Tirana mirëpret Saimitin e IV të Diasporës, sot Ceremonia e Mirëseardhjes në TKOB

13 Prill 2026, 09:40Politika TEMA
Tirana mirëpret Saimitin e IV të Diasporës, sot Ceremonia e

Kryeqyteti shqiptar mikpret sot një nga ngjarjet më të rëndësishme mbarëkombëtare të vitit. Nga dita e sotme deri më 15 prill 2026, Tirana kthehet në qendrën e shqiptarëve nga e gjithë bota përmes Samitit të Katërt të Diasporës, që vjen me moton frymëzuese: “Përmes Rrënjëve Lartësohemi”. 

Samiti do të zhvillohet kryesisht në ambientet e Pallatit të Kongreseve në datat 14-15 prill, ndërsa ditën e sotme në orën 18.00 Ceremonia e Mirëseardhjes do të mbahet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, me pjesëmarrjen e personaliteteve nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora, duke i dhënë ngjarjes përmasat e një feste të vërtetë kombëtare.

Aktiviteti do të ofrojë një program të larmishëm me panele tematike, ku pjesëmarrësit do të mund të eksplorojnë fusha të ndryshme interesi si ekonomia, inovacioni, arsimi, shëndetësia, arti dhe ruajtja e identitetit kombëtar.

Disa nga panelet dhe ngjarjet kryesore të ndara sipas tematikave: Ekonomia, inovacioni dhe zhvillimi; diaspora partner në biznes dhe inovacion; zhvillimi lokal dhe rural (kryebashkiakë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës do të diskutojnë mbi rolin e diasporës në zhvillimin lokal); integrimi evropian; edukimi, shkenca dhe shëndetësia; mësimi digjital dhe gjuha shqipe; Diaspora dhe kërkimi shkencor (Programi READ); sistemi shëndetësor; kultura, identiteti dhe bashkëpunimi politik; Bota arbëreshe dhe identiteti kombëtar; diaspora mbarëshqiptare; mëngjesi i vëllazërimit (një takim unik mes klerikëve dhe përfaqësuesve të komuniteteve fetare shqiptare në diasporë (SHBA, Zvicër, Gjermani etj.), në një lutje të përbashkët për Shqipërinë); arti, sporti dhe gastronomia; rrënjë dhe udhëtime; Softpower-i sportive; zërat e diasporës (TKOBAP); aktivitete paralele dhe ekspozita.

Përgjatë të gjitha ditëve, ambientet e Pallatit të Kongreseve do të gumëzhijnë nga aktivitete mbështetëse, duke përfshirë:

Takime B2B dhe rrjetëzim për bizneset e diasporës.

Hapësira promovuese “Made in Albania”.

Këndi i Muzeut Besa dhe stenda e traditës popullore.

Ekspozita e posaçme e Arkivit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Këndi i Librit “Libri si urë identiteti” me botues dhe shkrimtarë të njohur.

Hapësirë dedikuar Startup-eve shqiptare që synojnë tregun global tek Piramida e Tiranës. /RTSH

6 Komente

  1. T
    Tutu

    Vetem keto lloj kinezerish i kane ngele Edi Rames per te bere, ketij “ Patrioti 28 karatesh “ qe e coi Shqiperine ne diten me te keqe te saj , ku ky shtet vetem korrupsion prodhon asgje tjeter… qe e beri placke tregu si askush me pare ..po ky popull e meriton kete udheheqes boteror , ku e gjithe qeveria e tij nuk vlen as sa gjysma e stafit e e midoni “STOP”..

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      Ne cilen dite me te keqe e ka cuar Shqiperine o te qifsha gjakun e familjes? Ne diten kur emri i Shqiperise apo Shqiptareve nuk permendet me per keq nga vendet e tjera? Mos e ke patur fjalen per periudhen kur Shqiperine e sundonte qoftelargu Sali Kriminel Karaxhici qe bota na perdorte si kavie dhe per shembull negativ. Mos ke dashur te permedesh kohen kur ne qeverine e qelbesires Sali vidhej haptas dhe asgje nuk investohej? Injorant qe ngelet gjithe diten pas tastieres. Me pare i beni komentet ju se i jep gazeta. Taksirat dhe nja 4 mandate te tjera do beni si do beni, por deri atehere fara jote familjare do jete shuar dhe ti bashke me bolefishkurin Sali do keni vdekur nga marazi.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Lala

      Cfare kuptimi ka ky samiti??? Thjesht me mbledh ca emigrant per te degjuar prralla. Emigrantet e shkrete e duan vendin por ata qe e udheheqin si duan shqiptaret e diaspores pervec se me i marr leket qe ti vjedhin tendera. Sic ka ndodhur here te tjera , referojne ca qe vitin tjeter i gjen ne burg.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pisku

        Futja kot … fukara nga truri, fukara nga xhepi …, ec aty …

        Përgjigjjuni
      2. i
        ikris

        Cfare perfitoi shqiperia dhe diaspora nga samiti i pare? A ka ndonje bilanc qeveria?

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pisku

          Ja, ti je provë, Truri ben cudira …

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje