
Ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama hodhi në opinion publik një ide për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë, e cila, sipas tij do të duhej të synonte shtensionimin e situatës mes palëve. Në lidhje me këtë temë, është deklaruar edhe Bashkimi Evropian.
Sipas BE-së, çdo iniciativë e tillë duhet të koordinohet me ndërmjetësit në dialog dhe palët.
“Ne mirëpresim çdo mbështetje të nivelit të lartë për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht në këtë moment sfidues.
Megjithatë, çdo iniciativë e tillë duhet të koordinohet me Lehtësuesin dhe Palët, të cilët janë të përfshirë në dialog, dhe përfundimisht të vendosin për axhendën dhe ritmin e negociatave të tyre.” - theksohet në përgjigjen e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano për gazetën online Reporteri.net.
Idenë për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë e shpalosi më 27 qershor kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Kreu i qeverisë Edi Rama bisedoi në Bruksel më zyrtarë të lartë evropianë, përfshirë Michelin.
Kreu i qeverisë shqiptarë u shpreh se është koha që të zhvillohet një konferencë e nivelit më të lartë, të thirrur nga Franca e Gjermania, me mbështetje të BE-së dhe SHBA-së, ku të dyja palët të mos ngrihen nga tryeza e dialogut, deri në nënshkrimin e një marrëveshjes së plotë të normalizimit, përfshirë natyrisht edhe dakordësimin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Z. Rama ka te drejte pasi vetem keshtu mund te arrijme nje dimension te paster shoqeror, me ane te bashkpunimeve ekonomike, politike dhe humane????????
RAHMUTI ESHTE KTHYER NGA KRYEMINISTER TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE NE ZEDHENES TE SERBISE .DO VIJE DITA QE EDHE TY MORE RAHMUT HALEJA SHBA TE SHPALLE NON GRATA SI SALEHU.SE KENI SHPIRT TE VOGEL,KUJTON SE DO VDESESH MBRET.AI QE SHET VENDIN E VET E KA VENDIN NE HALE.
Rama ka te drejte qe keto dy vende duhet ta qetesojne situaten
Nuk zgjidhet gje pa diskutim nga te dyja palet
Ke mbajtur qendrimin e duhur
Ke folur sic duhet
Ke folur sic duhet
I gjithe rajoni eshte perfshire ne zgjidhjen e konfliktit midis kosoves dhe serbise
Konflikti midis ketyre dy shteteve mund te zgjidhet vetem me dialog
Keni mbajtur nje qenderim shume te duhur zoti rama per tu vlersuar
Dialogu duhet sepse eshte zgjidhja e vetme per te vendos paqe
Shqiperi Kosove duhet te jene nje!