Themeluesi i PD: Berisha komunist edhe sot. Basha kopje e tij, ndërkombëtarët, nuk i besojnë. Partia më dhimbset

1 Maj 2024, 22:41Politika TEMA
Themeluesi i PD: Berisha komunist edhe sot. Basha kopje e tij,

Themeluesi i PD-së, Edmond Trako ka deklaruar në emisionin “Real Story” që Sali Berisha është komunist dhe në ditët e sotme. Ai ka theksuar se Lulzim Basha është kopje e Berishës dhe ndërkombëtarët prandaj nuk i besojnë.

Sakaq, Trako ka thënë se i dhimbset Partia Demokratike, pasi ka arritur në një situatë skandaloze, ku nuk mban më ujë pilafi.

“Na drejtonte një komunist, që vijon të jetë komunist dhe përpos tij kishte edhe shumë komunistë të tjerë atje brenda. Jo më kot insistonim që të bënim dekomunistizim, por ishte e kotë. Kërkonin të hiqeshin tituj “Hero i popullit’ për Enverin, por ishin të kota të gjitha. Tema e zgjedhur është shumë e përshtatshme, ka ardhur momenti që nuk mban më ujë pilafi, PD ka arritur në një situatë skandaloze, më dhimbset.

Kriza me të vertetën që ka patur gjithmonë PD, e kam quajtur në mënyrë figurative, si tumori brenda PD, që e kam thënë se do hapë metastaza dhe do shkatërrojë PD dhe Shqipërinë, dhe më është thënë shprehja nga Saliu që ‘ti nuk je Kasandra’, por koha tregoi se ashtu ndodhi. Sa herë kam patur mundësinë për të thënë të vërtetën nuk ia kam përtuar, edhe pse në disa raste ka patur cmim të lartë, ashtu sikundër dhe në momente me risk për PD, deri edhe jete, unë u caktove në Shkodër kur atje u vranë 4 vetë. Nuk e mendova që pas një viti e ca, i zhdukur, zotëria i gjumit do vinte, do dilte, dhe do ta vidhte drejtimin e PD me truket manipulative që ka bërë jo për rastësi, 4 herë rresht nën drejtimin e maestros së trukimeve Jemin Gjana, që me të ndjerin Olldashi që e mundi në këtë mënyrë, më pas vijoi me Selamin, më pas vijoi me z.Kadilli, Elezi dhe i katërti Gjergji.

Kur vjen puna për PD ai bëhet aq i fortë dhe i egër nga Berisha. Mora pjesë në mbledhjen e famshme që bëri te Asllan Rusi, doja të flisja po nuk më dhanë fjalën, ika më pas se e pash që ishte një shoë i pështirë, dhe ishte prap edhe një herë kriza me të vërtetën. Ishte një skenar që e kisha parë e stërparë, një film i parë, ndër vite dhe nuk mund të isha në simbiozë me ta. Dhe që atëherë iu thash siç më mbështeta, do më keni përballë sa mundem. Dhe iu thash suportin që proklamoni se do keni nga ndërkombëtarët, mbajeni mend që nuk ka për ta patur. Ato që demonstroi te Asllan Rusi ishin ‘fake’ të gjitha dhe koha e tregoi kur në DASH i thash Bejkos në telefon, as derën nuk i hapën. Dhe ajo që i vuri vulën ishte vizita e Blinken. Pra suportin nga ndërkombëtarët e kishte të deklaruar nga unë prej kohësh se nuk do jetë ky personi që do i besohet rotacioni në Shqipëri”, u shpreh Trako.

5 Komente

  1. K
    Kujtim

    Trako,meqë e fshehe kokën ca vjet në Amerikë,nuk ke të drejtë t'ja futësh pordhës kot ... Basha është legen,po ku pra janë demokratët!?. Te Rithemelimi!? Jo ore jo, demokratët u larguan nga PD përpara 1996, këta sot janë të gjithë langot e Saliut,të gjithë pa përjashtim! Po demokratët çfarë po bëjnë,ti i pari çfarë po bën???..

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jorgo

      "themeluesi" i ktij temit....

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mos e beso po deshe, por eshte e vertete.

        Boll na cate tra... me "themelues" keta jane simpantizante PD e bashkepunetor te sigurimit si Saliu, Azemi, Prec Zogaj, etj, te gjithe e dime qe PD u themelua me urdher te Ramiz Alise ku ne terren perzgjedhjet i bente Sigurimi i Shtetit.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emigranti

          Paske shpetuar mire.do ishe harruar tani.shpellari ngelet shpellar dhe komunist.ai e di qe smerr pushtet kurre ,por do qe te mos dali ndonje opozite tjeter ndaj bejne rremuje.

          Përgjigjjuni
          1. a
            astrit

            Nje emision i shpifur i Sokol Balles sidomos monologu i tij anti Bashe e pa dyshim pro Rames. Te ftuarit e tij mu duken pa bosh kurizor qe ankoheshin kunder Bashes dhe nuk kuptova se çfare donin te thonin e se me ke ishin. ndjeva qe jane te shqetesuar edhe kur "fle" Basha edhe kur "zgjohet" Basha. Sokolit duhet ti kene dhene ndonje orentim qe ka trashur zerin kundra Bashes.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje