Kreu i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi ka reaguar pas situatës së krijuar sot në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi.
Ai shprehet ndër të tjera se “është cenuar fizikisht deputetja e mazhorancës, Milva Ekonomi, nga Xhelal Mziu dhe Ina Zhupa”.
“Pas përpjekjeve të dhunshme të PD për të penguar punimet e seancës plenare dhe sulmet me molotov ndaj institucioneve, sot është tejkaluar çdo kufi me cenimin fizik të deputetes së mazhorancës, Milva Ekonomi, nga deputetët e përjashtuar të opozitës, Xhelal Mziu dhe Ina Zhupa.
Opozita po tenton të sjellë krizën e vet edhe në Kuvend. Dhuna ndaj deputetëve, stafit të Kuvendit, Gardës apo Policisë është absolutisht e papranueshme dhe e dënueshme.
I bëjmë thirrje deputetëve të Partisë Demokratike të rikthehen në rrugën e arsyes dhe të dialogut. Dhuna dhe përpjekjet për të bllokuar punën e Kuvendit nuk i shërbejnë as qytetarëve, as demokracisë”, shprehet Peleshi.
Ha ha ha eshte cenuar Milva nje cope DOWN nje bythelepirese e kahereshme e drogaxhiut Ed. Pambuku kontrolla cupen se pervec vellezerve binjak nga Vlora Veleshnja, t'a kane marre mbare ne ish bllok fshatare e malok, po e punojne ne grup.