INTERVISTA - Ilir Meta flet nga 313: Rama akrep që më pickoi, s'mbaj përgjegjësi për Monikën. Luli më shiti, Berisha s'më merr në telefon

20 Maj 2026, 23:14Politika TEMA
INTERVISTA - Ilir Meta flet nga 313: Rama akrep që më pickoi,

Ish-presidenti Ilir Meta ka dhënë një intervistë ekskluzive nga qelia e paraburgimit për emisionin “Off the Record” në A2 CNN me gazetarin Andrea Danglli, ku ka folur për jetën në burg, përplasjet politike me Edi Ramën, Reformën në Drejtësi, SPAK-un, opozitën dhe akuzat ndaj tij.

Meta u shpreh se është i pafajshëm, ndërsa hodhi akuza të forta ndaj qeverisë, ish-kreut të PD-së Lulzim Basha dhe institucioneve të drejtësisë.

“U luajt lojë e madhe”, Meta për Reformën në Drejtësi: Shpresoj që SPAK-u të kthehet në rrugën e Zotit!

Meta akuzoi ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha, se me “lojërat e tij” dhe ndihmën e ish-zyrtarit amerikan Charles McGonigal, ia dha Reformën në Drejtësi Edi Ramës.

“Nuk është se nuk e kam pritur mënyrën e arrestimit. Unë kam qenë i ndërgjegjshëm për këtë grusht shteti, që të bëhen ligje mbi Kushtetutën.

S’është faji i 140 votave, problemi është te ligjet antikushtetuese. Ato 140 vota i bëri vetëm Ilir Meta dhe këtë e ka pranuar edhe ambasadori Lu.

Ishte një lojë e madhe që të mos miratohej reforma me konsensus, por të shfrytëzohej si një moment për të përçarë PD-në”, u shpreh Meta.

“Rama ka qenë qengj i urtë. Ai është akrep, unë shqiponjë”

Meta foli edhe për raportin e tij me kryeministrin Edi Rama, duke thënë se e njeh prej vitesh dhe se ndryshimi i tij erdhi pasi mori pushtetin e plotë.

Unë e njoh z. Rama. Rama ka qenë shumë i urtë kur ka qenë ministër, kur ka qenë vartës, madje edhe kur ka qenë kryeministër në koalicion. Ai vinte çdo ditë në orën 10:00 te Parlamenti. Derisa korruptoi Lulin dhe i mori të gjitha pushtetet, duke nxjerrë fytyrën e vërtetë”, deklaroi Meta.

“30-vjeçarët e opozitës të jenë dy herë më aktivë se Berisha!”

Ish-presidenti theksoi se të rinjtë e opozitës duhet të jenë më aktivë në përballjen politike me qeverinë.

Duhet të jenë të gjithë si Klevis Balliu në vijë të parë të betejës. Duhet të jenë të gjithë si Tedi Blushi në vijë të parë të betejës. Duhet të jenë dy herë më aktivë këta 30-vjeçarët se Sali Berisha”, tha Meta.

Ai përmendi edhe Adriana Kalaja si shembull të opozitarizmit për kallëzimet e saj të vazhdueshme në SPAK.

“Çfarë do t’i thuash Ramës kur ta takosh përballë?”, Meta rrëfim nga burgu

I pyetur se çfarë do t’i thoshte Ramës nëse do ta takonte përballë, Meta tha se nuk shmanget nga askush dhe se ndihet “ballëhapur” përpara qytetarëve.

Unë dal përballë cilitdo dhe as nuk e ndërroj rrugën, as nuk i ul sytë. Përpara shqiptarëve do të jem gjithmonë ballëhapur sepse kam mbrojtur interesin kombëtar dhe demokracia për mua është interes kombëtar”, deklaroi ai.

“Jam i pafajshëm. Më thoni një akuzë?!”

Meta deklaroi se nuk mban përgjegjësi penale për bashkëpunëtorët e tij dhe se përgjegjësia është individuale.

“Unë jam i pafajshëm, jo thjesht se e deklaroj. Më thoni një faj timin, një episod, një akuzë dhe t’ju jap përgjigje”, tha ai.

I pyetur për bashkëpunëtorët e tij, Meta shtoi:

“Nuk ndaj asnjë mendim lidhur me përgjegjësinë ligjore apo penale për askënd, vetëm për Ilir Metën.

“Ja çfarë i kërkova Klodian Brahos”

Meta foli edhe për letrën që i ka dërguar kreut të SPAK-ut Klodian Braho, duke sqaruar se nuk e ka akuzuar për fshehje provash.

“Letra ime është publike dhe shumë korrekte. I është drejtuar atij jo për ta akuzuar për fshehje provash, sepse ai nuk është prokuror i çështjes sime”, tha Meta.

INTERVISTA E PLOTE: https://www.youtube.com/live/4YaF09eLjRQ?si=B4HOolAQi4Emx9WP

13 Komente

  1. k
    k

    Dorëzo gjënë e vjedhur popullit, o fshatar injorant ,intrigant i mullarit të barit. Je hajdut i korruptuar ,dhe përplasesh me kanosje sikur të plaste trapi për kushtetutën,por e shkatrrove shtetin me hajdutlliqe dhe korrupsionin plagë e pashërueshme që nuk hiqet.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tahipi

      O ty te q... moniken mu ne b..... po ti dole viedo more bythqir te pane gjithe shqiptaret , edhe shefat e mafies me dokumentacionin jan ne rregull po reliteti dhe deshmite i fubdosen dhe i treguan te vertatat . Te genjen mendja qe ske anje firme qe te inkrimonon por urdharat dhe korrupsioni behen edhe me marrveshje gojarisht !!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tajari

        O Tahip video ka dhe Gysi me Skënderbe e mamicë e Lubi qe jo për 700 mije sa thua ti ppr për 700 milion dhe ty e serres tende sju bëhet vonë për gjënë e vjedhur. Ti thjesht komenton sepse paguhesh për këtë pune, legen

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tahipi

          Shko mer rrot raku u pagukam un , gysin e njof personalisht un qe the ti . Legen eshte nuk e mburr po ka qene me lsi Gysi o raku dhe iku nga posti mbas humbjes , eshte rob privat nuk eshte pushtet o gar ! Mos me thuj legen se te them robqir masanej !!

          Përgjigjjuni
      2. J
        Jari N

        Like je një vrasës, ti je një Hajdut Ordiner, je një i pa fytyrë, je një Armik i gjithë Shqipëtareve, aty në burg të kalbesh ty o Rracë muti se ke ardhur nga Çepani me çorape Nejloni të grisura dhe u bëre me vila te Kodra e Diellit, në Gji të Lalzit me apartamente në bllok te LSI, në Astir me një Pallat, ky jeni ju O Like Mavria, vdeksh në burg !

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arbër Minguli

          Jeni fatkeqësia e këtij vendi të gjithë!! Që nga ti i pari, pordhkasti i dyti, uturaku i Bllokut i treti e me radhë, jeni një amalgamë turko-bollsheviko-kinezo-xhahilash që mjerë ne ku jetojmë

          Përgjigjjuni
          1. 6
            600 vjet nuk u poqe, o shqiptar kokloqe

            je thjesht B.Q pazari o kuplara (pyet monen per kuptimin)

            Përgjigjjuni
            1. F
              Frojdi

              Ke belind kellicin qe vazhdon biznesin tend Mete, e din te gjithe

              Përgjigjjuni
              1. C
                Cubi

                O budalla berisha ta ka fut. Sta fal shpellari arrestin qe i bere. Çfar do besh ne det e gjen ne krip o hajvan. Kurse rama ben keto manovrat e tjera me vonesa gjykimi qe kur te dalesh prej aty,ne qoft se del kuptohet te perfundosh si ata emigrantet e kthyer nga gjermania me nje injekson ne byth qe mos ta maresh veten sa te jesh gjall.

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Floriri teneqe

                  700 mijë reklama i këtkove Priftit 200 mijë buluza i kërkove ÇEZ it Nuk ke faj ti Fajë ka Monika që hedhë shurrën përpjet

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    Ushtari.

                    Nuk e kuptoj mire kete shprehje, " Luli me shiti".?! Pra me shqip kjo do te thote se ti ke bere ndonje gje e Luli ta dinte dhe me ne fund Luli te leshoj.Kaq e rende paska qene kjo gjeja sa Luli nuk e ka mbajtur dot.Like me vjen keq por me kete shprehje qe me duket se po tregon te verteten,me duket se ja ke futur vehtes.Ka qene nje shprehje ne kohen e me parshme qe benin hetuesit, "trego se ke lehtesira".

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      TA. VË. LALA. SONTE

                      Luli ishte gagarel sa për vitrin . Shpellari kamunist dhe i pa besë është prapa kësaj Loje të madhe. Ti pa gjë nuk je . i zhytur deri në gryk në pisllëqe . Populli i di hajdutllëqet etua. Kujtove se nga nxënës u bëre profesor ,eh sa ka zanati . Prandaj të hypi vetja në qejf me parullën bëni si them unë dhe jo si bëj Unë. Kështu është kur nuk respekton etapat e hajdutris. Se pushtetin prandaj e duan të gjithë dhe bëjnë si qenër për të vjedhur por ama bëjnë edhe punë, kurse ju katnar dhe shpellar edhe vrisnit bashkëpuntorët dhe kunddërshtarët. Edhe Trampi,Berlusconi, për qejf e donin pushtetin kujtoni ju, jo mor të pa ngopur. Korupsion ka pasur ,ka dhe do ketë, por ata e të tjerë hanë me Lugë të vogël e jo si puna juaj me LOPATA o të pangopur e shpirt zinj.Në majë të malit hypën por kur zbret thyen Kokën. Mbas teje edhe shpellari. Të dy të dhjerë por KRENAR

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        TA. VË. LALA. SONTE

                        Luli ishte gagarel sa për vitrin . Shpellari kamunist dhe i pa besë është prapa kësaj Loje të madhe. Ti pa gjë nuk je . i zhytur deri në gryk në pisllëqe . Populli i di hajdutllëqet etua. Kujtove se nga nxënës u bëre profesor ,eh sa ka zanati . Prandaj të hypi vetja në qejf me parullën bëni si them unë dhe jo si bëj Unë. Kështu është kur nuk respekton etapat e hajdutris. Se pushtetin prandaj e duan të gjithë dhe bëjnë si qenër për të vjedhur por ama bëjnë edhe punë, kurse ju katnar dhe shpellar edhe vrisnit bashkëpuntorët dhe kunddërshtarët. Edhe Trampi,Berlusconi, për qejf e donin pushtetin kujtoni ju, jo mor të pa ngopur. Korupsion ka pasur ,ka dhe do ketë, por ata e të tjerë hanë me Lugë të vogël e jo si puna juaj me LOPATA o të pangopur e shpirt zinj.Në majë të malit hypën por kur zbret thyen Kokën. Mbas teje edhe shpellari. Të dy të dhjerë por KRENAR

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje