Alibeaj: Në PD kanë kapur thikat kundër njëri-tjetrit, zgjedhjet e 23 majit një procesion i trishtë

21 Maj 2026, 16:50Politika TEMA
Alibeaj: Në PD kanë kapur thikat kundër njëri-tjetrit,

Ish deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj shprehet se zgjedhjet e 23 majit për Kryetarin e ri të PD janë një proces i trishtë. Ai shtoi se PD ka humbur edhe konturet e të qenit një parti politike.

Më keq akoma, sipas tij, Partia Demokratike ka humbur synimin për të ardhur në pushtet dhe përdoret vetëm për hallet personale të Sali Berishës.

“Për këdo që ka një fije dinjiteti për kontributin që ka dhënë, kur e sheh veten të keqpërdorur, të tallur, të fyer, është më mirë ta braktisë, minimumi do të duhet të ruajë dinjitetin dhe fytyrën. Edhe ajo që do të ndodhë në PD, ju thatë zgjedhje, por ato nuk janë zgjedhje. Është një procesion i trishtë që demonstron gjendjen kritike dhe krizën e thellë ku është futur një parti politike, e cila ka humbur edhe konturet e një partie politike. Ajo ka humbur synimin për të ardhur në pushtet. Është futur në një situatë ku duhet mbrojtur halli personal që ka drejtuesi i tyre”, deklaroi Alibeaj.

Ai shkoi më tej kur tha se në PD kanë ‘kapur thikat’ dhe po sulmojnë njëri-tjetrin, referuar përjashtimeve dhe përplasjeve të fundit me Ervin Salianjin, por edhe me figura të tjera të kësaj force politike.

“Kanë kapur thikat me njëri-tjetrin. Me thikë në gojë janë duke përjashtuar, plagosur e sulmuar njëri-tjetrin. Ndaj, asgjë të përbashkët nuk ka me atë që mund të quhet parti politike. Një gjë është e sigurtë, që me kalimin e kohës edhe në zgjedhje, kurdo që të jenë ato vendore apo të përgjithshme, humbjen Berisha e ka të sigurt”, përfundoi Alibeaj.

3 Komente

  1. F
    Foni

    Thëniet dhe deklarimet e politikanëve tani ngjajnë me një informacion të filmuar dikur dhe që ekzekutohet në mënyrë të përsëritur çdo ditë. Përsëritje e bezdisshme është aktiviteti politik i PD dhe Sali Berishës, po aq bezdisëse është dhe reagimi përsëritës i kundërshtarëve. Gjithçka i ngjan një mulliri që vjen vërdallë por nuk bluan asgjë, pasi nuk ka asgjë për të bluar.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Ne PeDe

      Vetem thikat njihen bisedime.

      Përgjigjjuni
      1. %
        %

        Ja dha Rama, logon dhe vulēn Berishēs, duke ditur qē Sal doktori s'ka tē drejtē ( sipas statutit tē PD-sē) tē jet kryetati saj.Do ta shikon Rama qē ne këtē sjellje i ja bērē varrin vedit, pasi nē Surrel ēshtē stacionimi dhe pikēsynimi fundit i keqbērsve opozitar.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje