nje kungull ( popull ).
Mero me kete Analize paska pjerdhur ... Dmth qe te gjithe politikanet jane te forte dijne te bejne Politike...Dijne te vrasin dijne te vjedhin dijne te djegin gjithcka qe ishte ndertuar nga Djersa e Popullit... Mbi te gjitha te gjithe Politikanet simbas Meros dijne te Skllaverojne nje Popull si ne kete raste Popullin Shqiptare ...Dhe shume mire bejne Ju lumnte kure te gjithe Qytetaret jane te percare njeri me tjetrin se i percane keta Kurva Politikane....dhe mire jua bejne Skllaverimit Shqiptare ..50 vjete me Dikaturen e hoxhes dhe nja 33 vjete me Diktaturen e Saliut Ilirit Vasilit Lulushkes e te tjere Polotikane..
Mero me kete Analize paska pjerdhur ... Dmth qe te gjithe politikanet jane te forte dijne te bejne Politike...Dijne te vrasin dijne te vjedhin dijne te djegin gjithcka qe ishte ndertuar nga Djersa e Popullit... Mbi te gjitha te gjithe Politikanet simbas Meros dijne te Skllaverojne nje Popull si ne kete raste Popullin Shqiptare ...Dhe shume mire bejne Ju lumnte kure te gjithe Qytetaret jane te percare njeri me tjetrin se i percane keta Kurva Politikane....dhe mire jua bejne Skllaverimit Shqiptare ..50 vjete me Dikaturen e hoxhes dhe nja 33 vjete me Diktaturen e Saliut Ilirit Vasilit Lulushkes e te tjere Polotikane..
Te lumte Mero ! Ke fol si nje Gazetar Profesionist. Urime mik .
Ti me ke je o Merush? Me sa di une shkon gjithmon me ata qe jane ne qeveri. Xhepat I ke plot, femijet ne Angli, tashti vazhdo e rrit barkun si Ylli Rakipi Ndonje te mire a i keni bere Shqiperis pervec se e keni vjelur, ju gazetaret me bark te madh?
Edhe Saliu eshte I vertet si Meta, vetm ti ishe si skuth Mero Bajga
Po Rrahman Rrahja ca është? Merooooo tik tak po te vjen ora
A fshatar i mutit ju jeni fatkeqësi e ati vëndi po të ishit ju të saktë do e zgjonit atë popull sdoe linit të flinte siç flë.Sa të ka paguar ilir muti të thuash ato gjëra o plerë
Doni t’i trembni kalamajte se s’hane buken (dreken, darken, mengjesin)? Nxirrini foton e Meros
Bravo Mëro sahanlëpirësi!
Mero, pirdhi në të, ta paska bërë më duket si ylli ndroqi bushatit. Të dëgjoj të flasësh për metën me kaq lavde, ahere meta gjynah, se i bien më qafë kot. Puna e çorbës së prishur, ka kohë tek ju opinjonistët, botuesit që po bën punën e saj. Sigurisht që ti fole për teknikacionet e metës, i re pak rreth e rreth, por konkluzioni yt, të çon tek njeriu mirë i neshat tozaj. Mero, vërtet që historitë tregohen krejt kundra asaj që është, por njerëzit që e njohin dhe dinë vetë historinë, zor se kush, jua mbush mëndjen me burri keq, por disa gjëra i ka bërë mirë. Ne vërtet përmëndim skëndërbeun, por nuk duam që prap të vijë skëndërbeu të udhëheqë me parimet e 500 viteve të më parëshme. Ja ke fut kot kot fare.
Ti je i pa besueshem si gazetar se i trillon ngjarjet dhe lajmet sipas interesit. Tregon muhabete me Lulin dhe Ramen si me cunat e lagjes. A te marrte dreqi penen dhe interesin dhe lepirjen, e mjere ky popull pe po zhduket nga njerez si ti. Ti je me keq nga Rama apo Meta e Berisha. Se ti ju sherben te gjitheve sipas interesit.
Intervist per SPAK ,jane deklaruar 40 miljon euro ,kuptohet nga ato te vjedhura ketij populli te pergjumur.Duhet hetuar me te patjeter, ne te kundert dhe SPAK-u bashkepuntor .
Big brother vip Méta me Tosin ( ne fillim viti91 Rama me Salen ( ne fillim viti 91 Rama me Tosin (pastaj 95 96 Tosi me Salen ...97 98 Liri me Salen Kundra Tosit 99 2000 Rama Kundra Tosit dhe Lirit 2 2005 Liri me Ramen Kundra Sales ''' Liri me Salen Kundra Rames... Rama me Salen Kundra Lirit..... Liri me Ramen Kundra Sales ..... Rama Kundra Lirit... Liri dhe Sala Kundra Rames.... Luli me Salen me lirin me Ramen Luli me Ramen kundra Sales dhe Lirit... Si loje me 3 letra gjeni Asin po kjo eshte me 4 letra Sala Liri Edi Luli I fusion toçin Nénés Shqiperi (JO Raimonda Bulkut) asaj te vertes Keto Jane qiresat Opinionister dhe gazetaret Jane ata qe mbajne pishtarin ndezur gjate qirjes qe mos ti shkoj huq Hajdari