Berisha: Shqipëria rrezikon një gjobë 500 mln euro për konfliktin e Aeroportit të Vlorës

21 Maj 2026, 19:39Politika TEMA
Berisha: Shqipëria rrezikon një gjobë 500 mln euro për

Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar situatën në Aeroportin e Vlorës. Sipas Berishës, kjo situatë është e papranueshme dhe pasqyron ndërhyrjen direkte të kryeministrit Edi Rama, e cila, sipas tij, mund t'i kushtojë Shqipërisë një gjobë prej të paktën gjysmë miliardi eurosh.

Berisha theksoi se konflikti midis ortakëve të investimit nuk mund të zgjidhet nga shteti në këtë mënyrë, duke dëmtuar investitorin kryesor dhe shkelur interesin publik, ndërkohë që qeveria ka kontrata të paracaktuara për pagesa që arrijnë 130 milionë euro për bileta të munguara gjatë 13 viteve.

Sali Berisha: Ajo që po shfaqet në aeroportin e Vlorës. Nuk marr anën të asnjë pale, sepse janë institucione të tjera ato që duhet të vlerësojnë.

Por vetëm një gjë ju garantoj, se mënyra se si po vepron Edi Rama, shkon sipas atyre të dhënave që kam, në një gjobë jo më pak se gjysmë miliardi euro kundër Shqipërisë. Në aeroportin e Vlorës mund të ketë kundërshtira midis ortakëve.

Por ndërhyrja e shtetit kundër atij që është investitor kryesor, përbën një akt të tmerrshëm të rëndë dhe i jep atij të drejtën për një dëmshpërblim që mund të shkojë më së paku 500 milionë euro. E gjitha kjo bëhet për këtë arsye.

Pyetje: Kush fshihet pas kësaj zoti Berisha?

Sali Beisha: Edi Rama. Askush tjetër të garantoj. Po të jetë kryeministër, po nuk mund të bëjë kurrë. Kjo është vetëm e Edi Ramës.

Ptetje: Pra Edi Rama a e pret në besë Zotin Pacolli?

Sali Berisha: Po ku ka besë Edi Rama. Po dëgjo. Aty nuk është koha të besë atij, nuk bëhet fjalë për besë, por problemi është këtu. Ka një interes publik. Po pse përzihet Edi Rama? Se është aksioner. Është kontrata, unë ua kam thënë, ua kam denoncuar disa herë.

Ku është çështja tani? Çështja është tek një 130 milionë euro të kontratës. Sipas kontratës të pashembullt, të pashembullt, qeveria shqiptare i paguan kompanisë çdo vit, për 13 vite, 10 milionë euro bileta të munguara.

Sepse për të vjedhur këtë duhet të thonin që ky është aeroporti më i madh i Ballkanit. E kuptoni ju? S’kanë fytyrë që janë këta, dhe tani, o burra duhet përzënë këtë që të marrim 10 milionshin në vit. E tëra është kështu.

Në qoftë se do ishte e drejtë as nuk çonte polici, as nuk çonte brigandë. Por palët, ortakët e zgjidhnin në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Po Edi Rama me aktet që ka kryer dhe me rrëmbimin që i bën sipas dokumenteve pronarit de facto të punimeve, autorit të punimeve, merr përsipër një gjobë më të rëndën që ka marrë shteti shqiptar gjer sot.

Dhe kjo vetëm e vetëm për të plaçkitur 130 milionë euro që i ka firmosur me dorën e tij të zezë në kundërshtim me çdo kriter, bileta të munguara.

15 Komente

  1. L
    Loni

    Aeroporti ka ceduar si objektet ne Durres

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire .......Straits////////////////////

      As nuk e rruajme fare per aq leke .....ja sa te vije ai evgjiti reper nga Amerika , qe do ti bejme edhe ate stadiumin ditor qe te kendoje......dhe do mbytemi me lek sa te paguajme gjobat dhe te na ngelen edhe ....per te blere ndonje miser te pjekur !!!!!

      Përgjigjjuni
    2. s
      saliu duhet te shpallet terrorist

      Sa gezohet krimineli kur gjobitet Shqiperija

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Po ça gezohet ai mor aman, ai ka nevoje per dike e c'fare do lajmi te dali, futet me shprese te marri ndonje çike rendesi, por si djall qe eshte, e si gjithmone, tersllek ka per ti sjelle edhe Pacollit. Kudo ku eshte fut, ne c'fare do lloj proteste qe ka qene keto vite, i ka shkaterru komplet, qe te gjitha zero rezultat, me nje fjale, ku shkel Saliu me banditet e tij, nuk mbin as bari!! Pritet prezenza e e Mul koke lopes me ndonge idiot si ai kerriçi i Fariut te kercenojne te hyjne me force ne aeroportin e Vlores,nuk eshte fare çudi, jane te afte betem per keto lloj punesh!!

        Përgjigjjuni
      2. *
        *

        Sa e ka pritur kētē informacion Berisha, pasi prej dy javēsh asghjē tē re s'ka bērē me dije.Ndoshta kemi protest kombetare kētē tē shtunē nga opozita pēr kētē lajm qē Berisha shpreson tē largoj Ramēn.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Liria

          Per here te pare jam me Berishen.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Niko

            Normal se mbron parate ruse te Pacollit . Kopile sllave duhet te jesh dhe ti

            Përgjigjjuni
            1. P
              P S E ?

              Pse na paraqitesh me emrin Liria , kur jot eme te ka pagezuar me emrin Sllobodanka ? !

              Përgjigjjuni
            2. T
              Tjotja Masha

              E nxorri kokën, Sali Berisha, duke treguar se AI është ORTAKU i vërtetë i Bexho Pacullit, SI LIDHJE ME RUSËT.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sheqere Blushi

                Ore jemi shteti ligjor sa edhe Xhafa habitet se sa shpejt ka ecur. Nje vendim apeli ta ndryshoje nje gjykate e shkalles pare eshte fundi I shtetit. Futja pordhes shtet koti. Asgje nuk punon me. Shtet koti me nevojtore operative.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Komunisti Berrisha

                  O budalla ngelet duke dal bllofe per çdo gje....

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Niku

                    Berisha dhe Paçolli varen nga klani rusi-serb. Kjo është arsyeja që edhe Paçolli akuzoi Qeverinë, në kohë që gjykatat nuk varen nga Qeveria dhe janë të pavarura. Ky fakt tregon se sa i rrezikshëm është Berisha po të vijë në pushtet. Paçolli e tregoi veten që nuk është biznesmen përderisa një çeshtje juridike kërkon që ta kthejë në politike.

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      arvanitasi

                      filloi veprimin agjenturat greko-serbe

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        K O R C A

                        PSE , PRANDAJ QENKE GEZUAR KAQ SHUME TI KERMA SERBO - GREKE ?

                        Përgjigjjuni
                        1. X
                          Xy

                          Po qfare shteti asht shqipnia mor njeri…e gjithe politika kalojne diten nga nje kafiteri ne tjetren nga nje pomp benzine me restoran ne tjetren se aty behen kombinimet me kriminelet jasht politike gjithe rrugaqa dhe kriminela…

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje