Pasi Sali Berisha mori fjalën në Kuvend filluan edhe tensionet. Teksa shkoi në foltore, Berishës iu ndërpre fjala nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali, pasi ai nuk foli për procedurë.
Kryetarja e Kuvendit i fiku mikrofonin, duke u shprehur: Mos guxo të keqpërdorësh më foltoren.
Flamur Noka dhe deputetët e tjerë të PD-së reaguan duke bllokuar foltoren, ndërsa Spiropali ndërpreu seancën.
Lini një Përgjigje