Në seancën plenare të kësaj të enjte në Kuvendin e Shqipërisë, kryetari Niko Peleshi ka komunikuar se interpelanca e kërkuar nga opozita me Kryeministrin Edi Rama është shtyrë.
Kjo vjen si pasojë e angazhimit të Kryeministrit, gjatë vizitës së tij në Seul. Po ashtu, u shty edhe një interpelancë e kërkuar me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari.
Gjithashtu, u miratua me 72 vota pro dhe punimet e kalendarit për datat 25 maj-12 qershor 2026.
Lini një Përgjigje