FOTOT/ Rama në Sarajevë, pritet nga kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës

7 Korrik 2023, 11:47Politika TEMA

FOTOT/ Rama në Sarajevë, pritet nga kryetarja e Këshillit të

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në kryeqytetin e Bosnje dhe Hercegovinës, në Sarajevë, teksa po zhvillon ditën e dytë të turit ballkanik, në kuadër të përgatitjes për samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Tiranë në tetor të këtij viti.

Kreu i qeverisë shqiptare është pritur nga kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Kristo.

Sipas agjendës së publikuar pak ditë më parë, Rama do të zhvillojë një konferencë për shtyp me Kriston në orën 11:40.

Lini një Përgjigje