Humbja e Orban në Hungari, mesazhi i Spiropalit: Kjo tregon se edhe në sisteme të inventarizuara në pushtet, ka hapësira për ndryshim

12 Prill 2026, 22:56Politika TEMA
Humbja e Orban në Hungari, mesazhi i Spiropalit: Kjo tregon se edhe në

Elisa Spiropali ka reaguar me anë të një postimi për fitoren e Péter Magyar në zgjedhjet parlamentare të Hungarisë.Në postimin e saj, socialistja shprehet se këto zgjedhje treguan se edhe në sisteme të inventarizuara në pushtet, ka hapësira për ndryshim.

Nëse Hungaria hyn në një fazë të re politike, ky nuk është thjesht një ndryshim qeverie. Është një sinjal më i thellë për vetë Europën.

Për shumë vite me radhë, modeli i Viktor Orban ka sfiduar një nga parimet themelore të Bashkimit Europian; që demokracia nuk është vetëm votë, por edhe standard, jo vetëm shumicë, por edhe kufizim i pushtetit.

Fakti që një figurë si Péter Magyar, i dalë në skenë vetëm pak vite më parë, arrin të fitojë masivisht dhe të mobilizojë një shoqëri të tërë, tregon se edhe në sisteme të konsoliduara dhe të inventarizuara në pushtet, ekziston hapësira për ndryshim. Dhe se energjia politike nuk është e mbyllur, por pret momentin për t’u shprehur.

Ky ndryshim madhor në Hungari do të thotë se edhe në zemër të Europës, shoqëritë kanë ende fuqinë të rikthejnë balancën, të korrigjojnë devijimet dhe të kërkojnë institucione që funksionojnë.

Por mbi të gjitha, do të thotë se Europa, sot, fitoi një betejë më të madhe: besimin në vetvete. Në një kohë kur ndikimet e jashtme, përfshirë influencën ruse, kanë kërkuar të zbehin këtë besim, një kthesë e tillë tregon se vlerat europiane nuk janë thjesht parime në letër, por forca madhore që mund të rikthehen dhe të mbrohen nga vetë shoqëritë.

Kjo është një kujtesë e rëndësishme për të gjithë: Europa nuk është një gjendje e përhershme. Është një proces i vazhdueshëm për të mbajtur, mbrojtur dhe forcuar demokracinë funksionale.

Në këtë kuptim, Hungaria nuk është vetëm Hungari. Është një provë për të gjithë ne.

Sepse Europa nuk matet nga sa larg shkon pushteti, por nga sa fort funksionojnë kufijtë e tij.

 

18 Komente

  1. M
    Mos te hyfte vetja ne qef

    Keshtu do ikesh edhe ti....

    Përgjigjjuni
    1. T
      TV klan

      Në teori je e mirë

      Përgjigjjuni
      1. P
        Paco

        Spiro pali koment pa kuptim kjo trgon se po te merrni I detyre si gazetare do te keni shume veshtiresi z ministere.mundet te gjeni.ndonje Pune me te lehte.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          Po na can bythen kjo. Na eshte bere me keto hartime si Gjekmarkaj.

          Përgjigjjuni
          1. Kutuzovi

            Aludimi i zonjes Spiropali kuptohet lehte. Megjitheate tani per tani ne vendin tone nuk duhet te kemi ndryshme ne qeveri, te pakten deri sa te futemi ne BE.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bureto

              I thotë këto Spiropali apo kushdo, teorikisht qëndrojnë. Ama, referuar aludimeve të saj apo të ndonjë komentuesi, krahasimi i rastit hungarez me atë shqiptar çalon shumë. E para sa i takon kulturës politike të hungarezëve tërësisht perëndimorë (perandoria mbi 300 vjeçare austrohungareze) as që mundt krahasohet me atë bizantino-osmame të anëve tona. E dyta, nëse i afrohemi më shumë realitetit shqiptar, përveçse një kulturë politike problematike, pse nuk pyesim: A ka ndonjë Peter Magyar që të mund të udhëheqë një opozitë që ushqen shpresë për ndryshim dhe që fiton besimin e asaj pjese të shoqërisë që rëndom e quajmë gri? Pse rastësisht dje në Hungari shkuan në votim afro 80% e zgjedhësve? Pyetjet e mësipërme sigurisht që janë retorike, ndaj në përgjigje të tyre, shqiptarët e rrjeshtuar politikisht (pësëista dhe pëdëista) dhe jo vetëm, duke qenë të pa shpresë, në 11 maj, por dhe më herët, nuk votuan fare dhe ata që votuan i dhanë Ramës (PS) një pushtet akoma edhe më të madh dhe opozitës, gjegjësisht Saliut, akoma edhe më të vogël !!! Ndaj Spiropali apo kushdo nëse rreket të krahasojë realitetin hungarez me atë shqiptar e ka më kollaj të krahasojë rrethin me katrorin !!...

              Përgjigjjuni
            2. N
              Noci

              Ti vazhdo me mendjen e Ditmir Bushatit,por ben mire te fillosh e te kërkosh pune se e mbylle ciklin.Pas 2029 je jashte loje

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tartufi

                Dyfytyrësia është vesi më i keq i qënies njerzore. Ndryshe flisje kur ishe brenda dollapit të pushtetit dhe ndryshe kur të nxorën nga dollapi lakuriq.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Ppa

                  Cka me cudit me rastin e kesaj "karafileje" politike, e cila qysh ne fillimit e saj qendiste shkrime te tilla pompoze dhe euforike, eshte: kaq naiv paska qene Rama sa te mos e nuhaste kete fare modeli politikaneje ...madje ta inkurajonte krahasuar me E.Veliaj...Dhe arrin kjo karafile te aludoj se sipas shembullit hungarez do sfidoj Ramen ne nje kontekst krejt te ndryshem.

                  Përgjigjjuni
                  1. O
                    Odi

                    Mjaft,mos na dil duke derdërllitur vend e pa vend.Na u bëre si Brisi i tatimeve.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Skenderi

                      PS do beje mire te pastrohet nga ketà te vjetrit " te paze endesueshmit" , ' me te mencurit" te cileve u Ka hyp vetja ne qejf . Nuk duan ta dine se eshte kryesisht merite e Edi Rames qe PS bashke me ketà erdhi e po qendron ne pushtet kaq vjet. Tani ,mbasi u majmen mire,kerkojne ti japin ment e hedhin vickla. Provojeni e dilni menjane ,krijoni dhe parti e shikoni sa do fitoni. Popullit eshte gjykatrsi me i mire.PROVOJENI.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Koli

                        Dhe Megjithate fjala e urte Shqiptare qe Greku i Pabese ,meshirohet mesemiri tek ty.Qysh kur te hoqen nga posti i ministrit get ja nuk te pushon me,si ajo Goja Poshte dhe kjo e Sipermja nuk mbyllen me.Boll hengre moj Greke Muti,nuk u ngooet duke Vjedh kete popull gjithe diten,sa shume te dogji Karrigia moj Spiro i Palit.Besoj qe Edka i gjate po ju njeh tani por eshte vone.

                        Përgjigjjuni
                        1. Y
                          Yyyppp Xhixhi

                          Spiropali po hedh vickla e do ta bej si ouna e lopes qe pasi u mol derdhi koven, por ti ku e gjete qe kio qenka greke??? O debil ortodokset shqiptare jane ne gjak e bese shqiptare ne ndryshim nga shume shqipfoles qe vetem gjuhen kane te tille. Sa i perket Spiropalit eshte labe nga ortodokset e ngelur te fiseve te fshatit Corraj te Kurveleshit te poshtem qe sot e merr bashkia Himare dhe nenen e ka kolonjare. Kurrw s’ka folur greqisht as ajo e as fisi i saj. E kemi inat te mos ja hame hakun.

                          Përgjigjjuni
                        2. m
                          mesuesja

                          Po ik o Spiropali se po te mos ishte inventarizuar ti nje varfanjake ne shpirt do ishe. Kthe koken nga dogana. Turp!!!! Na beni si te ndershem dhe ideologe. Plaç......

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dokra hini

                            Po fletë shumë brënda muajit Nuk di ku është as vetë Do të ringjallet por është vonë

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kolegu

                              Në rradhë të parë ne kemi ne pushtet një parti të majtë që vetëm e majtë nuk është. Së dyti pas ramës nuk ka asnjë personalitet me peshë politike ta sfidojë. Orbanin e mundi një i dalë nga largua e tij jo nga opozita. Në Shqipëri PS do ishte natyrale ta mundte Qorri po ne nuk kemi traditë politike për ndryshim jemi akoma komuniste shohim vetëm partinë jo individin. E 3 nuk kemi opozita fare nje 80 vjeçar që ka marrë peng një forcë politike per interesa personnale

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Doktori

                                Nuk u ngope nga Partia Socialiste ti moj Bibe? Cfare deshe akoma? A ke mundesi te besh hapa prapa nga aventurat sa nuk eshte vone? Na c'genjeve! Enderron per K/Ministre...apo jo? Po kush do ta "fali" ate karrike?sepse ti as nuk i afrohesh dot!!!!! Na turpurove ne qe te deshem si patriote!

                                Përgjigjjuni
                                1. G
                                  Gjergji

                                  Kjo transgjinorja KERKON te coje ramen ne presidence dhe vete krye te PS. Kaq, mjaft qe zullumet 35 vjecare te tranzicion-korrupsionit te mos ndeshkohen. Ik pirdhuni se shqiperine do ta marrin shqiptaret, sikur tymi ti dale botes karakurve!!!!

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje