Vijojnë përplasjet te Komisioni Hetimor: Ndreca thërret dëshmitaren tjetër! Ndërhyn Vokshi: Dil përjashta, o Garda jam unë kryetare

9 Tetor 2024, 13:30Politika TEMA
Vijojnë përplasjet te Komisioni Hetimor: Ndreca thërret

Nënkryetari Plarent Ndreca bashkë me deputetët socialistë vijojnë mbledhjen e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, ndonëse Albana Vokshi thotë se është nul dhe mbledhja duhet të hapet prej saj.

Ndreca ka thirrur dëshmitaren pa dakordësinë e Vokshit dhe Petrit Vasilit, dy deputetët e vetëm të opozitës në mbledhje. Arjana Dyrmishi vijoi me dëshminë.

REPLIKAT:

Ndreca: Vijoni me dëshmitarin tjetër.

Vokshi: Nuk e hedh dot ti në votë. Unë këtë mbledhje e konsideroj nul

Ndreca: Faleminderit, mund të lëvizësh.

Vokshi: O Garda jam unë kryetare, prit përjashta Arjana se s’të kam thirrur.

Ndreca: Të ka thirrur komisioni.

Vokshi: Garda merr urdhra nga kryetarja e komisionit. Arjana prit pak jashtë të lutem të mbaroj me procedurën.

Ndreca: Ulu zonjë se kemi marrë vendim. Kemi marrë vendim në Komision.

Vokshi: Ka një kryetare këtu apo jo.

Ndreca: Kryetarja ka dalë në rrugë, nuk është në institucion.

4 Komente

  1. M
    Murgu

    U dashka që në kuvend të qendrojë një grup hetimor i gatshëm, që ndaj çdo dëmtimi të pronës shtetërore, shkeljeve të tjera për ndalim të ushtrimit detyrës, për të vepruar në vend dhe në kushtet e flagrancës me gjoba dhe kushte penale, dëmshpërblime etj, si për të gjithë shtetasit e tjerë, derisa ligjvënësit të mësojnë të sillen si Qytetarë të denjë dhe shembull demokracie dhe dinjiteti njerëzor. Pasuria në institucionet shtetërore të vlerësohet me shmfishin e çmimit fillestar, nëse vërtetohet se dëmtimi është kryer me dashje (për çfardo lloj gjendje emocionale). Kështu do të bëhet e mundur, që pa shkelur atë që kemi rënë në njëmendje ta quajmë demokraci, të mësojnë një barrë mend disa "përfaqësues të popullit", që çirren e veprojnë si të çartur. Nuk mund të fshihet askush pas imunitetit, i kapur duke vepruar në flagrancë në shkelje të ligjeve dhe rregullave të shtetit që janë vendosur (sado të thjeshta apo të rëndësishme qofshin).

    Përgjigjjuni
    1. r
      robi

      Goca e sekretarit te partise se Fakultetit te inxhinierise gerdall sygerdoqe ne ekstazi histerike proaktive halucionante.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Biden Pampersi

        Se shpejti Albnistan do te shpallet Mbreteri me ne krye nje Mega-hajdut shkterues te Demokracise Ed Drogen nipin e kriminelit Spiro Koleka. Nuk ka Demokraci, nuk ka me Pluralizem....... dhe Kurvat e Evropes Plake e te Amerikes rrine e veshtrojne......

        Përgjigjjuni
        1. b
          b.q. komentues

          Mire kjo eshte goca e sekretarit te Partise, pra ka lindur ne Tirane dhe jo si bajga Ndreca qe ka lindur ne kasollen e dhive dhe bie era perc, grabites i tokave te autoktoneve tironca. Qytekaret jane te lumtur per vjedhjet me %D te Lali Zdromsit, me vjedhjete Inceneratoreve, te sterilizimit te centraleve lundrues nga Bangladeshi, me satelitet Albania1 dhe Albania2 e askush nuk thote gjysem fjale. Po per shpopullimin e Shqiperise qe jane larguar per 10 vjet 1 milion shqiptare kush mban pergjegjesi Opozita?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje