Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, deklaroi në Kuvend se Shkodra mbetet një prioritet strategjik i investimeve qeveritare, duke theksuar se në vitet e fundit në këtë bashki janë investuar rreth 1.3 miliardë euro.
Në fjalën e tij gjatë diskutimeve parlamentare, Balla u ndal te marrëveshja për financimin e projektit “Porta e Alpeve”, me vlerë totale 100 milionë euro, i mbështetur në mënyrë të barabartë nga European Investment Bank dhe KfW Development Bank.
Sipas Ballës, projekti synon krijimin e një korridori të integruar zhvillimi që do të lidhë Alpet shqiptare me bregdetin Adriatik përmes Shkodër, Liqeni i Shkodrës, Lumi Buna, Velipojë dhe Shëngjin.
Ai tha se investimi do të përqendrohet në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lidhjeve territoriale, zhvillimin e turizmit të integruar, transportit publik, mobilitetit të qëndrueshëm, si dhe mbrojtjen e aseteve natyrore e historike të zonës.
Balla i bëri thirrje opozitës të mbështesë marrëveshjen, duke theksuar se projekte të kësaj natyre duhet të bashkojnë forcat politike në funksion të zhvillimit të vendit.
Gjithashtu gjatë fjalës së tij, Balla u ndal edhe te procesi i integrimit europian, duke deklaruar se Shqipëria mbetet brenda kalendarit të dakordësuar me Komisioni Europian dhe se objektivi mbetet përmbyllja e negociatave për anëtarësim në Bashkimi Europian deri në fund të vitit 2027.
O Tao-Tao , leri more keto , po na tregoni , sa milione euro do hidhni per ate stadiumin e perkohshem ne Kashar ku do vije te kendoje ai evgjiti reper nga Amerika ?....,,.....Jo per gje , po ardhja e tij eshte arritja me e madhe e Palloshit ne keto 13 vjet.......le qe harrova , ardhja e tij do gjeneroje 100 milione euro tha Blendi Gonxhja...........po Blendi e ka harruar se edhe atehere kur erdhen Scorpions per here te pare , keshtu thate .....po jo leke qe nuk u gjeneruan , por u hapen edhe dyert e stadiumit qe te hynte populli pa leke ././...!!!!!!!