Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën “X” lidhur me pamjet e publikuara nga ministri Itamar Ben-Gvir, të cilat tregojnë trajtimin e aktivistëve të ndaluar të flotiljes.
Ai i ka cilësuar këto imazhe si tronditëse dhe të papranueshme, duke theksuar se të gjithë personat e ndaluar duhet të trajtohen me dinjitet dhe në respekt të plotë të të drejtave të njeriut, ligjit ndërkombëtar dhe ligjit humanitar.
Gjithashtu, ministri ka bërë me dije se ka udhëzuar Ambasadën e Shqipërisë në Tel Aviv që të mbetet në kontakt dhe koordinim të ngushtë me autoritetet izraelite, me qëllim që qytetarëve shqiptarë t’u ofrohet ndihma e nevojshme konsullore, sipas rastit dhe në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar.
““Pamjet e shpërndara nga ministri Itamar Ben-Gvir që tregojnë trajtimin poshtërues të aktivistëve të ndaluar të flotiljes janë tronditëse dhe të papranueshme. Të gjithë personat e ndaluar duhet të trajtohen me dinjitet dhe në respekt të plotë të të drejtave të njeriut, ligjit ndërkombëtar dhe ligjit humanitar. Kam udhëzuar Ambasadën tonë në Tel Aviv që të mbetet në kontakt dhe koordinim të ngushtë me autoritetet izraelite, në mënyrë që të sigurohet që qytetarëve tanë t’u ofrohet ndihma e duhur konsullore, sipas nevojës dhe në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar”, shkruan Hoxha.
Kujtojmë që të paktën 430 aktivistë nga vende të ndryshme të botës janë ndaluar teksa dërgonin ndihma në Gaza përmes flotës së anijeve “Sumud”, të cilët janë akuzuar për terrorizëm nga ministri Itamar Ben-Gvir. Një video e shpërndarë në rrjetet sociale nga vetë ministri ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare, ku zyrtarë dhe institucione kanë dënuar pamjet që tregojnë trajtimin e aktivistëve gjatë ndalimit.
ti cqihet verra turkoshakut Baku...... allah uakbar!
Ky që u bë ministër që mos të fliste për Veliajn
Rropt ku ti keni ty dhe qeverise tende qe mbeshtesni israelin ne cdo veprim,pushtues qe ben kundra vendeve te tjera
I (ç)nderuar do te ishte ne nderin dhe dinjitetin e Ministrise qe drejton te ngrije zerin, edhe me note proteste, per trajtimin qe ju be studenteve shqiptare qe donin te merrnin pjese ne protesten e studenteve te Maqedonise se Veirut ne lidhje me mbrojtjen e Gjuhes Shqipe! Mos u merr me ata qe shkojne ne Plaestine por merru me shqiptaret qe ke tek dhoma tjeter e shtepise!
Hoxhe feriti, thuaj, Babes Erdogan, qe te mos kruaj bythen me Izraelin perseri, me llojin e bakirave, se do u a kthej pako.
Këta janë hipokritë klasi, Kryeministri nuk lë superlative pa përdorur në Parlamentin Izraelit, Ministri i Jashtëm, i cili duket shqeto që vuan për protagonizëm, ankohet për keqpërdorimin e atyre që së bashku me ndihmat fusin edhe armatim kundër Izraelit. Ministri ynë, një papagall pëndrrjepur flet pa patur asnjë fakt, kur izraelitët të cilët deri më sot kanë mbijetuar në saj të vigjilencës, dinë hollësisht çfarë bëjnë. Izraeli është një vënd në luftë, Baki Bytha na u bë si Greta suedeze, do të ndihmojë palestinezët!! Pse nuk merr shëmbull nga Mahmoud Abass dhe i biri i tij, që ju vetëtimë qimja nga dhjami dhe as e rruajnë për popullin e tyre. Ndaj ministër, qepe pak gojën dhe mos u merr me Baki fondamentalistët, që duan të vjedhin ndonjë fond nga ndihmat e me atë rast të fusin edhe ndonjë dyfek për Hamasin.
Ministri te mos shkoje aq larg per te mbrojtur shqiptaret. Ke plot raste me serbin me maqedonin , pa shiko dhe burgjet greke si keqtrajtohen shqiptaret.