Përplasje mes kandidatëve për kreun e PD-së/ Basha: Do sjellë model të ri! Hani: Duhet ballafaqim, jo teatër

7 Korrik 2023, 15:00Politika TEMA

Përplasje mes kandidatëve për kreun e PD-së/ Basha: Do

Dy rivalët për kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Gjergj Hani zhvilluan debatin e parë mes tyre përpara demokratëve në Elbasan, në një takim që nuk u bë publik për mediat.  

Ish kryedemokrati ndau fotografi nga takimi, por komentin për rivalin e shmangu.


"Partia Demokratike do t’u ofrojë shqiptarëve një model që mishëron kulturën e re politike të ndërtuar mbi aktet dhe veprat e qendrestarëve, burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave që mbrojtën me vendosmëri vlerat dhe parimet që janë në themel të forcës sonë politike: Aleancë e qartë me partnerët strategjikë; Lufta pa kompromis ndaj korrupsionit; Për pastrimin e politikës, duke u dhënë fuqi qytetarëve të zgjedhin me votë përfaqësues me integritet.’- tha Lulzim Basha, kandidat për kryetar i PD-së.

Nga ballafaqimi i parë mes tyre, i vetmi që zbuloi detaje ishte Gjergji Hani, i cili përballjen e quajti përpjekje për teatër dhe jo debat real.

“U kërkoj organizatorëve dhe i bëj thirrje kandidatit rival të ecim në ballfaqimet e tjera me formatin klasik.  Minutazh për prezantimin. Moderator i paanshëm, kohë e caktuar për pyetje nga salla dhe për pyetje ndaj njëri tjetrit. Çdo shpikje që e pengon ballafaqimin pengon garën.  

Dje në Elbasan u përdor një format që e kthen ballafaqimin në shfaqe. Ne kemi nevojë për ballafaqim, jo për shfaqe teatri.”- u shpreh Gjergj Hani, kandidat për kryetar të PD.

3 Komente

  1. A
    AI

    Ueeeee cfare debati I ashper....o Lyl duhet me prit 2025 te ikedh per fare...po nhe deputetllek per vete di e kapesh....o zot sa I peshtire eshte.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patriot

      Basha ka zgjedhure Elbasanin sepse atje nuk ka me PD, shumica e atyre qe jane ne krye jane te ardhure nga PS, ata qe ishin luftarake dhe te djathte I perzuri Berisha me kohe. I vetmi ndryshim qe do te sjelle Luli eshte bashkepunumi I hapur me Ramen sepse I fshehte ka ekzituar nga te gjitha partite.

      Përgjigjjuni
      1. T
        TROPOJA

        Me mire Hani se sa ky gjumashi. Nga gjumashi ste vjen asgje e mire. Eshte provuar nge here. S'ja vlen te meresh, se do te jape perseri doreheqjen e ai zevendesuesi Alihalja gati eshte ta zevendesoje.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje