Teoritë e konspiracionit për votën e PD, në lidhje me imunitetin e Berishës

18 Dhjetor 2023, 19:30Politika TEMA
Teoritë e konspiracionit për votën e PD, në lidhje me

Edhe televizionet e Berishës, edhe ato të Ramës, po e trajtojnë votën e sotme të Partisë Demokratike në Komisionin e Mandateve si bashkim të votës me Partinë Socialiste.

Është e qartë, se kjo narrativë i vjen për shtat edhe Ramës, i cili do të ketë vetëm Berishën në lojë, edhe Berishës, të cilit i intereson që ai të identifikohet si opozita e vërtetë.

Në fakt, asnjë prej televizioneve, as ato të Berishës, as ato të Ramës, nuk e trajtojnë çështjen në themel, duke përmendur faktin se dhe vetë Berisha dhe deputetët e tij u shprehën për votim të kërkesës kushtetuese të SPAK-ut për heqjen e imunitetit.

As televizionet e Ramës, as ato të Berishës, nuk sjellin në vëmendje se çfarë ka thënë këto ditë lart e poshtë nëpër Shqipëri dhe në konferenca shtypi Sali Berisha, i cili trimërohej se kishte qenë ai iniciatori i zhveshjes nga privilegji i mandatit të deputetit dhe sot vajti u fsheh si frikacak.

As televizionet e Ramës, as ato të Berishës, nuk ngrejnë pyetjen se pse Gazment Bardhi dhe deputetët e tij mbështetës e bojkotuan ditën e sotme mbledhjen e Komisionit të Mandateve dhe pse nuk shkuan atje të votonin kundër heqjes së imunitetit, meqenëse ditë më parë hodhën gurin dhe fshehën dorën me kërkesën ndaj Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar kërkesën e SPAK-ut.

As televizionet e Ramës, as ato të Berishës, nuk e trajtojnë çështjen e votës së Enkelejd Alibeajt, si përfaqësues i PD-së në atë komision si standard të kahershëm të Partisë Demokratike ndaj çdo kërkese që ka ardhu në Parlament për heqje imuniteti ndaj deputetëve.

Siç edhe vetë Alibeaj e sqaroi, kjo është një procedurë që duhet ruajtur edhe ndaj Edi Ramës dhe kujtdo tjetër që do të ketë përballje nesër me drejtësinë.

Në këtë rast, nuk ka asnjë konspiracion, ka ruajtje standardi: të gjithë të barabartë përpara ligjit.

Të gjithë të zhveshur nga privilegjet parlamentare kur bëhet fjalë për përballje me drejtësinë.

Edhe kur bëhet fjalë për Sali Berishën. (Namir Lapardhaja)

11 Komente

  1. Y
    Y

    Cilet jane TV e Rames

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sllobodanka

      Ky informacion ka edhe budallalleqe te tjera. Thote se Sali Berisha "sot vajti u fsheh si frikacak", kur ai doli ne mes te Bulevardit "Deshmoret e Kombit", pert t'u thene atyre qe e kane inat:"Ja ku me keni, une do te triumfoj se kam mbeshtetjen e Greqise, Serbise, Rusise, Kines, Brazilit, Indise, Afrikes se Jugut dhe gjysmen e popullsise se globit. Une jam Lexhendari i Vicidolit , o budallenj!

      Përgjigjjuni
    2. H
      Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

      Namir, respekte. Por shkrimet ne gazetë nuk mjaftojne. E djathta intelektuale shqipetare duhet të bashkohet dhe të dale ne krye të opozites, kunder derrit Sali. Me vjen mire që ti e ke kuptuar kyçin e problemit dhe nuk merresh me Ramën. Nuk mund të merresh me shtepine e komshiut, kur shtepine tënde e ke mut fare. Shiko shtepine tënde njehere. Ai Katunari me shkolle Fitim Zekthi kishte bere nje artikull dje, por nuk merresh vesh se çfare donte të thoshte. Sepse her per he, Rama është i pathyeshem. Po fole per Ramën tani, flet kot, se nuk të dëgjon njeri. Po të heqesh Saliun dhe të ngresh ne kembe opozitën intelektuale, atehere fillon ti levize Ramës toka nen këmbë. Po qysh nuk paska e djathta burra, per zotin. Vetem Alibeaj ka mbetur qe nuk ka frikë nga Berisha. Turp e faqe e zezë.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Likja

        Zoti Lapardhaja ! Persa I perket shkrimit tuaj , mendoj se duhet bere nje korigjim I rendesishem : Eshte evidente qe dhe Rama ka simpatizantet e tij , qe shprehen ne mediet sociale, por kursesi nuk mund te themi se Ai ka televizionet e tij dhe ndersa eshte shume e qarte se tv. Syri.net eshte vetem televizioni I shokut Sali!

        Përgjigjjuni
        1. t
          tpc

          Cilat jane televizione te Rames?

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tele shikusi

            Namir ato tv te Non Grates dihen ,po a mundesi na thua nje tv qe eshte pro Rames , kesaj rradhe ja ke fut pordhes kot o Namin Lapsrdhaja

            Përgjigjjuni
            1. D
              Drini

              Po o laperdhar po na kujtohet shume mire standarti kur akuzohej Lulqimi per pastrim parash dhe pare ruse. Atehere i moret me liber shtepie prokuroret!

              Përgjigjjuni
              1. N
                Ndero syzet o Vodica

                Tv e Rames ? Eja ne toke atje ku jetojme , shikojme , degjojme , lexojme edhe ne . - Kush jane tv e Rames ( Fevziu Klanit te Sandrit , i Qimi Pekes se Syrit Berrishes , Top channel me Grida Duma , Euro news i Erla Mehilli sekretare Berrishes , news 24 e spiunit I.M , Ora vision qe kishte dale me status per Berrishen po e ndaloje me kaq se ka shume

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Punetori

                  O shokëni , ç' mundoheni kot te komentoni shkrimet e ketij Lapordhase . Ky , ka kohe qe me shkrimet e qendrimet e tij po i ben yzmet kandidatures se tij per deputet ne zgjedhjet e ardheshme ne radhet e PD -se se L. Bashes .

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Salihi

                    Pordhja leshon nga nje fene se pordh sbene dot,po ku jane tv e Rames more idiot

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

                      o drejtesi qe nuk po na jepni. nje drejtesi ku jeni po u pagan qeveria per kete pun. pse e lini kermen kryekriminelin sali te vazhdoj akoma me krime pa funt. sali berisha. duhet varur ne mes te tiranes

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje