VIDEO/ Ndalimi i aktivistit Baki Goxhaj nga Izreli, deputeti Muçi kërkon reagim nga qeveria: Pse heshtni?

21 Maj 2026, 12:06Politika TEMA
VIDEO/ Ndalimi i aktivistit Baki Goxhaj nga Izreli, deputeti Muçi

Deputeti Redi Muçi ngriti në Kuvend çështjen e aktivistit Baki Goxhaj që ndodhej në flotiljen “Sumud” duke dërguar ndihma humanitare në Gaza para se të ndalohej nga izraelitët. Muçi tha se qeveria shqiptare po hesht, ndërkohë që vendet e tjera kanë kërkuar llogari nga ambasadorët izraelitë.

Deputeti kritikoi edhe vizitën e Ramës në Izrael të disa muajve më parë duke thënë se u përkul para Netanyahut që kërkohet për krime lufte. Muçi theksoi se qeveria duhet të ushtrojë më shumë presion ndaj ambasadorëve dhe qeverisë izraelite.

“Dua të shtroj pyetjen sesi ka mundësi që qeveria shqiptare hesht ndërsa një shtetas shqiptar, Baki Goxhaj, është marrë peng në ujëra ndërkombëtare së bashku me dhjetëra aktivistë të tjerë duke çuar ndihma humanitare në Gaza. Ndërkohë, kryeministra të tjerë kanë thirrur ambasadorët izraelitë të vendeve përkatëse për të kërkuar llogari dhe kërkuar falje për qëndrimin dhe shfaqje të turpshme që ka dhënë shteti i tyre. Pse heshtim ne për faktin që një shtetas shqiptar është marrë nga regjimi gjenocidal dhe mbahet në kampe torturash? Pse nuk reagoni dhe çfarë do të ndodhte nëse do të merrej peng nga rusët? A do të nënshkruhej atëherë rezoluta për t’i shpallur shtete terroriste? Nga kush keni frikë? Duhet t’i jemi mirënjohës Bakiut sepse është ai sot ambasador i vlerave shqiptare nëpër botë dhe askush më mirë se ai s’e përfaqëson më mirë Shqipërinë në këtë sallë. S’mjafton të kërkojmë me kortezi nga qeveria izraelite ç’po ndodh me të, por qeveria dhe ministri i jashëm duhet të thërrasë ambasadorin dhe ta vërë para përgjegjësisë”, tha Muçi.

15 Komente

  1. D
    Detari

    Cpune ka shteti me nje musliman qe rrezikon jeten ne Israil?

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlora

      Shqiperia ka plage brenda o Muçoooo

      Përgjigjjuni
    2. K
      Komentuesi

      Po ik o Redi Muti, ose Mut I kuq ,,,

      Përgjigjjuni
      1. D
        Denoheni me burge plehren

        Çfare ky kerkonte ne izrael ky njeri ...duhet te denohet me burge....

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fate

          Te lumte qe e ngrite si problem por edhe ti vet e di pergjigjen. Nuk jemi shtet, thjesht bejme ate qe na thone. E gjithe Evropa eshte ne gjunjet e nje krimineli lufte qe sponcorizohet nga kok portokallia ne Washington.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mara emigrante ne Itali

            Dane Muço ne Martallos , vete shkron e vet vulos ..O trap çpune ka qeveria shqiptare me kete aktivist .Kur te dergoje ndihma shteti atehere mund te nderhyj .Hajde deputet hajde , bytha ne diell e koka ne hije .

            Përgjigjjuni
            1. T
              TA. VË. LALA. SONTE

              O Muço Qulli , pse i ha bytha tjetrit dhe e kruan me Izraelin çna duhet ne. Ne kemi plagët tona dhe nuk po i shërojm dot se nuk të lë shpellari kamunist me bandën e tij. Djeg Tiranën javë për javë dhe ty sta mban suma të thuash një fjalë more lepurush. Baki ziu shkoi për byth por e hëngri në byth. Shko edhe ti Muço qulli se mbasi regulluat Botën ju mbeti Palestina pa regulluar që kanë mbi 2000 vjet sher eshamat dhe ska për tu zgjidhur kur ajo punë. Jetojm në kapitalizëm dhe Bakiun nuk e çoi shteti atje e pse duhet të mbajë përgjegjsi. Kush i hodhi trut e Gamorit ta ndihmoj tani. Ai është në hotel me 5-yje pyet Ols kok qepën. Mirë do bëje o Muço Qulli të shkoje edhe ti, se ti i jep mësime Kryeministrit tonë si duhet të qeverisi . Pika që stë bie more deputet Qelpiçi. Bëj qejf edhe 3-vjet qyl se mban ky popull siç po mban kërmat e pd. Spiunat e serbit. Shko Muço shko të ta rrasi Izraeliti se do të dalin flokë Kaçurela dhe do kesh sukses si Bardha i pd.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kurioz

                Ku jane ata qe u perloten per Ilir Meten se e futen te kollarisur ne kafaz xhami ne gjykate? Me siguri do bejne namin tani qe doli video e trajtimit çnjerezor te te arrestuarve te flotiles ne paraburgim. Ku jeni mor trima? A i keni gati shkrimet? Apo vetem hajdutet kane te drejta ne paraburgim?

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pacifiste

                  Aktivistet dhe Pacifistet qe kerkonin te sjellin Ndihma Humanitare ne Gaza jane "Skuader Specjale Hamasiste"..sipas Ministrit Gvir-dhe sipas Krye-minstrit Netanjahu..u morem Veshe?? pra te gjithe ata qe kerkojne te Hyjne ne "Pardisin Gaza" jane "Terroriste Hamasist"..kete do te na e shkoqise mire me Analizat e tije te Gjata dhe Propagande...nje @ Albnia-Brother Izrael..qe hyne ne Faqet Shqipetare dhe bene Propagande..... 1-Le te na thone:Pse SILLEN SI KAFSHE.."Paqedashesit" Izrealite????????????Pse u dashka te lidhen dhe Trajtohen keshtu keta Njerez Humane??????Duket se Hebrejte e kane "Harruar"..se vete Shteti i tyre u Ndertua nga Humanizmi i Njerezve dhe Politika Perendimore pas LDB-rore... 2-Askush nuk me Mbushe mendjen...dhe te thote se Izraeli eshte Paqesore..kete e shikojme perdite...dhe kur komenton keshtu ne menyre Reale..do te shikojme QE DO TE NA AKUZOJNE SI Hamasist......Realiteti dhe Shkaterrimi Total i Gazes..ka kaluar c´do Kufi Njerezore...

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kaonia

                    Aman me këto komente duke fyer, te kjo pikë ka të drejte dhe se luan topi . Pse kaq injorantë ju analfabetë ..

                    Përgjigjjuni
                    1. Q
                      Qytetar

                      E shajne se ju djeg. E kuptojne edhe vete se sa hipokrite jane. E kane quajtur SPAK-un Gestapo e inkuizicion, por kur del ministri i vendit “aleat” edhe rreh te burgosurit para kamerave, as gëk, as mëk.

                      Përgjigjjuni
                    2. a
                      aktivisti

                      Po e kerkove do t’a gjesh, thote populli, sa shqipetare neper bote kerkojne te plotesojne tekat e tyre dhe gjenden ne situata te papelqyera, shteti nuk mund t’i mbuloje me mbrojtje se ka plot ne Shqiperi qe duhen mbeshtetur perpara atyre qe pelqejne aventura………

                      Përgjigjjuni
                      1. U
                        Ushtari.

                        Cjane gjithe keto histerizma nga keta qe po u digjet shume zemra per qytetaret.Me vjen keq per menyren se si mund te jene sjelle autoritetet izraeliteper rastin konkrete.I nderuar deputet nuk e di a je unteresuar ne thelb se si eshte e verteta,veprimet qe mund te kene ndermar instancat e strukturat e ndryshme shteterore ne lidhje me ngjarjen ne fjale,apo hajt pas berihajt futja fjales kush flet i pari e bertet me shume pasja te drejte.Uroj qe ne keto momente qe personi (aktivisti shqipetare) te jete shendoshe e mire dhe te rikthehet sa me shpejt prane familjes se tije.

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Foni

                          Mirë politikanët arabë mashtrojnë popujt e tyre dhe e përdorin Izraelin si arsye për të marrë e ruajtur përjetësisht sundimin mbi popujt e tyre, po dhe ne u dashka t'a përdorim Izraelin për politikën tonë të brëndshme? Mahmoud Abass e futi të birin në komitetin qëndror të Partisë për t'i lënë drejtimin e Partisë, o zoti Muçi sepse vetë i kaloi të 90-tat dhe s'ka zot që e shkul nga drejtimi i Palestinës. Ta shohësh në foto i ndrin qimja e mustaqeve dhe ti bjesh me pëllëmbë nga njëra faqe i pëllcet tjetra, pra vetë kryeministri palestinez as e rruan për çfarë ndodh në Gaza, Redi Muçi qënka shqetësuar kaq shumë!! Dinim se Izraelin e përdorin si një pulë që pjellë vezë të florinjtë jo vetëm qeveritarët arabë, por dashka t'a përdorë edhe Bakiu, të nxjerrë ndonjë kacidhe nga ndihmat!!!.. O luftojë për Palestinën Jashar Arafati, o nuk luftoj kush dhe iku i shkreti nga kjo botë i cfilitur nga përpjekjet për popullin palestinez, aq sa pas vdekjes së tij mezi i la të shoqes 3 miliard dollarë sa për të mbajtur frymën gjallë..... Shqetsohu, zoti Muçi, shqetsohu për diçka që vetë drejtuesit arabë e kanë kuptuar se ju doli kallaj duke ushqyer përjetësisht urrejtjen për izraelin si e vetmja mënyrë për të sunduar barbarisht mbi popujt e tyre.

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Emigrant

                            Ca pacifisti ishte ai Ai dukej si taleban palestinez Mut izraelitet kak keta xhihadistet si ky arabo shqiptari Te dy palet kan bere krime kundra te pafajshmeve

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje