Arrestimi i Belerit/ Ministria e Jashtme reagon ndaj Athinës: Prisni që drejtësia të bëjë punën e saj

7 Korrik 2023, 16:25Politika TEMA

Arrestimi i Belerit/ Ministria e Jashtme reagon ndaj Athinës: Prisni

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme i është përgjigjur deklaratës së zëdhënësit të qeverisë greke, lidhur me rastin e Fredi Belerit.

Duke e cilësuar deklaratën të pavend, MEPJ thekson se Qeveria e Shqipërisë as nuk burgos, as nuk paraburgos kënd, sepse Shqipëria është një vend demokratik ku sundon parimi i ndarjes së pushteteve.

REAGIMI:

Kemi ndjekur me keqardhje deklaratën e zëdhënësit të Qeverisë Greke lidhur me rastin Beleri. Sic e kemi deklaruar në vijimësi, publikisht por edhe gjatë komunikimeve që kemi pasur me kolegët tanë grekë, deklarata të tilla janë të pavend dhe injorojnë realitetin demokratik dhe të sundimit të ligjit ne Shqipëri.

Qeveria e Shqiperisë as nuk burgos, as nuk paraburgos kënd, sepse Shqipëria është një vend demokratik ku sundon parimi i ndarjes së pushteteve.

Theksojmë me këtë rast se shtetasi shqiptar me kombësi greke Fredi Beleri është subjekt i Prokurorisë  dhe Gjykatës Speciale kundër Krimit të Organizuar e Korrupsionit, struktura të krijuara nga Reforma në Drejtësi, e cila është fryt i bashkëpunimit strategjik me SHBA dhe BE.

Qeveria Shqiptare nuk komenton veprimet dhe vendimet e këtyre strukturave. Ky parim vlen në rastin e z. Beleri ashtu si edhe në rastin e çdo qytetari tjetër shqiptar, në Shqipëri aq sa edhe në Greqi apo cilindo vend demokrarik në Europë e botë, prandaj e ftojmë Qeverinë e Greqisë të bëjë të njëjtën gjë dhe të presë, ashtu si ne, që drejtësia të bëjë punën e saj.

6 Komente

  1. P
    PiHua Qeparo

    Po jo Shtetas Shqiptar me Kombesi Greke ,,se athere del qe ka Komb Grek ne Zonen e Himares,,,Se na beni Grek me zor dhe neve Te Qeparoit,,,Ai eshte Shtetas Grek ,jo Kombesi Greke se late nam..nuk dini te Dalloni Shtetesine nga Kombesia….Nuk ka Grek ne Bregdet ka grekfoles si ka Italian foles ne Vlore ne Durres e ne Shkoder Po Kombas Italian nuk I quan njeri…Beleri mund te Hiqet dhe Japonez Po do ….Po eshte Shtetas e Kombas i Shqiperise…

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Yyyyppp Xhixhi

      O Ministri Loqe, Fred Beleri nuk eshte shtetas shqiptar me kombesi greke, por shtetas shqiptar me kombesi shqiptare qe ka edhe shtetesi greke. Ne rregjistrin themeltar te gjendjes civile ku ai xjerr Karten e Identitetit dhe rrjedhimisht edhe pasaporten, ai dhe tere farefisi i tij si edhe te gjithe himariotet e ka kombesine shqiptare. Nga e nxorret ju qe paska kombesi greke? Pse i beni me zor minoritare bregasit. Jeni injorant (te paditur) apo i beni me qellim??!! Fjalet i merr era, dokumentat e shkruar mbeten dhe kjo deklarate eshte dokument zyrtat shteteror qe do mbetet arkivave, pse shtremberoni realitetet e coni uje ne mulli te grekut??!! U thoni muterve thjesht dhe qarte; Mos fusni hundet ne punet e shtetit shqiptar dhe qytetareve te saj! Kaq!

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emigranti

        bejler muti ka vetëm kombësi shqiptare ai që i ka ndërruar kombësinë duhet të thirret nga drejtësia dhe ministria e jashtme tua bëj të qartë evropianëve që greqia merret më një të vetë quajtur

        Përgjigjjuni
        1. a
          american16al

          Qeveria Shqiperise duhet te dergoje note qeverise Greke per nderhyrje ne punet e brendeshme te Shqiperise. Mjaft me terrorizem shteteror….

          Përgjigjjuni
          1. T
            Taraboshi

            Kane te drejte komentuesit e mesiperm.por kur ve bythen guzhiniere ajo mute gatuar. Kjo eshte guzhinierja e Ministrise se Jashtme.Ato ose punojne per grekun se nuk ka mundesi te jene te pa afte.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Per te ardhur keq

              Keqardhje per sjelljen jo institucionale dhe naive te Ministrise sone te Puneve te Jashteme dhe te Europes qe vetem parime juridike e institucionale te BE nuk permban. Se pari se MPJE e jone nuk eshte MPJE e Qeverise por e Republikes se Shqiperise. Qe do te thote qe eshte institucioni pergjegjes dhe fytyra e te gjithe struktures institucionale te Republikes se Shqiperise ne marredhenje me te huajt e vecanerisht me vendet partnere. Pra perfaqeson efhe institucionet e Drejtesise dhe nuk mund te beje Ponc Pilatin! Se dyti sepse procesi kurth kunder kandidatit per Kryetar Bashkie te Himares ( nuk ka rendesi emri Bejleri apo tjeter por ka fakti qe eshte i Himares ) u iniciua posacerisht nga Policia vetem per rastin e Himares dhe per asnje tjeter. Dhe policia dhe cfare ajo procedoi jane organe ne varesi direkte te egzekutivit… Se treti, Ministria e Drejtesise si garante e kontrollit te zbatimit te procedurave juridike ne perputhje me parimet Kushtetuese dhe Karten Universale te te drejave te njeriut eshte po ne varesi direkte te Egzekutivit njelloj si MPJE. Dhe sefundmi mbase do kishte qene me e besueshme qe pergjigjen MPJ Greke ta kishte dhene nje institucion tjeter i yni dhe jo MPJE ku titullari i saj eshte objekt i nje procesi juridik e parlamentar lidhur me nje konflikt te mundeshem interesi pikerisht ne territorin e Himares.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje