Keni hequr dorë nga Ballkani i Hapur? Rama: Nuk është kompania ime private që unë e hap dhe e mbyll

7 Korrik 2023, 17:12Politika TEMA

Keni hequr dorë nga Ballkani i Hapur? Rama: Nuk është kompania

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e Malit të Zi, Dritan Abazoviç u pyet nëse ka hequr dorë nga Ballkani i Hapur.

Rama shtoi se Open Ballkan nuk është kompania e tij private, ndërsa përsëriti se kjo nismë e ka përfunduar misionin e tij dhe tani është e rëndësishme që të fokusohen tek Procesi i Berlinit.

''Së pari Ballkani i Hapur, nuk është kompania ime private që unë e hapa dhe unë e mbyll. Ballkani i Hapur është nismë e përbashkët e disa vendeve ku unë pata privilegjin të jem pjesë. Unë thjesht kam shprehur opinionin tim, që Ballkani i Hapur e ka shprehur misionin e vet por nuk e imagjinoj që procese e nisma të konsoliduar do ndalojnë të gjitha. Nuk është kompania ime. Unë kam shprehur opinionin tim.

Dhe pse në këtë moment? Sepse duke ju kundërvënë Ballkanit të Hapur me teori konspirative haluçiante, ata kanë dëmtuar Procesin e Berlinit dhe kanë ndikuar në vende të ndryshme për një nismë që ka pasur një virtyt të frytshëm. Po ashtu kemi thënë që kur ne kemi firmosur në Berlin, ne që ishim pjesë e Open Balkan kemi bërë firmë teatrale se kemi firmosur dhe më parë. Thënë këto ne duhet të përqendrohemi te Procesi i Berlinit tani, sepse kemi mundësinë historike të futjes në proces të një plani financimi nga BE për rajonin për të cilën duhet të përpiqemi të gjithë bashkë.

Juve e doni o brenda o jashtë, po mund të jesh dhe brenda dhe jashtë. Nuk është kompani. Unë kam opinion tim, por duhet t’i ballafaqojmë këto opinione me të tjerët. S’është as kamion. Ka 72 nisma të tjera në rajon. Sa më shumë t’i numërosh aq më shumë të vjen të ikësh me vrap. Askush s’merret me to, merren me Ballkanin e Hapur. Duhet të fokusohemi te Procesi i Berlinit. Por Ballkani i hapur ka hapur panairin e verërave, ta mbyllim atë tani?'', tha Rama.

5 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Legen i Vuqiq, pjelle e keqe e Sorrosit..l

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shiko kush flet

      O Kalec, Dolën prapë ti? Të erdhi goja? Po ti nje kokerr katunari je. Ku merr vesh ti nga Soros. Ti edhe Vuçiçit i thua Vuqiq. Je nga ata që hap deren me qelës,dhe jo me çelës. Ne raport me Ramën, nuk di ç'te të them. Ti e shan per ato gjera qe ai i bën shkelqyer, dhe e shan si rrumpallat e Saliut, me fjalët e Saliut. Opo lere. Ke pjerdhur komplet.

      Përgjigjjuni
    2. F
      Fund

      Open Balkan ishte me 3 shtete, nga 6. Procesi i Berlinit është me 6 nga 6. I pari i përçau shqiptarët që ishte edhe qëllimi i Serbisë. E kreu misionin.

      Përgjigjjuni
      1. ?
        ?xzy

        Kjo tregon që Albin Kurti pati të drejtë që nuk iu bind dyshes Vuçiç- Rama që donin të krijonin një lloj Jugosllavie të re nën hyqmin e Serbisë.

        Përgjigjjuni
        1. E
          ERTV

          O artisto po leni mo furçat të kom thënë. Jo po, PO. 100% kompani aksionere e jotja e Vuçiç dhe Kovaçrvski. Madje mos me thënë që ti me Vuçiç keni qenë dhe administrator dhe vendimmarrës. Ka aq shumë shkrime dhe arkiva sa nuk e mbulon diellin dot me shoshë artisto. Ballkani i hapur ishte totalisht gabim politik dhe 100% i yti... Mbas zallamahisë dhe katrahurës së gj-Alpinit. T'a kuptoj pozicionin. Më mirë mos fol fare për të se nuk mbulohet "muti me shurrë". Lere me mirë në heshtje dhe kërko falje pas ca kohesh kur o harru siruata dhe pak do t'a mbajnë mend. Por mos fol më për Ballkanin e hapur apo të shqyer ...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje