
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që fushata e kandidatëve për Bashkinë e Rrogozhinës, Edison Memollaj i socialistëve dhe Shkëlqim Hoxha kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë, të nisë më 10 korrik.
Sipas afateve të përcaktuara nga KQZ, komisionerët, PS e “Bashkë Fitojmë”, të vetmet që marrin pjesë në përsëritjen e zgjedhjeve do t’i dorëzojnë deri në datën 13 korrik, ndërsa anëtarët e grupeve të numërimeve të votave deri më datë 17 korrik.
Gjithashtu, ditën e sotme kryemisioneri Ilirjan Celibashi miratoi edhe fletën e votimit e cila do të përdoren në përsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Rogozhinës, të cilat do të mbahen në 23 korrik.
Fleta e votimit do të jetë e njëjte me fletën e përdorur në zgjedhjet e datës 14 Maj 2023, por do të ketë shënimin “Zgjedhje e përsëritur për Kryetarin e Bashkisë të datës 23 Korrik 2023”.
Zgjedhësit në Bashkinë Rrogozhinë u thirrën sërish në votime, pasi Kolegji Zgjedhor në fund të betejës ligjore të kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxhës pranoi argumentimet e tij se procesi zgjedhor pati shkelje, duke shpallur të pavlefshme zgjedhjet e 14 majit e duke urdhëruar përsëritjen e tyre.
Lini një Përgjigje