“Thanë negociatat u bllokuan”, Rama: Opozita humbi sërish dhe vendi përsëri fitoi! Më 26 maj në Bruksel, konferenca Shqipëri-BE çel fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit

22 Maj 2026, 08:10Politika TEMA
“Thanë negociatat u bllokuan”, Rama:  Opozita humbi sërish

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian, e cila do të zhvillohet më 26 maj në Bruksel, duke e cilësuar atë si një tjetër moment krenarie për vendin dhe një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE.

Përmes një postimi në Facebook, Rama deklaroi se konferenca do të “vulosë me sukses fazën hyrëse dhe do të çelë fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit”, duke theksuar se procesi europian i Shqipërisë është një histori suksesi e ndërtuar me vizion, punë dhe përkushtim.

“Shqipëria Europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi, e cila shkruhet me vizion, punë e përkushtim, hap pas hapi, e në fund gjithnjë fiton”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë iu përgjigj gjithashtu kritikëve të procesit të integrimit, duke thënë se parashikimet për bllokimin e negociatave dhe ndëshkimin e Shqipërisë nga Europa kanë rezultuar të pavërteta.

“Thanë negociatat u bllokuan. Thanë Shqipëria u ndëshkua. Thanë Europa u zgjua dhe narkoregjimi u zbulua. Humbën përsëri. Dhe Shqipëria përsëri fitoi”, u shpreh ai.

Rama falënderoi institucionet shqiptare, shumicën parlamentare, ekipin negociator dhe qytetarët që, sipas tij, kanë mbështetur rrugëtimin europian të vendit.

Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel konsiderohet një etapë kyçe në procesin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimi Europian, në kuadër të objektivit për anëtarësimin e plotë të vendit në union deri në vitin 2030.

Thanë negociatat u bllokuan. Thanë Shqipëria u ndëshkua. Thanë Europa u zgjua dhe narkoregjimi u zbulua.

U lëshuan rrugëve me molotovë, për ta djegur Shqipërinë në sytë e të huajve. U lëshuan nëpër Europë me thasë balte e llumi, për ta zhgarravitur Shqipërinë në sytë e të huajve. U gënjyen si gjithnjë nga mendja e tyre dhe gënjyen edhe ata gjithnjë e më të paktë, që shkojnë me atë mendje.

Humbën përsëri. Dhe Shqipëria përsëri fitoi

Më 26 maj në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri – BE vulos me sukses fazën hyrëse dhe çel fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit. Sepse ndryshe nga si e përflasin ditë e natë ata që gjithnjë humbasin në fund, Shqipëria Europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi, e cila shkruhet me vizion, punë e përkushtim, hap pas hapi, e në fund gjithnjë fiton

Kjo është një tjetër ditë krenarie për Shqipërinë, për skuadrën tonë të madhe, për të gjitha repartet e saj në çdo pjesë të fushës së përgjegjësive publike, për shumicën parlamentare, për qeverinë, për institucionet e pavarura, e sigurisht për ata që i përfaqësojnë ato në tryezën e negociatave për Shqipërinë 2030 në BE. Urime të gjithëve e mbi të gjitha faleminderit çdo shqiptari e shqiptareje, që na beson e na mbështet në rrugën e këtij misioni historik

22 Komente

  1. B
    Bravo

    Po pse o njeri e ke kaq qejf përçarjen, edhe ne një moment ku po votohet te gjithe bashke me ec para. Pse e ka kaq te vështirë te flasesh per te gjithë shqiptaret pa ju dhe ne.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire ___??____Straits

      Anetaresim De-Juro......mund te ndodhe shume shpejt ....por populli nuk e rruan per kete....Anetaresim de-Fakto ( me nivel jetese)...nuk ka per te ndodhur...te pakten derisa 3-4 brezave tu kete mbire bari mbi koke !!!!!..........O Pallosh , o Sali ....faleminderit per kete gjendje.... uroj te beheni sa me shpejt Mbreter tek ....Mbreteria e...Sharres !!!!!

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xha

        De fakto dhe de juro, fol për vete, mos fol në emër të popullit.

        Përgjigjjuni
    2. U
      Uncle Sam

      Boh, sa i neveritshem eshte me keto hartimet e klases IV, shoku i Balluke Blackberry-it. Tmerr.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjergj Kastrioti dv

        Kjo faza permbyllese sa zgjat??!! Kete thuaj, te tjerat i kemi ditur qe kur ky kontinent eshte quajtur Evrope!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tankost

          Ta ka rhene 100 here, nese sdo ye degjosh cfare fai ka ai...

          Përgjigjjuni
        2. H
          Holy justice

          Ore kokrra e mashtruesit, na thuaj sa zgjat kjo faza permbyllese se te tjerat i dime vete?! Faza perhapese ka me shekuj qe ka qene mbyllur qe kur ky kontinent ka ekzistuar dhe ne kemi qene pjese fizike e tij! Bjerini drejt se keni lehtesira, dhe mos i bini as nga Kina, Koreja apo Japonia, mos na beni si arixhofka!!!!!

          Përgjigjjuni
          1. I
            I juaji Edi Rama

            Celja e fazes permbyllese te negociatave per anetaresim ne BE u arrit ne saje te perkushtimit tone madhor si PS ne parlament per te mos e dorezuar Belan ne duar te Drejtesise! Sikur te ndodhte e kunderta, kush e di si do shkonin keto negociatat...

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bobi

              Qe te anetaresohemi ne Bashkimin Evropian o Rame, si fillim duhet te anetaresohemi me mentalitetin tone. Ti ke mentalitet sulltani, pashai dhe agai. Nuk ke mentalitet shtetari europian qe ben punen per 3-4 vjet e iken pastaj te vadis lulet e kopeshtit e tij. Ti dhe Saliu jeni e keqja me e madhe e ketij kombi pas Hamzait. Njeri ka zene peng PS-ne dhe tjetri PD-ne. Te dy keni perjashtuar kuadrot me te denje e me te mencur. Ti ke Belen, ai ka Vokshin. Ti ke Taon, ai ka Mulin. Sa per popullin, populli akoma ka mendesi feudale. I jep gjithcka te fortit dhe lufton me vellan e vete per hic mos gje. Ne Shqiperi nuk ekziston as besimi, as mirebesimi dhe as mirekuptimi. Jane vrare njerez ne Shqiperi per 2000 leke te vjetra (ne Shkoder, tek furgonat per ne Velipoje), per nje karikues telefoni qe nuk u kthye (diku ne Tirane), per nje ledhatim kali (ne Berat). Per nje fjale goje dhe per nje shikim, cdo dite, ne cdo cep te vendit! Prandaj mjaft me peralla! Jemi ngopur qe ne 1991 e deri me sot. Kush e do BE-ne, jeton aty dhe i shikon edhe te mirat edhe te keqijat.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kshu jena gatu or mik.

                Mentalitetin e smure, dhe gangsterrllekun ne gjak nuk e rregullon as Rama, as Saliu dhe as Europa. Vetem nje ishte ai qe u futi kembet shqiptareve ne 1 kepuc, dhe ai nuk vjen me. Enveri e dinte mentalitetin e semur Shqiptar. E dinte se kishte te bente me nje shoqeri te eger, dhe me nje shoqeri vrasese, hajdute dallaverexhie. Prandaj I mbylli, I nenshtroj, shkolloj dhe u dha zanat me dashje apo pa dashje. Ne jemi e keqja e vetes. Ne jemi njerez te eger qe vetem shikimi I dikujt tjeter na vret sepse na duket se u zbuluam nga idet e kqija po na pa njeri per nje far kohe. Nenshvletsimi I jetes per tjetrin nuk eshte faji qeverritar po faji I individit dhe mendja e smur. Ne rritemi me iden e te fortit, rrugacit, me iden se eshte mire te fryhemi lart e posht, me iden se eshte mire te shfrytzojme me te dobtin, me iden se " e di ti kush jam un" apo "kush eshte plaku im". Ndergjegjia fillon me vet ty, dhe mu, mos shiko pertej hundes, rregullo veten, femijen, shoqerin e aferme dhe pastaj mundohu ne shkalle me te gjere me komshiun, apo me tjetrin, e tjetrin. Kjo eshte edukata dhe mirecsjellja qe ka europa. Nje edukat dhe rrespekt shoqerore qe ne e perdorim shum mire kur jemi jasht vendit por qe harrojme direkt se zbresim ne Rinas , dhe vemi prap ne fis.

                Përgjigjjuni
              2. S
                Sefer Daja

                O z.kryeministër! Zbrit një her me këmbë në tokë! Lëre "politikën e madhe ", se nuk të kemi votuar për të! Shif brenda "gardhit" tënd! Ktu po plaket popullsia në mënyrë tragjike! Në 1000 persona gjat 2024, kan ikur nga vendi 12! Pra afërsisht sipas studimit, vendi ka humbur nga emigrimi 29.000 persona në vit! E mos fillo me prrallat se kudo emigrojnë, se BE, në të njëjtin vit, është shtuar me 5 persona për 1000, ndërsa dhe vende dikur emigruese si Estonia psh, për të njëjtin vit, kan shtesë popullsie! Këtë shif ti! Shif arsimin , shif shëndetësinë e shif abuzimin që bëjnë të emëruarit e tu në kurriz të shqiptarëve! Nuk quhet arritje nëse hyjmë në BE me kto kushte!( do jemi si ai nxënësi që e merr provimin me hatër e i vuan gjith jetës pasojat!) Boll hodhe shashka me tërheq vëmendjen e popullit andej ku ti do, e harrojm problemet tona të përditshme! Nuk arrihet BE-ja, kur nuk " arrin" dot hallet e shqiptarit!

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Derdimen

                  Sefer sali daja mos e rruj hic fare Rrnofte saliu sa molet edit thuaj. Edi mbreteron sa ka sali sefer dajen

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sefer Daja

                    Ça me tu përgjigj ty o trongull! Ti ja paske vu vet vetes llagapin! Qeke tamom DERDIMEN!

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sefer Daja

                      O DERDIMEN! Ato fakte që kam thënë tek komenti im, nuk i kom marr nga Saliu( po ty mbase Sala të del dhe në ëndërr), por i kom marr nga EUROSTATI! Është institucioni zyrtar i statistikave të BE! Asaj BE që do me na fut me "mik" Rama! E do troç: BE është aspirata jonë 35 vjeçare por dhe pse BE është në pozitat e saj më të dobta qysh nga krijimi, ne, fatkeqsisht, NUK E MERITOJMË të jemi pjesë e familjes europiane! Jo ,derisa të jet në pushtet kjo klasë politike! Derisa të zhduket dyshja Rama-Berisha! Por për mua personalisht, fajtor kryesor që zvarriten qytetarët shqiptar drejt antarësimit është qeveria Rama!!! Po ti si derdimen që je fajëson akoma Berishën, se të ka ngel ora tek shprehja: Fajin e ka Saliu!

                      Përgjigjjuni
                  2. L
                    Linda

                    Sa te jesh ti dhe Salihu qe ndihmoni njeri tjetrin me pazare ky vend nuk hyn ne BE

                    Përgjigjjuni
                    1. ÷÷÷÷÷

                      Vëndi ynë me BE-në, është aty ku e la shoku Ramiz në 1991-in. Deri në antarsim të plotë, të tjerat jan mashtrime. Jemi si dy të moshuar që duan të martohen që prej plot 35 vitesh me një fejes të kujtuar dhe rikujtuar çdo ditë. Vëndi ynë doli nga komunizmi njëkohësisht me Gjermanin lindore, Rumanin diktatoriale, Estonin, Lituanin, Letonin, me ish Republikat jugosllave (Slloveni dhe Kroaci) ,por të gjitha këto shtete u pranuan me një gjëndje ekonomike më keq se vëndi ynë, dhe një situat politike më favorablë se ne, por feja, mos përkrahja superfuqive, eksodi frikshëm.,bënë që dosja antarsimit të mbulohet nga pluhuri në, zyrat e shteteve antare të BE-së, të parlamenteve të BE-së, të komisionit të BE-së, të këshillit të ministrave të BE-së, të samiteve të BE-së, të presidencës rrotulluese 6 mujore të BE-së, duke na spjeguar dhe sorollatur me shkaqe nga më të ndryshmet dhe të pa imagjinueshme. Përpjekjet e qeverive tona për antarsim, më shumë na largonin se konfirmonin hapin e rradhës. Ne kemi qënë gati dhe jemi, asnjë sekret s'është obstacle për përfshirje në bllok si shtet gjeopolitik i kontinentit. Duhet të kemi këllqe t'ju bëjm me dije zyrtarëve të BE-së që kushti i vetëm i yni është antarsimi i shtetit të 28-të në BE i Shqipëris që korespondon me numrin 28 në NATO dhe 28/11/1912.A është e mundur në dhjetor të 2026 apo nëntor të 2030-ës, nëse duan t'ju a bëjm hallall gjith këtë zborr 36 vjeçar, të din ku dhëmb dhëmballa.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Anteu

                        Ec aty...! Gjigand

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Valoni Chicago

                          Politologu belind evgjiti eshte merzitur sepse shqiperia fitoi, nul moka u merzit se nuk marin dot me vota, e sebashku kjo çete mori 100,000 vota kundra demokratesh dhe elektorati gri, por sot sorrollaten neper banaqe per te fryr hi popullit se jane zgjidhja vetme. Shporrini keto palaco nga partia demokratike

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Sefer Daja

                            O Valoooon! Mësoje se mbase Çikago ti ka errësuar sytë! Ka gati 14 vite që vendi udhëhiqet nga Partia ish-Socialiste! Qeveriset nga Edi Rama! Ato emra që ti pērmend kan 14 vite në opozitë, e aktualisht për të tashmen e të ardhmen e afërt të vendit, kanë në dor veç " çelësat e kashtës" Llogari duhet ti kërkojmë veç qeverisë aktuale! Atë duhet "të shporrim" nga keq qeverisja! Meqë thua se jan mërzit opozitarët se ka fitu Shqipëria, a na e thua dot se çfarë kemi fituar??? Jo për gjo, po ne ktu nuk po shofim "fitore", e mbase e shihni ju andej nga Çikagoja e përtej!

                            Përgjigjjuni
                          2. G
                            Gita.

                            Sa te jete saliu gjalle aty e keni edi ramen km.

                            Përgjigjjuni
                            1. d
                              drejtesi e munguar

                              Z.K/minister,aderimi ne BE nuk mund te jete veper e nje njeriu,e nje partie apo dicka tjeter. Aderimim(ne qoftese ndodh) eshte veper e gjithe shqiptareve brenda e jashte vendit.Qendrimi qe Ju mbani eshte cinizem dhe megalomani.Demokracia(qe thoni se funksionon) nuk eshte pjese e individeve.Ju dhe Z.Sali jeni ne gare se kush do ti marre meritat ,te cilat nuk u takojne pasi per cdo dite shqiptaret po e braktisin vendin.Ndoshta kur ne Shqiperi te mos kete me shqiptare ju do te jeni me rehat.

                              Përgjigjjuni
                              1. U
                                UÇK

                                Zagaret le te lehin, Shqiperia do te vazhdoi rrugen e anetaresimit te plote ne BE.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje