Shpend Ahmeti zbulon krisjen më të madhe në marrëdhënien Rama-Kurti: Arsyeja ishte Ilir Meta

7 Korrik 2023, 09:13Politika TEMA

Shpend Ahmeti zbulon krisjen më të madhe në

Ish-kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti komentoi në emisionin “Debat” në A2CNN, marrëdhënien e komplikuar midis kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti, në kuadër të turit ballkanik të shefit të qeverisë shqiptare.

Ahmeti u shpreh për një ‘listë’ krizash që kanë shënjuar marrëdhënien konfliktuale midis Albin Kurtit dhe Edi Ramës, referuar edhe tre momenteve historike në përkeqësimin e raportit Kosovë-Shqipëri që përmendi sot kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Duke shpjeguar se Konjufca iu referua rasteve më të hershme, Ahmeti zbuloi se krisja më e madhe midis Kurtit dhe Ramës ka qenë në 2013, kohë kur Partia Socialiste firmosi koalicionin me Lëvizjen Socialiste për Integrim të Ilir Metës.

Ahmeti tha se vetë ai, asokohe si një nga figurat më në zë të Vetëvendosjes dhe Kurti kanë refuzuar të pranojnë Ramën në një takim, pasi ishin kundër Ilir Metës.

“Në kohën kur unë kam qenë në Vetëvendosje s’e kemi pranuar Ramën në takim. Kjo ka qenë në kohën kur ka hyrë në koalicion me Ilir Metën dhe ne ishim shumë kundër Ilir Metës. 

Për faj të këtij bashkëpunimi, koalicioni ne e ndërpremë takimin dhe nuk e pranuam në takim zotin Rama. 

Por atëherë nuk pati pasoja se ne ishim parti, ishim lëvizje dhe nuk ishim në qeveri ku këto ftohje-ngrohje të marrëdhënieve. Ka pas shumë të larta dhe të ulëta. 

Është natyra e këtyre dy politikanëve. Ky (Kurti) e ngre çështjen në nivel kombëtar, Rama fillon me ato batuta. Ka diskutime me politikan të tjerë dhe thotë shiko Albin se nuk je vetëm ti. Tani Rama po bëhet më ndërkombëtar seç duhet të jetë në këtë situatë”, u shpreh Ahmeti, ndërkohë që sot situata ka ndryshuar, pasi Ilir Meta është aleat i Albin Kurtit dhe armik i Ramës.

Raporti me Kurtin, dashuri-urrejtje

Si një ish-anëtar i Vetëvendosjes, Ahmeti nënvizoi se e njeh mirë marrëdhënien Rama-Kurti. Ai tha se raporti Rama-Kurti ka pasur ulje e ngritje, por gjithmonë është ruajtur prej respektit dhe frikës që kanë dy protagonistët nga njëri-tjetri.

“Këtë relacionin Rama-Kurti e kam përcjell gati 10 vite. Është i çuditshëm. Me batuta, herë më takime të mira, herë të këqija. Dashuri, urrejtje disi që vjen nga respekti dhe frika në të njëjtën kohë. Është e dyanshme, përderisa Rama e ka atë që do ti nënshtrojë të gjithë në diskutime. Këto ndonjëherë dalin edhe nga kornizat e diskutimeve të tyre jopublike. Kësaj here Rama po e ndjen veten më komfort ndaj fillon me këto deklaratat jo kanunin, jo e luta. Por ne duhet të largohemi nga këto batuta ditore. Këto akuza se Rama e Kurti po e bëjnë për protagonizmin është si ti thuash një politikani pse merr frymë”, tha ai.

Më tej, Ahmeti tregoi se aktualisht është Edi Rama ai që flet nga pozita më të rehatshme se Kurti, pasi ka dalë nga korniza e politikanit lokal dhe po shihet si një përfaqësues i NATO-s në Ballkan.

Sipas tij është mëkat që dy kryeministrat po merren me grindjet personale dhe fokusojnë debatin në Kosovë e Shqipëri në raportin e tyre të tensionuar, në një kohë kur energjitë e të dyve duhen kanalizuar së bashku në drejtim të zgjidhjes së problemit me 4 komunat në Veri.

“Rama e sheh veten përmbi politikën shqiptare, gati si përfaqësues i NATO-s për Ballkanin. E sheh veten si pjesë e aleancës në tavolinën e parë. Situata është e jashtëzakonshme dhe Rama po mundohet që edhe para bashkisë ndërkombëtare ta paraqesë veten që e kemi një problem në oborrin tonë. Unë e kam hapësirë më shumë të flasë me Kosovën se janë shqiptarë. E kam miqësinë edhe me Vuçiçi-n dhe po mundohem të jem pothuajse si një zjarrfikës në Ballkan. Kurti nuk është modusin e bashkëpunimit. 

Kërkon ndihmën e opozitës, në anën tjetër bën video ku i quan hajna dhe të korruptuar pavarësisht se janë kryetarë të rinj si LDK si PDK. Kjo mendoj se shkakton probleme të jashtëzakonshme në politikën e jashtme. Në vend ti përgjigjemi qoftë si Shqipëri qoftë si Kosovë, qoftë bashkë të gjitha aty çka po na ndodhin, ne merremi me këto problemet tona fajësojmë njëri-tjetrin dhe koha po ecën”, theksoi Ahmeti.

16 Komente

  1. R
    Ropi

    Kurti eshte nje idiot komunist...mjere Kosova...e zhyti ne sanksione...mjere Kosova

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kapterri

      Po nuk i bashkoi dot vëllai i madh nga Ankaraja? Sulltani modern dhe babai shpirtëror i arnautëve?

      Përgjigjjuni
      1. E
        Ethem MallaKASTRIOTI

        KURTI SALI= 2 KOMUNISTËT E FUNDIT STALINIAN NË BALLKAN.DUHEN QËRUAR NGA POLITIKA MENJËHERË.Ndryshe Kosova Saksinohet 100 % dhe PD e Sb merr fund. -Të 2 jan agjent të UDB..!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Artisti

          Perse nuk behen publike dhe te sqarohen njerezit per permbajtjen e marreveshjeve apo projekt marreveshjeve mes Kosoves dhe Serbise? Ku ndryshon "drafti i par`" nga "drafti i dyte", i Kurtit nga i Rames, i Borrellit nga i Lajçakut, i SHBA-ve nga ai Franko-Gjerman? Cfare fshehin qe te gjithe ata qe i shohim neper media duke shtrenguar duart sikur kane zgjidhur ceshtjen se "kush e shpiku rroten", ndersa me pas ja nisin akuzave dhe retorikes se "kush e shkeli marreveshjen" (kur nuk e dime se per cfare qenkan marre vesh)? Kryetaret e shteteve te Ballkanit po sillen si kapadainj qe duket sheshit se synojne vetem perthithjen e vemendjes se publikut per retoriken e tyre dhe jo per punet konkrete qe tenderojne si "frengu - pulen", me te vetmin qellim largimin e vemendjes se tij nga vleresimi i menyres se qeverisjes dhe, per me teper, stepjen e tij nga cdo iniciative per te penalizuar keq-qeverisjen. Kapadainjt` quajini si te doni: "komuniste", "fashiste", "anarshiste", "monarkiste", "dhespotiste", "autokrate", "demokrate", "socialiste". ata mbeten pronaret e popujve qe mbajne ne erresire dhe qe i hutojne me retorike gjoja patriotike, nacionaliste, internacionaliste, gjeopolitike, mistike etj. Me mire, mos u merrni me ta!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aktashi

            Ky arushi i Prishtines,turpe ti thuash politikan.Dy fjali nuk dine ti thote rrjedhshem dhe pa gabime .

            Përgjigjjuni
            1. N
              Noku

              Aresyeja nuk eshte Ilir Meta por fruma e Kosoves qe deri dje Shqiperine e quanti "token ame" e sot keni dale me teorine e "kombit Kosovar"!Ju jeni te gjithe albin Kurta por ne miniature!Vaj hallit sikur Na te ishim Ju e Ju ,Na ç'fare kishte me na gjetun!Ju jini te gjithe filozofa,te gjithe ideatgore,te gjithe atdhetare por nje gje e keni gabim se fluturoni me gishtg ne bythe!Ndaj dhe punoet ju shkojne kaq mire,ndonese ju mendoni e veproni me dy standarte nese nuk ju realizohet e para " teket e fondamentalistit marksist -leninist Kurtoviç per kombin Kosovar ju keni variantin e dyte qe "na jena shqiptare"!Poshte diktatura e budallenjeve qe sa jane ngulur ne kembe duan te vrapojne deri ne finisht!Probleni nuk qendron tek fondamentalisti Kurti por tek me,ntaliteti i te gjithe Juve qe i vini ng pas,politikane,pseudoakademike,gazetaruce e plote budallenj te tjere!Nuk kemi ndegjuar prej Juve qe ta keni kritikuar kete narses qe edhe pse ishte ne detyren e nje kryeminitri ne ne vend tjeter erdhi dhe futi hundet ne zgjedhjet e nje vendi si Shqiperia nen tezen "tash qi shperbem Jugosllavine a nuk i hyjme edhe Shqiperise!rast i papare unikal ne bote dhe vazehdoni akoma sikur jeni me te drejten dhe jo njerez bukshkale ku pa kaluar nje dekate keni dale me teorite se nuk paskerka "komb shqipetar "por komb kosovar!Koha do te tregoje se kush ka te drejte ,ndonese ju nuk keni faqe qe te skuqeni sepse jeni bere te gjithe verdhacuke e nuk s'kuqeni.Na me buke e ju me gure!Kur harritet e futet ne burg te gjithe udheheqesit e uçk-se ,normalisht per ne nuk keni pike dashurie sepse atdhedashurine e keni per ndonje shtet tjeter!Ne kete vend nuk eshte puna se eshte marrosur vetem nje Albin por gjysma e shoqerise fale gjysmes tjeter qe hesht duke miratuar idiotesite e fondamentalistit Albin!

              Përgjigjjuni
              1. B
                Byreku

                Mirë flet e thua po nuk ju ra Edi Rama në qafë. Edhe ti po thua ato gjëra që the përpara bla, bla, bla, dil ne piken kryesore dhe me delikate të vetë Kurtit dhe qeverisë së tije.Politika e tije aktualisht është në rrugën e gabuar dhe sja ka fajin Edi Rama por koka e forte tije prej llamarine që ka. Ai vazhdon akoma të futet me thelle ne këtë katrahure dhe rrugë qorre që përgatiti ai vete. Kush me mire se Edi Rama do ta këshillonte ate si Shqiptarë dhe politikan me vizion, Vucici.A kishte Albini njeri me te afërt se vllau i tije Shqiptare që përfaqëson mëmëdheun mëmë pro Amerikan pro europian e pro natos? E me te mirë se Edi Rama. Ai që do armikun tënd nuk te do as ty thotë një llafe e urtë. Kurti ta kërkojë fajin tek vetja e vet dhe jo tek të tjeret. Mirë Edi Rama po Amerikanët, Nato dhe Ndërkombëtarët që ai si dëgjon janë si Edi Rama. Absurde të jenë të gjithë bashkë kundra Albin marksist Titisti. Mos harro Albin fjalët e Skënderbeut, bashkimi bën fuqinë, vetëm të ha ujku.

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Indinjata

                  byreku :Po a i pe mbreme gazetarucet e KKoseves qe i kerkonin llogari Rames a thua se u be deti kos dhe kishte shku per llogaridhenie,se keshtu i paskerka mesue udheheqesi i tyne i dashtun marksist-leninsti Albin Kurit ,duke u premtue se ka me e ba Kosoven "fanar ndriçues "te Ballkanit .Ndaj indiferenca eshte pergjigjia me e mire per ta dhe ta shkjojme se ku do katandisen apo perseri se kane problem se shqipetaret jane zemergjere edhe per gomere si Albini e disa debila qe per te mbajtur postet ne qeveri i shkojne nga pas fale kuptohet edhe intelektit te tyre!Kjo eshte pika me e dobet e mardhenieve me Kosoven e nuk eshte vetem me Albinin por me te gjithe ata qe i shkojne pas dhe e pompojne çdo dite e nate!Nuk eshte i gjithe populli i tille ,pasi dihet qe pyll pa derra nuk ka sikunder nuk ka Kosove pa Albiner idioter te lindur !

                  Përgjigjjuni
                2. B
                  Besi shoku ilirit

                  Albini nuk ka parametrat e nje burri shteti njeri qe nuk merret me ceshtjet e medha Po me vogelsira, me qejfmbetje. Eshte nje sherrxhi qe dhe kur nuk ka me ke te zihet ben sherr me veten. Kosovaret ta gezojne kete kalama se po ja shohin hajrin.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Koqevari

                    Te gjithë ( derrat nje turi kanë ) mos u lodhni me bo derrat njerez ,se nuk behen .

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tironci

                      Pranej tallni bythen ju kosovaret se ja keni mor doren Rames , nuk esht hera par qe se dhisni e mir ja beni se esht lepires bythe nuk ka byth tja u tregoj venin ju malokve te kosoves , e ka hallall tja dhisni ne kte far feje , kte meritojn te ter politikanet mendje shqyer si ky tit xhani jon , sa tju dali noj bablok tja u mylli fare kufinin ju fshatarve nga kosova .

                      Përgjigjjuni
                      1. z
                        zef

                        Kurti qysh ne krye te heres eshte treguar idjot me plot kuptimin e fjales, ju thoni nderhyrje ne punet e brendeshme te Kosoves por si e quani ju poshtersine e Kurtit kur krijoi partine neo fashiste VVne Tirane per te permbysur Ramen. Nje gje te keni te qarte kurr nuk do te jeni ta afte te permbysni cilindo parti qe te jete ne pushtet ne Shqiperi sepse koha ka treguar se nuk jeni te afte, jeni te pa bese dhe percares te kombit prandaj ti Shpend filloe nga fillimi dhe mos e beni Ramen armik sepse Rama ka fituar besimin e SHBA, BE, NATO etj. etj. Ju jeni aq te pa bese sa futet ne burg luftetaret tuaj duke i akuzuar ne menyre te turpshme. Sa kosovare kane punuar ne UDB, ku jane....

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          ISMETI

                          Sa te menqur qenkeni ju komentuest nga Shqiperia,Ramen vellan e Vqiqit e ngritet ne qiell, kurse Albinin po e hudhni aq poshte. Si nuk keni pak turp,

                          Përgjigjjuni
                        2. H
                          Hamleti

                          Arsyja e mosarsyjes tjeter per tjeter, Falja me “shkembim trojeve shqiptare me ato shqiptare” hasm it ndershekullor qe Kurti nuk e fal ramken Pamvaresisht se le per te deshiruar Ne berjen diplomacy: Asosiacion serbe ne veri te Mitrovices= Me kusht ne ate te PreshevesDardane!!’

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            TIRONA

                            Men mos u dridh,Kosoven e cliroi U.S.A.

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              Veri gishtin kokes

                              E thene shqip dhe troc , zoti Shpend Ahmeti eshte i nje mendimi me idjotin Al - Bin - Kurdi dhe jo me pak xheloz se ai , ndaj k/ministrit shqiptar . POLITIKANET E SOTME KOSOVARE VUAJNE NGA KOMPLEKSI I INFERIORITETIT , KUR NDODHEN PERBALLE EDI RAMES ! Cili eshte faji i Edit atehere ? ! Njerezit e vegjel , medioker ne formim , por krejt te pa afte , reagojne ne menyre primitive si k/ministri Kosoves , me shprese qe ti japin me teper rendesi vetes . Kete taktike ndjek edhe bajraktari Sali Berisha , duke kerkuar te dale mbi te tjeret , jo me alternativa bindese e te argumentuara , por thjesht duke nxire e perbaltur ne cdo rast kundershtarin , pa pyetur aspak per imazhin e demtuar te shqiptareve .

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje