
Nga Ylli Pata
Lajmi nga Brukseli që raporti i ndërmjetëm IBAR ka marrë konsensusin e vendeve anëtare të BE-së nuk ishte gjë tjetër veçse një hipotekë politike për mazhorancën e Edi Ramës.
E cila duket ka punuar për ta spinuar këtë narracion, duke e ditur më mirë se të gjithë se bëhet fjalë për një proces, i cili dukshëm ishte në një rrugë rrëshqitjeje, për shumë arsye.
Ku më kryesorja ishte revolucioni real i 2016-s ku Shqipëria i dhuroi Brukselit sovranitetin e saj, së paku për VIP-at e drejtësisë e politikës. Sot reforma në drejtësi, e cila nuk ka vetëm supervizimin, por edhe orientimin që vjen nga qendrat gravitacionale dhe të pushtetit të BE-së, jo vetë nga Brukseli, Berlini, pore dhe nga Athina, Roma apo të tjera qendra, ka sjellë në Tiranë një cunam. Për këtë, edhe pse viktimë më e madhe Edi Rama, duket se nuk shqetësohet shumë, sepse “sovrani” ishte gjetkë, madje në Kushtetutën e Republikës.
Faktikisht ONM-ja e sanksionuar si bazë reale e shtetit të së drejtës në Shqipëri, së paku si supervisor, nuk ka precedent në asnjë vend anëtar apo kandidat të Bashkimit Europian. Franca ka drejtësinë e Napolonit e Italia sistemin e Kushtetutës Republikane të 1948, Greqia sistemin e pas kolonelëve, asnjë vend nuk i ka afruar Brukselit dhomën e butonave, siç ka bërë Shqipëria. Madje as Maqedonia e Zoran Zaevit, i cili erdhi në pushtet falë një beteje epike të europianëve me Moskën ku thuhet se mbrapa ka qenë edhe një aktor tjetër i madh fare.
Sot e gjitha kjo konsiderohet, ndoshta me arsye si një dështim, si një operacion që nuk na solli tek ajo drejtësi që shpresonim, por kjo nuk është tamam- tamam drejtësia jonë. Është me vulë europiane.
E cila ka kryer në Shqipëri jo një po mjaft eksperimente që nuk i bëri në Kroaci, ku gjithashtu pati një SPAK të ngjashëm apo Rumani, ku tundja politike solli gjithashtu zhvillime edhe më të frikshme se këtu.
Megjithatë, duket se ishte një projekt europian për të provuar se shqiptarët janë apo jo pro BE, edhe kur kjo e fundit mund të trazojë ujrat e vendit, duke rrezikuar edhe ekulibrat politike e sociale të krijuara ndër vite.
Sot und të thuhet qartësisht se pse Sali Berisha edhe Ilir Meta sulmonin në 2016-n Romana Vlahotinin dhe Donald Lu-në. Të cilët ishin në një farë mënyre një pararojë e asaj që pritej të dyndej në Shqipëri. Që nga Angela Merel e Emannuel Macron e samitet europiane.
Gjasat janë që Shqipëria, përkatësisht mazhorana e Edi Ramës, ka kaluar në një farë prove politike, ku zhvillimet kanë qenë të vrullshme. Që nga revolta e Unazës së re e deri tek zhvillimet e dhjetorit të vitit të shkuar. Të cilat thuajse një më një kanë adresat e tyre politike dhe gravitacionale nga Berlini në Athinë, nga Brukseli në Amsterdam, e me radhë. Duket që fundi i vitit të shkuar ka qenë prova e zjarrit, ku realisht u luajt një lojë mjaft e madhe. Ku parashikoheshin shumë zhvillime, por që nuk ndodhën ata që pritnin palë brenda dhe jashtë vendit.
Me arsye, mazhoranca dhe njerëzit pranë Edi Ramës mund të fillojnë serinë e spinëve për arritjen e këtij stadi si pasojë e një strategjie të përgatitur me detaje. Por gjasat janë që realisht gjërat diheshin që kur në Shqipëri u zhvillua një betejë e ashpër pro dhe kundër Perëndimit me maskën e sovranizmit. Fituesit pastaj, si gjithnjë shkruan historinë…
TemA
Dikush duhet ti thote Pates se i kane vjedhur internetin dhe emailin dhe shkruajn artikuj ne emer te tij. Ndryshe nuk ka si shpjegoet qe Ylli shkuan kunder Reformes ne Drejtesi te alikuar nga Evropinet kur ai nje jave me pare ka thene "...Në rastin e Shqipërisë, Germania e ka thënë hapur që përkrah fort SPAK, duke qenë kritike me qeverinë shqiptaret dhe Edi Ramën, kur ka pasur polemika. Ambasadori gjerman e ka treguar hapur se me kë është në këtë debat, ka qenë me SPAK. Ky nuk është mister, por Gjermania nuk është bllokuesja e anëtarësimit të Shqipërisë. Këtë e ka thënë qartë Berlini zyrtar....."
Nashti qe u miratua IKAR-i , jemi tamam ....bythe me bythe me Gjermanine , .......................jo genjeshter si ne kohen e Saliut.....tani eshte e vertete , jemi bythe me bythe me Gjermanine sepse sapo ka hyre...IKAR-i ne mes !!!!!
Dire, profili yt është ky: ti je një 50-55 vjeç, i papunë dhe beqar. Nuk je me pd, por ke urrejtje patologjike për Ramën.
Pata po kalon gruan drejtor me drejtor vetem qe të shkruaj te Tema e te Carlo, ti thua vjedh internetin. I shkon gruaja ne shpi 1 here ne jave.
Bo bo ,janë tërbuar ushtarët e Saliut dhe nuk lanë sharje kur ka shkrime pozitive për Shqipërinë.
Nuk e kultoj këtë shpend që nuk u bë qënie njerëzore.Ai jeton për të lëpirë në qenefin anti kombëtar.Një herë të vetme more djalë plagë prishur të jeshë me SHQIPËRINË e jo me fundërinën e kombit, Saliun.Turp që je shqiptar, njëmijë herë turp.
Ky djali eshte shume i dobet per nje gazete si tema.
Ne Europe do futet ballkani perendimor i gjithi me ukrainen dhe vetem me te drejte te kufizuara. Europes i duhet tregu dhe gjeopolitika.Per demokraci apo korrupsion apo lesh me qime se rruan njeri.Shqiperise i duhet tani nje linje e brendshme e perbashket politike te jashtme.Sic duket sapo ka filluar.Me pak dinakeri dhe zgjuarsi dhe ca vizita ne azi ecen puna.
Na rrofsh bythën o Dire////…..Kari. Kujdes mos mbytesh me gëlbazën tënde! Po hë o xhaxha shtrëngoje bythën e mbaji pordhët.
Ylli, shume rremuje ne permbajtje, pa thene asgje! Loni
O kolonjar ,hiqesh si i zgjuar që bën dhe vrejtje për drejtëshkrimin.Nuk e shkruan Pata ,po një punonjës i gazetës dhe nuk kanë kohë ta redaktojnë për drejtëshkrim.
Gabime skandaloze gjuhësore. Fillimi i fjalisë me "i cili" apo "ku" të lë përshtypjen se ky "gazetar" i ka thënë "ik pirdhu" si taksës e morfologjisë së gjuhës shqipe. Turp!