Alimehmeti: Duhej garë për kreun e PD, s'jam për farsa si 'Maqo Lakrori'! Tradhtove Salianjin? S'jam për përçarjen e PD

20 Maj 2026, 22:20Politika TEMA
Alimehmeti: Duhej garë për kreun e PD, s'jam për farsa si

“Kishte nevojë për garë reale në Partinë Demokratike dhe jo për farsë.” Kështu u shpreh anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilir Alimehmeti, i cili komentoi në një intervistë për NewsCast Albania me gazetarin Arbër Hitaj zhvillimet brenda selisë blu, lëvizjen e Ervin Salianjit dhe mënyrën sesi opozita duhet të përballet me Edi Ramën.

Alimehmeti tha se Partia Demokratike ka nevojë për rinovim dhe përfaqësim më të gjerë në strukturat drejtuese, ndërsa theksoi se Kuvendi i 30 majit do të jetë vendimtar për organizimin e partisë për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare.

“Ka nevojë për një rinovim, por më tepër sesa vetë rinovimi do kishte rëndësi përfaqësimi. Këshilli Kombëtar duhet të ishte më përfaqësues dhe më aktiv”, deklaroi ai.

Në lidhje me garën për kreun e PD-së, Alimehmeti tha se duhej të kishte pasur një kandidat përballë Sali Berishës dhe një proces real konkurrimi, duke përmendur Ervin Salianjin si figurën që mund të hynte në garë.

“Unë jam për garë gjithmonë. Gara të forcon, gara të çon përpara. Mendoj që zoti Salianji ishte i vetmi person që i plotësonte kriteret për të hyrë në garë përballë zotit Berisha”, tha Alimehmeti.

Megjithatë, ai theksoi se nuk ishte dakord me një proces formal apo të paracaktuar.

“Nuk jam për farsat ala ‘Maqo Lakrori’. O bëjmë garë reale, ose më mirë të quhet rikonfirmim. Një garë false nuk do e preferoja”, u shpreh ai.

I pyetur për raportin me Ervin Salianjin dhe akuzat se ky i fundit ishte “tradhtuar” për shkak të garës për Tiranën, Alimehmeti mohoi çdo përçarje dhe tha se ka qenë gjithmonë kundër ndasive brenda PD-së.

“Kam qenë fort kundër përçarjes. E kam parë se çfarë dëmi ka sjellë përçarja në Partinë Demokratike”, deklaroi ai.

Alimehmeti kujtoi edhe mbështetjen që i ka dhënë Salianjit gjatë kohës kur ai ishte në burg, duke e cilësuar dënimin e tij si politik.

“Zotin Salianji e kam njohur në burg. Kam shkuar për ta takuar sepse vlerësoja që ai po bënte një burg politik për shkak të kontributit që jepte në Partinë Demokratike”, tha Alimehmeti.

Ai shtoi se Salianji duhet të mbetet pjesë e PD-së dhe se opozita ka nevojë për bashkim përballë qeverisë Rama.

“Për sa kohë forumet drejtuese e kanë pranuar si pjesë të Partisë Demokratike, për mua ai mbetet demokrat. Nuk shkoj me logjikën përjashto këtë apo atë”, u shpreh ai.

Në intervistë, Alimehmeti foli edhe për mënyrën sesi opozita duhet të përballet me Edi Ramën, duke theksuar se vendi po përballet me mungesë shprese, frikë dhe largim masiv të të rinjve.

“Shpresa i takon opozitës për ta ngritur. Por duhet të kuptojmë realitetin ku ndodhemi. Kemi një qeveri që po sjell një Shqipëri pa të ardhme, ku rrezikojmë të kemi vetëm kriminelë, pleq dhe beton”, deklaroi ai.

Sipas Alimehmetit, opozita duhet të përdorë çdo mjet demokratik për të rikthyer besimin tek qytetarët dhe për të ndalur largimin e të rinjve nga vendi.

“Çdo diskutim mes nesh duhet të mbyllet. Problemi është më i madh. Po na ikin fëmijët dhe po humbet shpresa”, tha ai.

11 Komente

  1. P
    Pd 1991

    Hik mer koqe te dhjefsha turit Rri me ate gerdoqin se osht e ardhmja Si skeni turp na lat ne opozite gjith jeten Turp turp turp

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alikaka

      Alikaka eshte turpi.... Ky palaço nuk ka shtylle kurrizore....

      Përgjigjjuni
      1. P
        Po i ikin femijet ketij hipokritit

        Pse i ftojne keta qen te rrahur nga saliu qe thone po te njejtat gjera. Alimahmuti politikan i saliut as mish e as peshk,shko more debil do te drejtosh edhe bashkine ti skuth i trembur nga maloku sali. Po na ikin femijet thote,femijet e kujt po ikin,te saliut qe blejne vila kudo,supermbesa e saliut qe nuk di ku te coj paret,femijet e politikaneve me pasuri prrallore... Yyyyyt rrace skuthash

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          Boll na e nxorret Alimuhmutin.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Ky

            Ky

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hasani i biri Hysenit

              Ky eshte me I keq se Saliu! Pyetni aty ku punon, fjalet me te keqia!

              Përgjigjjuni
              1. R
                Realisti

                Si nuk ka pikën e trurit ky njeri???

                Përgjigjjuni
                1. U
                  Ushtari.

                  Per kete Aliun e mehmetit kisha nje fare respekti ne fillim.Poe sic duket edhe ketije i qenka futur helli ne bythe shume deri ne qafe dhe e rrotullojne si fluger.Dhe ketij i duket tani vetja sikur fluturon.Tamam si ajo shprehja ne vaktit " fluturon me hu ne bythe".O aliu i mehmetit me vjen keq qe po ta them,por po te caktuan per te kandiduar per zgjedhjet lokale,mos e prano,se deri ne ata dite po e pranove do te jete jeta jote politike.Mbas asaj dite do te fshihet edhe emri ne listat e PD- se,si i shitur dhe i blere" me letrat me vlere".A di sa eshte vlera e ketyre letrave tani ne treg?! As 5%.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Populli

                    Ky eshte me servili qe ka rreth vetes Sali revolucionari,ka shume si ky qe i degjeneron e i masakron dhe ata i thone ska gje te kemi ty ne krye, cfar bastardesh njerez pa fytyre. O Ali e o Kadi po sali kerma ka qe ne kohen e Bushit te pare jane nderruar 7 pesidente ne Amerik,jane nderruar me Shender,me Merkel me SHirak e Sarkozi e ne gjith europen dhe boten jane nderruar me dhjetra kryetare partishe e shtetesh dhe ne Shqiperi ne krahun tjeter nja tre a kater kryeministra por komunisti i madherishem eshte aty, i kerrusur,ishtremeruar,i shpifur qe trem dhe femijet e lagjes kur e nxjerr ekrani idjalit dhe i familjes i ndertuar me leket e vjedhura te ketij populli.Sa me shume dilni e flisni aq me shume ju urren populli.Provoje dhe ty kandidaturen o servil per kryetar bashkie nen ombrellen e kermes Sali se do ta shohesh se kush je se vet mbase nuk e kupton.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bake

                      Doktor AliAdhamudhi, kuptohet kush eshte qe nga mbiemri.......... Zvarranik i peshtire

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Desari

                        Ky eshtë një hipokrit dhe një frikacak tipik. E uli veh’ten se do bëhej zv, këllipiçit në bashki. Populli ja këndoi këtij dhe atij. Tregon se për post, jy shet e vret, tiparet e një jevgu.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje