Rama nxjerr bllof Konjufcën: S’folëm për draftin, nuk e ka lexuar. Ja tre personat që ua kam dërguar  

7 Korrik 2023, 09:20Politika TEMA

Rama nxjerr bllof Konjufcën: S’folëm për draftin, nuk e ka

“Ai ka ndarë elemente të Asociacionit e pretendon që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, mirëpo mua më është dukur se në elemente të caktuara të propozimit të Ramës përmbajnë autonomi territoriale për serbët e Kosovës”.

Ky reagimi i Glauk Konjufcës pak orë pas takimit me Edi Ramën në zyrën e tij krijoi idenë se kryeministri shqiptar e kishte prezantuar kryeparlamentarin e Kosovës me draftin e propozuar prej disa javësh nga ai në lidhje me Asociacionin e 4 komunave veriore.

Konjufca në reagimin e tij mbajti një qëndrim të ashpër ndaj draftit të Ramës duke u shprehur se “është në kundërshtim me interesin e kombit shqiptar dhe popullit të Kosovës”.

Por pretendimet e Konjufcës se detajet e draftit ia bëri të qarta vetë kryeministri shqiptar, Rama i ka hedhur poshtë gjatë intervistës në “Klan Kosova”.

Rama tha se këtë dokument ai ia ka dërguar vetëm tre personave dhe ata janë kancelari gjerman Scholz, presidenti francez Macron dhe presidenti i KiE-së, Michel.

“Pashë, më treguan që Glauku kishte thënë se ka autonomi… nuk e di për çka e ka fjalën, sepse ne nuk folëm fare për draft të Asociacionit. Në dokumentin që ata se kanë lexuar! Këta s’e kanë lexuar! Ku e dinë këta? Apo më shohin mua në portret dhe më lexojnë si në filxhan? Drafti që unë kam përgatitur, është përgatitur nga ekspertë të nivelit më të lartë, dhe unë ia kam dërguar tre personave: kancelarit Scholz, presidentit Macron dhe presidentit Michel”, deklaroi Rama.

Më tej, kreu i qeverisë nënvizoi edhe njëherë si në deklaratat e mëparshme publike se draftin e statutit të Asociacionit e kanë shkruar ekspertë të nivelit të lartë.

Ai po ashtu pohoi sërish se nuk është konsultuar me askënd nga qeveria e Kosovës, pasi nuk është në rolin e ekspertit ligjor të Prishtinës zyrtare.

Madje për Ramën, zyrtarët e Kosovës duhet ta kishin përpiluar me kohë një draft të tillë duke i trokitur vetë në derë kancelarive europiane.

“Draft statuti nuk është konsultuar me asnjë sepse nuk ka pse të konsultohet. Unë nuk kam bërë studion ligjore të qeverisë së Kosovës. Ajo i ka ekspertët e vet, mundësitë e veta, mund ta kishte bërë me kohë dhe duhet ta kishte bërë me kohë, dhe jo vetëm që duhet ta kishte bërë me kohë, por duhet t’i rrinte te dera gjatë gjithë kohës partnerëve dhe aleatëve dhe t’u thoshte, mendojmë kështu, mendojmë ashtu, sepse është në interesin tonë.

Nuk ma ka kërkuar askush, e kam bërë vet, dhe është një kontribut që unë mendoj se është gjëja më e mirë nga aq sa kam lexuar e dëgjuar e sa kam parë nga të tjerët, mund të ketë edhe më të mira. Por, se si mund të thuhet se pse e bën draft-asociacionin, ç’i duhet atij, ç’punë ka ai… Nuk është dashur fare të konsultohet (qeveria e Kosovës) sepse ai është një draft për një marrëveshje mes dy palësh”, theksoi kryeministri shqiptar.

25 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

    Shko more psikopat !

    Përgjigjjuni
    1. A
      Avniu

      Edi Rama kot lodhet me keta te VV, e kane truri te vendosur ne pozicion te gabuar, “pune e zotit”. Gjykoni tani thenien e Konjufca…Albini ka te drejte…po atehere ky vet pse e priti Ramen, mos te priste. Dallkauk.????

      Përgjigjjuni
    2. B
      Bledk

      Po sa te lodhur qe jeni me keto lajme

      Përgjigjjuni
      1. K
        Klea

        Konflikti midis kosoves dhe serbise ka prekur te gjithe rajonin dhe rama ishte i vetmi lider qe shkruajti nje draft

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kristi

          Mendoj se ky draft statuti do te jete nje nga “gjerat” me te mira te para ndonjehere. Dhe pretendimet e Konjufces jane te kota, dicka e turpshme per te, pasi cdo gje i ra poshte mbas pergjigjes se z.Kryeminister.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Genti

            Nëse Konjufca është shprehur për diçka që se ka lexuar në pozicionin që ka është joserioze. Nëse dikush gënjen duhet të mbajë përgjegjësi qoftë ky Konjufca apo Rama. Propozimii Ramës për Asociacionin duhet shqyrtuar dhe marë në konsideratë pa asnjë patagjykim si ç'do propozim tjetër pasi janë palët që vendosin kë do pranojnë.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Ethem ÇorruSHIOTI

              OK: E dëgjuam Konjufcën në TV.Përsëriti Shefin Kurti sikur u ka ngelur hatri..! -Fakti që taborri VV me në krye A.Kurtin po del kundër SHBA BE SHQIPËRISË ..është fatkeqsi për Kosovën.. (MARRËZI SIÇ I QUJTI BILL CLINTON 03.07) -Ec përpara E.Rama për organizimin shembullor të SAMITEVE ME BE..! -Kosova me A.Kurtin shkon në 1999.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pro- Rames

                A mund te na tregosh me detaje se ku mencuria jote provon psikopatine e Kryeministrit te Shqiperise ne lidhje me kete propozim per draft te Asociacionit midis dy paleve ne kundershtim e siper ?!

                Përgjigjjuni
                1. l
                  ledjo

                  Edi ti e di qe jane te trashe prandaj leri ne injorancen e tyre te hane koken.

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    patronazhisti me byrek me mish e dhalle

                    Vito djali shume pak e ke share sot, ndaj vetem nje byrek me gjize te takon

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      RUHIU ka STRUGA

                      Vito-ja o Rajmond vlonjati, o RAIFI, o Kalec Dega, o Tropoja, o Nemesisi, o gjthkushi i neveritshem qe majne zorren e trashe te Sahalese ne dore e me te flene, me te flasin, e me te bejne pis gjithe armiqte e qe ka bota, veçanerishte Sorosin, qe pasi i pranuan leket e tij per dallavere, sot bejne "parimorin" dhe e shajne sepse o anmik i ish presidentit Trap te Amerikes

                      Përgjigjjuni
                    2. B
                      Besimi

                      I thua po kujt i thua, ca pseudo politikaneve qe jetojne ende me filozofine e ‘baba qemos’ thote populli. Konjufca me shoke si ‘dum baben’ e Haxhi Qamilit. 200 vjet mbrapa. Te bejne c’te duan, puna eshte qe kemi pasoja edhe ne ne rajon nga vecanerisht ana ekonomike. Te mos themi pastaj qe rusin po e ftojme ke sofra????????????????????

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Panajoti

                        Jam plotesisht dakort me mendimin e Ledjos

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Silva

                          Kryeminister si Rama ska per te pasur ndonjeher Shqiptaria per tu vlersuar ????

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            AY

                            Silva! Te iken ato moj? Apo ti ja ke bere Rames draftin? Jeni bere ju haremi i tij qe na nesoni kush eshte kryeminister me i mire. Ky pa shkolle fare na qenka i tille. Me gjej nje vend europian qe ka kryeminister nje piktor. Bile qe nuk e nheh kush. Gjate sundimit te tij, se ai vetem sundon, ka ikur 1/3 e shqiptareve; varferia eshte ulur kembekryq ne Shqiperi; pensionistet jane nen nivelin e varferise; cmimet jane rritur mbi 40%; etj. Dhe ti na thua se eshte ne i miri. Dashke te fitosh ndonje gje, sepse qe je e haremit, kjo nuk diskutohet. Kurti i jep llogari vetem Kosoves. Ata e kane zgjedhur me vote te lire! Kosovaret vendosin.

                            Përgjigjjuni
                          2. B
                            Besmir

                            Cdo gje do shkoj ne drejtimin e duhur me ju zoti Rama per tu duartrokitur e gjithe puna e palodhur qe po beni.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              SPAK

                              Lexoni vetem gjuhen qe perdorin komentuesit qe shajne Ramen dhe e kuptoni nivelin mizerabel te Albineve dhe Salinjve! Nje nivel qe ben per turp Kombin Shqiptar! Merrni abdes para se te komentoni!

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Aron

                                Nenkryetari i LDK'se Haziri sapo e konfirmoi gjithashtu, qe Kurtit i ka vajtur nje kopje dhe ka refuzuar ta lexoje, madje edhe e ka grisur, te pakten keshtu thuhet. Megjithate, sipas Hazirit me aq sa ka te dhena mbi kete draft ne pergjithesi eshte i mire, nuk ka 'autonomi' sic pretendojne keta te VV per te bere fajtor te tjeret per politikat e tyre, dhe se e vetmja gje shtoi Haziri mund te behen disa rregullime mbi kete draft, se nuk eshte vendimtare, por qe edhe ai mohoi kete qe po thote ky Konjufca. Keta te VV e bejne te gjithe per politike te brendshme te rrisin elektoratin, sepse ashtu sic beri edhe per targat e cdo gje tjeter, do zbythet edhe per kete Al Bini, por perseri do te perdori viktimizimin duke thene se i kishin te gjithe kundra, fajin me te madh do t'ia hedhin perseri Edit dhe Shqiperise sic e kemi pare dhe bagetia(populli) do vazhdoje ta besoje.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Agron

                                  Z.Rama bëre maksimumin e mundshëm me këtë kokëshqope Kurti,lere në habitatin e vet ndofta i delë më mirë.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. w
                                    wendi

                                    Sa here kane dal bllof ata dhe prap kujtojne se mund te maten me ramen

                                    Përgjigjjuni
                                    1. n
                                      niko

                                      Po ca leshin e karit do dine keta gazetar leshi amannnn... Rames nuk i kapin dot as majen e karit

                                      Përgjigjjuni
                                      1. i
                                        iliri

                                        i madh eshte

                                        Përgjigjjuni
                                        1. r
                                          raul

                                          Trushplaret e vetcvendosjes ne kosove jane aq te marrosur pas liderit te tyre qe i duket vetja se mund te ndaloje dhe rrotullimin e tokes rreth diellit, nese Albin kurt kundrapedali i bie me force tokes me kembe. Keta mjerane jane identike si uniformat kafe te Berlinit qe te marrosur pas liderit te tyre qe premtonte mrekulline dhe parajsen per popullin gjerman nese vinte ne pushtet. Dhe uniformat kafe me ne fund e sollen ne pushtet ne 1933 Fyrherin e Rajhut te Trete i cili fiks pas 6 vitesh filloi luften e dyte boterore me shkaterrimin e gjermanise dhe me 9 milion gjermane te vrare dhe 44 milion te vdekur ne gjithe boten. Kjo eshte politika e trushplareve qe jane gati te hidhen ne zjarr per liderin e tyre dhe ne fund shohin katastrofen ashtu sic e pane dhe trushplaret e ISIS it me liderin e tyre Al Bagdad qe iku per lesh bashke me trushplaret qe tronditen Irakun , Sirine per 6 vite.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Aqif Kopertoni

                                            Fiks fare ! Bravo

                                            Përgjigjjuni
                                          2. A
                                            Aqif Kopertoni

                                            AL...BINi , nje DonKishot i moderur qe po ja prish mullinjte e eres Kosoves , qe te mos bluajne me ! Ja arriti qellimit dallkauku !

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje